Ambasadori i Francës: Shqetësuese lajmet për kërcënimin e liderëve opozitarë

93
Sigal

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas raportimeve për kërcënim të disa politikanëve në Kosovë.

“Lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë janë një çështje shqetësuese. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj”, ka shkruar Guerot në Twitter.

Të mërkurën Policia e Kosovës ka konfirmuar kërcënimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa prej deputetëve të këtij subjekti politik.

Ka pasur raportime se është kërcënuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetë të tjerë kësaj partie.

Deputetët e LDK-së e ata të PDK-së kanë konfirmuar se ndaj tyre ka pasur planifikime për atentat dhe se për një gjë të tillë janë njoftuar nga institucionet e sigurisë në vend.

Megjithëkëtë, ata kanë deklaruar se nuk kanë informacione të hollësishme dhe se me çështjen janë duke u marrë organet e rendit.