”150 mijë lekë për të shkuar në zgjedhje”, kreu i PD denoncon: Të gjithë në këmbë për mbrojtjen e lirisë!

502
Sigal

Kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko, ka denoncuar skandalin e sapo rregjistruar në këtë qytet, ku sipas tij po tentohet që të blihet pjesëmarrja e votuesve për ditën e nesërme në lagjen “Punetori” ku banojnë kryesisht pjestarë të komunitetit egjiptian.

Aliko përmes një statusi në rrjetet sociale ka dënuar këtë akt, duke thënë se secili prej qytetarëve të këtij komuniteti po u jepet nga 150 mijë lekë, kundrejt pjesëmarrjes në votime.

Statusi i plotë i kryedemokratit gjirokastrit Aliko në rrjetet sociale:

E turpshme kjo qe po ndodh! Kandidat pa rival dhe shperndan nga 150 mij lek te vjetra ne lagjen Puntori ne Gjirokaster. Shume e turpshme dhe e denueshme!

Qytetare te ndryshem e te ndershem e kane refuzuar. Ka dhe te tjere qe ua kan marre leket dhe perseri do t’i bojkotojne keto zgjedhje moniste !

Mbi kedo qe e ka bere kete e do vazhdojne ta bejne blerjen e votave e presionin mbi te punesuarit, nje dite do japin llogari! Shteti do te behet nje dite !

Partia Demokratike eshte parti e lirise e cila rrezoi baballaret e ketyre diktatoreve te rinj dhe nuk do lejoje me cdo lloj cmimi instalimin e diktatures se re.

Te gjith ne kembe per mbrojtjen e lirise!