Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi: Pronarët janë në kërkim, Bashkia e Tiranës iu paguan 54 milionë dollarë!

102
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po grabit çdo ditë qytetarët me vepra korruptive, siç është edhe inceneratori i Tiranës.

Sipas Kryemadhit, “Vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë”.

“Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare. Do i shkojmë deri në fund, transparenca e zbardhja e një vepre korruptive si është koncensionari i inceneratorëve. Vepra korruptive të Ramës e qeverisë së tij që fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve duke i vjedhur në cdo sekondë të ditës”, u shpreh Kryemadhi.

Arroganca e qeverisë dhe gjithë institucioneve që kanë të lidhur me projektin e inceneratorëve sfidojnë drejtësinë e taksapaguesit shqiptarë.

Kjo arrogancë e pashoqë e Ramës kalon cdo limit të moralit politik dhe njerëzor.
Vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë.

Ju rikujtoj dhe një herë që diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e Bashkisë. Të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë e pjesa tjetër që nuk diferencohet dërgohet në landfill në pritje të incenerimit.

I bëj thirrje cdo qyetari që që është pjesë e qeverisë, administratës, bashkisë e sistemit të drejtësisë që paguajnë cdo ditë 29 euro tonin, ku 15 euro u vidhet. Më e pakta që mund të bëjnë për moralin e tyre njerëzor politik e juridik të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Do i shkojmë deri në fund, transparenca e zbardhja e një vepre korruptive si është koncensionari i inceneratorëve.

Vepra korruptive të Ramës e qeverisë së tij që fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve duke i vjedhur në cdo sekondë të ditës.