Aleati i Ramës: S’mund të bëhen zgjedhje pa opozitë, ja opsionet e zgjidhjes

491
Paskal Milo kryetar i Partisë Demokratike Sociale, pas kushteve të vendosura tashmë nga Partia Demokratike ka bërë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në emisionin Paskal Milo tha: 

1. Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.

2.Të krijohet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.

3.Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.

4.Numërimi i votës të jetë elektronik.
Sigal