Agim Nesho: Është shkelur Kushtetuta, kjo është vija e kuqe

459
Sigal

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka mbajtur sot një fjalë në manifestimin e presidentit. Nesho tha se sot është shkelur Kushtetuta dhe kjo është vija e kuqe.

Më tej diplomati tha se sot kërkojnë mbrojtjen e Kushtetutës dhe hodhi akzua kundër qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.

“Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh demokracinë është detyra jonë. Sot Shiqëpria është më e plakur është vrarë shpresa për të ardhmen. Lidhja e krimit me politikën dhe largimi i të rinjve nga vendi dhe një klikë partiake ka kapur institucionet e shtetit. Transparenca mungon dhe dështpërimi të mbyt. Kemi pritur që situata të ndryshojë dhe opozita e bashkuar ta ndryshojë këtë situatë. Por qytetarët kërkojnë zgjedhje dhe ndryshim. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës , dhe kjo është vija e kuqe.“, u shpreh Nesho.