Dako: Votë për Ramën për të vijuar me reformat e nisura

499
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Durrës dhe kandidatët për deputetë, Spahiu, Çyrbja dhe Lako takime me banorët
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, Klodjana Spahiu dhe Ledion Lako zhvilluan një takim me banorët e lagjes numër 3. Gjatë takimit me banorët e kësaj lagjeje, Dako kërkoi votën e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste, si e vetmja rrugë për të vijuar transformimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit që të gjithë duam. “Jam këtu për t’u kërkuar votën për Edi Ramën, votën për numrin 2, votën për kandidatët e Partisë Socialiste sepse mendojmë që është e vetmja rrugë për të vazhduar transformimin madh të Durrësit por edhe ndërtimin e shtetit shqiptar, ndërtimin e një shteti që të shkojë drejt Evropës, drejt bashkimit Evropian”, u shpreh Dako, duke theksuar se “vetëm Edi Rama është njeriu i cili mund ta bëjë më mirë punën e kryeministrit. Dhe ky do të jetë principi i të gjithë prej nesh përpara se të shkojmë në votim”.

Nga ana e saj, kandidatja Spahiu u shpreh se “vota për Partinë Socialiste në datën 25 Qershor, vota për numrin 2, është vota për të ardhmen e familjeve tona, është vota për gjithë ata të rinj që kanë ambicie të jetojnë në Shqipëri, të punojnë në Shqipëri dhe të investojnë për vendin e tyre”.

Gjithashtu, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Vangjush Dako, së bashku me kandidatin për deputet, Jurgis Çyrbja zhvilluan një takim me banorët e Arapajt, njësia administrative Rrashbull. Në fjalën e tij, Dako u shpreh se në këto katër vite janë bërë shumë punë, por padyshim ka akoma shumë për të bërë, teksa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kryeministrin Edi Rama për të vijuar me reformat e nisur për Shqipërinë që duam. “Kemi bërë shumë punë në këto katër vite por padyshim që duhet të bëjmë edhe më shumë. Prandaj kërkojmë edhe një votë tjetër për Edi Ramën për të vazhduar këto reforma, për të bërë punë më të mira për Shqipërinë që duam. Votë për Edi Ramën do të thotë votë drejt Bashkimit Evropian, do të thotë votë për një të ardhme në të mirë për fëmijët tanë”, theksoi Dako.

Më tej, kryebashkiaku u ndal edhe tek investimet që Bashkia Durrës ka bërë në këtë zonë, por edhe projektet të cilat do të nisin së shpejti të zbatohen. Dako tha se shumë shpejt do të nisë puna për nderimin e një shkolle të re në Arapaj, por edhe projekti i cili do t’i japë fund problematikës së furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj zone. “Në datën 23 ne përfundojmë garën për ndërtimin e shkollës së re, e cila financohet totalisht me paratë e buxhetit të Bashkisë së Durrësit. Pra do të bëhet një shkollë e re në Arapaj. Kemi filluar së bashku me Bankën KFV, gjermane, investim për ujësjellës. Do të shtrijmë tubacionet në të gjithë lagjen në të gjithë kodrën e Arapajve për të sjellë furnizim me ujë në çdo shtëpi të kësaj zone. Kemi bërë investime, kemi filluar rrugën nga “Ura e Teqes” që shkon drejt varrezave, për të shkuar deri tek shkolla. Kemi bërë, në krahun tjetër dhe kemi përfunduar rrugën. Kemi vazhduar me 20 kilovoltin. Kjo tregon që ne kemi një vëmendje të posaçme për gjithë zonën tuaj”, deklaroi Dako.
Sigal