Si Obama financoi Sorosin, që e majta shqiptare të kapte Reformën në Drejtësi

838
Sigal

Christian Larnet-Dreuz.info

Më 9 maj, revista “Valeurs actuelles” denoncoi komplotet e George Soros për të ndikuar ndaj shoqërinë franceze. Soros nuk është i kënaqur deri sa të dobësojë Francën. Në vitin 2016, Barack Obama do të jepte 9 milionë dollarë të tatimpaguesve amerikanë për të financuar fushatën lobuese të miliarderit George Soros, për të lejuar Socialistët në Shqipëri që të fitonin kontrollin mbi gjyqësorin. Judicial Watch ka bërë një dokument me 32 faqe ku tregohet, se administrata Obama i dërgoi paratë e taksapaguesve amerikanë “një grupi të mbështetur nga miliarderi George Soros, i cili i ka përdorur paratë për të financuar aktivitetet politike në Shqipëri, duke përfshirë qeverinë socialiste duke lobuar për një “reformë gjyqësore” shumë të diskutueshme.”

Si Sorosi financoi aktivitetet e tij në mbështetje të ekstremit të majtë?

Dokumentet tregojnë se fondet e USAID-it u kanalizuan përmes projektit të shoqërisë civile të agjencisë për të mbështetur fondacionin Soros në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e tij për t’i dhënë Qeverisë Socialiste një kontroll më të madh mbi pushtetit gjyqësor. USAID-i dhuroi 9 milionë dollarë në 2016 në fushatën ‘Drejtësia për të gjithë’, e mbikëqyrur nga Instituti i Menaxhimit të Lindjes Perëndimore të Soros. Në mars 2017, një grup prej 6 senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatori Mike Lee i dërguar një letër sekretarit të shtetit në atë kohë, Rex Tillerson, duke i kërkuar atij për të hetuar akuzat, se qeveria amerikane është duke përdorur paratë e taksapaguesve për të ndihmuar Sorosin në Shqipëri. Në këtë letër thuhej:”Fondacioni Open Society-Albania, dhe ekspertët e tij, me financim nga USAID, kanë krijuar i dashur Sekretari Tillerson, Urime për detyrën si Sekretar i Shtetit. Ne presim me padurim të punojmë me ju për shumë çështje të politikës së jashtme me të cilat do të përballet vendi ynë në vitet që vijnë. Siç jeni pa dyshim në dijeni, Maqedonia i ka hyrë procesit të ndërtimit të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016. Fatkeqësisht, kemi marrë raporte të besueshëm se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA atje ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake në Maqedoni, duke ndikuar edhe në krijimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile, shpesh duke favorizuar grupe politike me prirje nga e majta, para të tjerëve. Këto raporte i konsiderojmë dekurajues dhe, nëse janë të vërtetë, shumë problematikë. Ambasadorit amerikan në Maqedoni i janë dërguar disa letra, me të cilat kërkohen shpjegime për rolin që Misioni i SHBA në Maqedoni luan në shpërndarjen e ndihmës amerikane atje, në peizazhin politik shpeshherë të trazuar maqedonas dhe në formimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile në Maqedoni. Përgjigjet për këto letra nuk na e kanë lehtësuar shqetësimin. Një pjesë e mirë e aktivitetit shqetësuar në Maqedoni është vënë në lëvizje përmes fondeve të USAID-it, dhënë organizatave të tilla si Open Society Foundations të George Sorosit. Si marrës i shumë granteve e duke shërbyer si kontraktor i USAID-it në implementimin e projekteve në këtë vend të vogël me 2.1 milionë banorë, ndihma jonë e jashtme, e financuar nga paratë e taksapaguesve, shkon shumë larg, duke lejuar që Fondacioni Open Society Macedonia (FOSM) të zhvillojë një agjendë majtiste dhe të gjallërojë të majtën politike. Ndihma jonë e jashtme ekonomike duhet të përdoret në promovimin e një agjendë politike vetëm nëse është interesin ekonomik apo të sigurisë të vendit tonë, madje edhe në një rast të tillë duhet të jemi të kujdesshëm e të tregojmë respekt. Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në promovimin e politikave që që mbeten kontradiktore edhe në vendin tonë dhe që kanë potencialin për të dëmtuar marrëdhëniet tona me qytetarët e vendeve të tjera. Ky problem nuk kufizohet vetëm në Maqedoni, por duket se ka një model aktiviteti alarmues në rajonin e paqëndrueshëm. Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend. Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese që kjo sjellje është bërë dominuese në shumë nga ambasadat tona, misionet e USAID dhe diplomatike kudo në botë. Përherë e më tepër, liderë të huaj që vijnë në Ëashington na kanë shprehur shqetësimin se si fondet e taksave amerikane po përdoren në mënyrë joproduktive në vendet e tyre. Situata në Shqipëri e Maqedoni është shembull i qartë i kësaj, por kemi pasur shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës. Ju kërkojmë me respekt që të përdorni autoritetin tuaj për të investiguar të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment kritik, në fillimin e administratës së re, për të shqyrtuar se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë që të ndalim aktivitete që nxisin trazira politike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare. Presim të vazhdojmë punën me ju në të ardhmen dhe shpresojmë të nisim një marrëdhënie dëshire reciproke për përgjegjësi dhe transparencë në programet tona diplomatike dhe të ndihmave. Një memo nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në prill të vitit 2016 zbuloi se ky institucion i administratës së Obamës ka ‘sponsorizuar’ sondazhin e Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur Soros’ për të matur ‘njohuritë, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë në lidhje me reformën e drejtësisë’. Sipas sondazhit të grupit Soros, ‘91% e të anketuarve mbështesin plotësisht ose disi reformën gjyqësore’. Sondazhi nuk specifikonte llojin e reformës që grupi Soros po kërkon. Dosjet e muajit shkurt 2017 tregojnë se Departamenti i Shtetit ka përdorur paratë e taksapaguesve për të bashkë-sponsorizuar një sondazh të dytë me Fondacionin për Shoqëri të Hapur në reformat gjyqësore që do të forcojnë në thelb kontrollin e të majtës me drejtësinë. Raporti vëren se Seksioni i Marrëdhënieve Publike të Ambasadës Amerikane dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ‘kanë siguruar secila financim për një organizatë lokale për të kryer një sondazh të opinionit publik mbi qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara. ‘përpjekje për reforma gjyqësore’.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se Departamenti i Shtetit i dha organizatës Soros një kontribut të drejtpërdrejtë në financimin e programeve në Shqipëri. Raporti i 10 shkurtit 2017 mbi ‘Angazhimin me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë’ vë në dukje se ‘si një nga ofruesit kryesorë të asistencës në Shqipëri shpesh thirren përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për të marrë pjesë në shqyrtimin teknik të aplikacioneve për financim që marrim’. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, një pjesë e administratës së Obamës, ka qenë e lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ka ndihmuar për të minuar planet e partisë opozitare shqiptare për të protestuar kundër zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të njohin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të marrin pjesë. Lu u përshkrua në shtypin amerikan me dashamirësi nga Administrata e Obamës, si ‘një forcë lëvizëse e reformave gjyqësore në Shqipëri’. Dokumentet gjithashtu shpjegojnë se si Soros ‘ndihmoi’ Departamentin Amerikan të Shtetit të Obamës për të shqyrtuar aplikimet e grandeve të grupeve të tjera të krahut të majtë nga taksapaguesit amerikanë. Tom Fitton, Kryetar i Judicial Watch : ‘Administrata e Obamës ka shpenzuar në mënyrë të heshtur të paktën 9 milionë dollarë taksapaguesit amerikanë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me miliarderin e majtë George Soros, i cili mbështet një qeveri socialiste në Shqipëri. Është veçanërisht skandaloze që Departamenti i Shtetit ka autorizuar ‘Operacionin Soros’ për të ndihmuar që paratë e taksapaguesve të shkojnë drejt të tjera grupeve. George Soros është një miliarder dhe nuk duhej që të merrte ndihma e mbështetje nga taksapaguesit për të bërë të mundur avancimin e programit të tij të ekstremit të majtë duke vënë në shënjestër të minojë lirinë në vende të huaja.