Ruzhdi Pulaha/ Teatri po ia mbyll dyert dramës kombëtare

776
Sigal

Nuk ka zhvillim të dramaturgjise pa bashkepunim të teatrove me autorët.

Prej vitesh po flitet per krizën e dramës shqipe.Është e vërtetë që prania e saj në skenat tona është e pakët dhe shpesh le për të dëshiruar artistikisht.Kam bindjen se kjo krizë e dramaturgjisë është pjesë e krizës të përgjithëshme të teatrit,i cili për gati dy dekada po hallakatet për të gjetur rrugën,rolin dhe pozicionin e tij në një rend të ri shoqëror,politik dhe ekonomik,pas rënies së diktaturës komuniste.Dhe këtë krizë e shoh që nga statusi i paqartë dhe i nëpërkëmbur i teatrit,tek politika e paqartë teatrore,tek regjisura e sidomos tek drejtimi dhe menaxhimi i institucioneve teatrore.Për vetë natyrën e saj dramaturgjia është e destinuar jo aqë për botim sesa për inskenim dhe komunikim të drejtpërdrejtë me publikun.Pra vepra skenike nuk është thjesht vepër letrare e një autori,por një krijim kolektiv,përmes një bashkëpunimi të ngushte artistik të autorëve me regjisorët,skenografët, aktorët,kompozitorët e padyshim me drejtuesit e teatrove,te cilet krijonë koshtet për këtë bashkëpunim. Historia e dramaturgjise e tetarit botëror e vërteton se kështu kanë punuar dhe punojnë teatrot e mëdha,kështu bashkëpunojnë autorët dhe regjiosorët teatrove serioze.Këtë traditë e ka patur dhe e ka ushtruar me sukses edhe teatri shqiptar që në fillesat e tij.

            Duke i mëshuar shpesh mendimit se dramaturgjia jonë dhe tetari ynë në vitet e regjimit të kaluar kanë qënë një nga segmentet më të ideologjizuar të artit,nuk mund të mohojmë që ka patur dhe vlera,ka pasur mjaft shfaqje, që edhe në ato kushte te censurës së hekurt kanë dhenë një kontribut jo të vogël për emancipimin e shoqërisë shqiptare.Gjithashtu,nuk duhet harruar se për hir të kësaj njerëzit e dramaturgjisë e të teatrit kanë qënë nga më të vëzhguarit,më të rrezikuarit dhe me të dënuarit e atij regjimi.Por nuk mund të mohojmë që kemi patur një bashkëpunim mjaft të mirë te teatrove me autorët dhe në sajë të ketij bashkëpunimi bëhej e mundur që të funksiononte teatri në ato kushte represive ekstreme, kur skena duhej të mbahej kryesisht apo tërësisht me pjesë kombëtare.Dhe bashkëpunimi krijues nuk është as politikë,as ideologji por një praktikë pune e pazëvendësueshmë,një nevojë e përbashkët për të ushqyer skenën e teatrit.Personalisht kështu kam punuar dhe kërkoj të punoj për cdo pjesë që do të ngjitet në skenë.Gjithmonë e kam ndjerë dhe e ndjej të nevojshme që në bocetin e një vepre dhe gjatë gjithë procesit të mar mendimet dhe sugjerimet e regjisorit,të skenografit,të aktorëve para se pjesa të bëhet gati për në skenë.Kështu kemi punuar me Piro Manin,Dimitër Orgockën,Gëzim Kamen,Dhimitër Pecanin,me skenografin,të ndjerin Shaban Hysa,me regjisorë të tjerë dhe me shumë aktorë.Me Mihal Luarasin kemi bashkëpunuar për gati dy vjet për “Strehën e të harruarve”që nga boceti fillestar dhe deri në premierë.Por ndërsa ne punonim, një zyrtar i lartë i Ministrisë së kulturës tallej me cinizëm se ne po ngjisnim në skenë kadavrat,dhe e kishte fjalën për mjeshtrit e skenës,aktorët e moshës së tretë, që janë ikonat e teatrit.Ndërsa drejtuesit e Teatrit, me gjithë këmbënguljen e trupës dhe kërkesat e publikut nuk na lejuan të jepnim shfaqjen më shumë se 4-5 herë,sepse dikush apo disa prekeshin politikisht.A mund të krijosh në një klimë të tillë mbytëse dhe denigruese? Personalisht regjisorët,skenografët dhe aktorët i quaj bashkëautorë të veprave të mia.

            Për fat të keq kjo frymë dhe kjo nevojë bashkëpunimi është zbehur së tepërmi,për të mos thënë që nuk egziston më.Sigurisht dramaturgët kanë përgjegjësinë e tyre,por mendoj se përgjegjësinë më të madhe e ka teatri,i cili duke ia prerë rrugën këtij bashkëpunimi ia mbyll derën dramës shqipe.Është tepër i dëmshëm,keqdashës dhe regresiv, mendimi klishe i disa drejtues teatrosh,disa zyrtarëve,disa regjisorëve apo disa artikujshkryesve se nuk ka drama e komedi shqiptare që të nderojnë skenat e teatrove tona.Vërtet mund të mos ketë aktualisht kryevepra si ato që kërkojnë këta zotrinj,por le të mos i shmangen përgjegjësisë së tyre për nivelin e dramaturgjisë,e cila do kushte që të zvillohet,do klimë dashamirësie,do inkuraim,do financim,do përgjegjësi instucionale dhe shtetërore për ta nxitur e mbështetur këtë gjini,duke u shkëputur nga gjykimi mohues dhe nihilist.E si mund të presësh të zhvillohet dramaturgjia jonë kur asnjë regjisor nuk shkon tek autorët e tu kërkojë ndonjë bashkëpunim? Kur asnjë drejtues teatri nuk pi një kafe me autorët,ti afrojë pranë teatrit dhe ti nxisë për bashkëpunim?Aqë më keq kur autori paraqet një pjesë në teatër dhe për një vit,për dy apo tre vjet nuk merr asnjë përgjigje?Aqw mw keq kur pjesa miratohet nga bordi dhe kwrkohet nga trupa,por drejtori nuk lejon tw  vihet nw skenw me justifikimin e mungesws sw fondeve,tw cilat jo se muingojnw por harxhohen nw mwnyrw tw dyshimtw.Kur për vite me rradhë nuk bëhet një festival kombëtar i dramës shqipe?Apo dhe kur organizohen,shwrbejnw vetwm pwr tw mbushur protokollet ministrore se u organizua dhe njw akticvitet kombwtar artistic,por qw nw fakt janw veprimtari tw sajuara,me pjesw tw ngrittura nw skenw nga repertori I kushediu c’viti.Pwr tw organizuar njw  festival kombwtar sw paku duhet shpallur njw vit mw parw,me detyrimin qw triupat tw paraqiten vetwm me pjesw tw reja qw trupat tw kenw kohw dhe mundwsi tw pwrgatiten.Dhe po nuk pati nivelin e dwshiruar qw nw vitin e parw,do ta ketw pas dy vjetwsh,pa pesw vjetwsh.Nuk mund të zhvillohet dramaturgjia as me disa konkurse të rralla,të organizuara keq e të dyshimta dhe tw manipuluar.I tillw ishte dhe konkursi I shpalluar me rastin e 100 vjetorit tw Pavarwsisw,qw ishte shumw I ngjajshwm me konkurset e kohws sw diktaturws ku veprat nuk u gjykuheshin nga vlerat artistike por nga pwrkushtimi pwr Partinw dhe Udhwheqwsin.Sigurisht qëndrime të tilla i demoralizojnë dramaturgët,i fyejnë dhe i largojnë nga teatri.Ndoshta akoma  do të vazhdojë të rëndojë mbi tetarin dhe dramaturgët hija e zezë e pamerituar e së kaluarës,kur pushteti i diktaturës i quante armë të fuqishme për edukimin komunst të masave?Është e vërtetë,ai regjim i nxiste dhe i stimulonte letërsinë dhe artet për të indoktrinuar dhe për të dominuar ideologjikisht mendiet dhe shpirtrat e njerëzve.Por letërsia dhe artet janë vërtet armë të fuqishme jo vetëm për të sundur por sidomos për të cliruar mendiet e shpirtërat e njerëzve nga hijet e zeza,nga sindromat ideologjike dhe për edukimin e tyre demokratik.Është mëkat që shteti dhe institucionet e tij të kësaj fushe nuk  vlerësojnë si duhet këtë mision të pazëvendësueshëm të artit e sidomos të teatrit.Vecanërisht në tranzicionin e një shoqëroe që del nga diktatura,letërsia dhe artet janë lubrifikatorët me të mirë për të bërë me sa më pak dhimbje trasfuzionin psikologjik e moral.

            Thuhet shpesh që teatrit i është larguar publiku.Është e vërtetë që ka rënë ndjeshëm frekuentimi i teatrit nga spektatorët dhe kjo pwrvec disa arsyeve o bjektive tw kohws qw jetojmw ka disa arsyeqw varen nga vetw teatri,që nga repertori,që paraqet pak interes për publikun,pjesë të huaja që mund të kenë komoditetin e venies në skenë,por s’kanë indikacion për publikun dhe jetën e tij,pjesë shqiptare të dobëta,shpesh vulgare dhe banale, mungesa e teatrit të repertorit,menaxhimi i keq i shfaqjeve,te cilat mbyllin ciklin e kontratës dhe nuk jepën më,mungesa e qarkullimit të trupave et.etj. Por një nga arsyet kryesore mendoj se është edhe mungesa ne skenë e pjesëve kombëtare me nivel artistik dhe me një problematikë që e intereson publikun.Mendoj se realisht është ngushtuar shumë koncepti për rolin e teatrit,I cili shihet si mjet argëtimi dhe drejtuesit e masin punën e institucionit vetëm me faktin se vunë në skenë tre apo katër premiera dhe e kanë kryer detyrën.Teatri nuk ka vetëm mision agëtues e zbavitës por dhe një mision të madh shoqëror,vecanërisht në periudha tranzicioni si kjo që po kalojmë ne.Teatri ka një rol të pazëvendësueshëm  per ti sjellë publikut probleme,dukuri e fenomene që atë e shqetësojnë më së shumti.Duke i sjellë ato në skenë artistikisht me gjithë dramacitetin,satirën, tragjizmin,sarkazmën apo tragjikomizmin e tyre hyjmë thellë emocionalisht në botën shpirtërore të publikut,e sensibilizojmë atë,e bëjmë më të ndërgjegjëshem,më aktiv e më të përgjegjëshëm për rolin e tij në shoqëri.Dhe një shoqëri që është në transformim total ka nevojë dhe për modele.Dhe këto modele më mirë se teatri apo filmi inuk mund ti japë askush,sigurisht përmes një arti të vërtetë.

            Jo rrallw politikanwt dhe pushtetarwt tanw I referohen batutave apo personazheve tw skenws dhe ekranit,pwr tw tipizuar dikw apo pwr tw ilustruar idetw e tyre.

            Mbase mund të duket se këtu mund të biem ndesh me tezën që fenomenet shoqërore duhet të dekantojnë,të precipitojnë,të stazhionohen e pastaj të shkruajmë drama për to.Dihet që vera e vjetër është më e mirë.Po bëhen gati dy dekada që është mbyllur damixhani i verës së hidhur të regjimit të kaluar gjysëmshekullor por akoma nuk kemi ne skenë qoftë edhe një vepër madhore për atë periudhë të zezë.Mos vallë  duhet të presim disa dekada të tjera që të dekantojnë krimet dhe mëkatet e komunizmit gjysëm shekullor që të shkruajmë për to,ndërkohë që tollovitemi në vorbullën e debateve pa fund për dënimin e krimeve të diktarturës dhe hapjen e dosjeve?Mendoj se për shumë gjëra, nuk na premton koha të presim vite e dekada për të parë si do të shkojnë problemet e demokracisë e pastaj të shkruajmë drama e komedi.Duhet të presim derisa korrupsioni të na xhvatë dhe qindarën e fundit që të shkruajmë për të?Do të presim që krimi të na vrasë që të shkruajmë për të?Jetojmë nga mengjesi në mesnatë nën trysninë raskapitëse të politikës përmes shtypit,televizioneve, bisedave të kafeneve dhe nuk vemë re si po deformohet shpirtërisht dhe psikologjikisht njeriu.Shqipëria nuk është vetëm në rindërtim ekonomik e politik,por së pari në rindërtim moral e shpirtëror të qytetarit.Pyjet e pallateve po kapin qiellin,por a është rritur dhe njeriu aqë lart moralisht ? Ndërtohen mijëra kilometra rrugë e autostrada,po a shkon vërtet kaqë larg vizioni demokratik i qytetarit?Për fat të keq jo.Nga mëngjesi në darke ngjiren politikanet dhe bucasin televizionet:Kemi hyrë në Nato,do të hyjmw nw Bashkimin Europian.Sigurisht që kjo është ëndërr dhe dëshirë e cdo shqiptari,por në Europë nuk shkohet me flamurin e kwsaj apo asaj partie,me portretin e kwtij apo atij politikani apo kryeministri.Në Europë shkohet me pashaportën tënde si shqiptar që i plotëson parametrat e një qytetari europian.Kam bindjen se kemi një zhvillim shumë disproporcional midis transformimit fizik e politik të Shqipërisë dhe transformimit të njeriut.Dhe ndoshta më shumë se gjithshka tjetër kultura.letërsis,arti,pra dhe teatri kanë mundësinë të ndihmojnë në orientimin e drejtë të ndryshimeve të tij psiko-morale drejt një shoqërie të re.Teatri është një pasqyrë e gjallë ku publiku mund të shohë veten me deformimet e mëdha që ka pësuar në këtë periudhë,me apatinë e tij,me dramën e tij që e jeton por nuk e kupton,ose e kupton dhe nuk reagon,me indifernetizmin e tij shkatërrues, me misionin dhe forcën e tij si Sovran i kërij vendi,por që qw nuk wshtw I pwrgjegjwshwm pwr kwtw rol dhe këtë forcë.Përmes trajtimit artistik dhe emocional spektatori do të kwtwhohë në skenë veten,familjen e tij,miqtë e të afërmit e tij dhe do kuptojë se këto halle e drama që ka shoqëria janë dhe të tiat e jo vetëm të të tjerëve.Sigurisht aty do të gjeje dhe shpresën dhe besimin per te ardhmen,do të gjeje modelet e qytetarit që kanë forcën dhe vendosmërintë të rruajnë dinjitetn dhe personalitetin e tyre dhe që luftojnë pa kompromis për të mbrojtur të drejat e tyre pa iu nëështruar frikës,presionit,mashtrimit,do të gjejë mesazhet sesi ndërtohet dhe mbrohet demokracia e vërtetë,do ta ndjejw se edhe ai duhet tw jetw luftwtar kundwr kriminalitetit dhe korrupsionit..

E kemi parw dhe ndjerw reagimin enthusiast,mbwshtetws,aprovues tw publikut nw shfaqje qw trajtojnw problem tw twilla tw rwndwsishme tw realitetit shqiptar,por fatkeqwsisht shfaqje tw tilla nuk kanw gjetur mbwshtwtjen dhe hapsirwn e duhur pwr tw bwrw njw jetw skenike normale,sipas kwrkesave tw publikut.Pse?Ka shumw Psera.

Shpesh pësojmë zhgënjime të thella,zhgënjime deri në dhimbje nga deformimet e mëdha të karaktereve të njerëzve.Zhgënjehemi nga mjaft njerëz që i kemi konsideruar të ndershëm,të afërt,të sinqertë,të besueshëm. Por gjatë këtyere viteve kemi parë dhe shohim për ditë me trishtim si lulëzojnë hipokrizia, mashtrimi,servilizmi,degradimi moral,pabesia, intriga, vetëm për të përfituar dicka qoftë dhe duke “ia futur” edhe mikut,shokut,  kolegut,të afërmit.Kam njohur një biznesmen që më mburrej se kishte në xhep pesw triska partie.Ishte me të gjitha dhe nuk ishte me asnjërën.Shohim deputetët që trafikohen brënda parlamentit duke kaluar nga një grup në tjetrin,nga një parti ne tjetrën.Trafiku moral është më i pështiri dhe më i rrezikshmi nga gjithë trafiqet.Dhe lufta kundwr tgrafiqeve duhet filluar qw kwtu,me sanksione tw forta ligjore.Kjo do t’I bwnte mw tw besueshwm politikanwt kur ligjwrojnw pwr trafiqet dhe korrupsionit.

            E pra jeta jonë është e mbushur më drama,komedi e tragjedi njerzore,personale apo shoqërore nga më të ndryshmet e nga më të fuqishmet, që presin të shkruhen dhe të ngjiten në skenat e teatrove tona. Të trajtosh problemet aktuale që shqetësojnë shoqërinë unë e quaj një angazhim jo vetëm moral por edhe patriotik të krijuesit,i cili në mënyrën e vet,me aftësitë dhe mundësitë që ka, kontribuan për zgjidhen e këtyre problemeve. Krijuesi është dhe duhet të jetë një misionar i përherëshëm në luftën për përparimin e popullit të tij,duke qënë në oponencë të ndershme e të përhershme me pushtetin.Por për kete duhen nxitur,perkrahur dhe ndihmuar dramatugët dhe teatrot,sepse do ti sjellin një shërbim të madh shoqërisë.Por mendoj se  aktualisht kjo është e vështirë të bëhet përderisa nga shteti,por dhe nga vete drejtuesit e teatrove nuk ka predispozitë ta kuptojnë dhe ta zgjidhin këtë situatë.Nuk ka për të ndodhur pësëderisa drejtuesit e teatrove,por dhe regjisorët  do të qëmdrojunë larg autorëve dhe do të ndjehen të bezdisur kur u paraqitet ndonjuë dramë “prodhim vendi”,nuk do të ndodhë për sa kohë do të ketë regjisorë që do të vene në skenë vepra të huaja të mara nga kasetat.Nuk do të ndodhë përderi sa do të vzhdojnë pazaret mes disa drejtuesve,disa regjisorëve e disa aktorëve për tiu imponuar teatrove me projekte te dyshimta, vetëm për ndarë paratë sëbashku.Nuk ka për të ndodhur përderisa ende egziston cencura direkte apo indirekte për te mos gërvishtur politikën,sidomos pushtetin.Pjesë të tilla nuk vihen në skenë apo kur vihen shfaqen vetëm disa herë ose nuk pranohen të filmohen e të transmetohen në televizion.Kam patur mw se njw rast nw pjeswt e mia kur drejtues teatrosh,politikanw apo militant ektremistw tw shqetwsuar pyesin:Me kw e ke,me ne apo me ata?Dhe u kam dhenw kwtw pwrgjigje:Do ve njw kalendarf nw shfaqje.Kur tw jeni ju nw pushtet,do them qw ngjarjet zhvillohen nw kohwn kur ishin ata tw tjerwt.Na u bw censura si hija e vetvetes.Nuk do të ndodhë përderisa teatrot ngurojnë të venë në skenë pjesë shqiptare edhe për të mos harxhuar paratë për të paguar autorët,ndonese shpesh keto pagesa jane minimale.Dhe ndodh që teatri inskenon një dramë të huaj që ndonëse mund të jetë mjaft e mirë por dështon në skenë dhe braktiset nga publiku dhe harxhon 80 apo 100 milion,para,me të cila mund të ishin inskenuar 3 pjesë shqiptare,qoftë dhe për ta nxitur e për ta inkurajuar krijimtarine kombëtare.Sigurisht ekonomia e tregut dhe ligjësitë e biznesit do të përfshinin edhe artin,por një roman,një shfaqje teatrore,një koncer,një pikturë nuk është një arkë domatesh apo specash të homogjenizuar.Arti është ushqim shpirtwror dhe tw paktwn shpirtin tw mos e homogjenizojmw.

            Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë që gjithë procesin e tyre krijues e kanë tek tavolina e tyre,dramaturgu nuk mund të jetojë pa teatrin,ai është shtëpia e tij,teatri e zbulon,teatri e rrit,teatri e afirmon.Teatri s’mund te egzistojë pa autortët,por dhe ata nuk mund të egzistojne pa teatrin.Mirë që sot qënkemi në krizë për dramaturgjinë,dhe as që përpiqemi ta kapërcejmë,po nesër kush do të shkruajë për teatrin,për ata dhjetra aktorë dhe regjisorë  të rinj që janë pa punë.Ku janë dramaturgët e rinj?Cili teatër po merret me ta?Kush po i zbulon?Kush po i ndihmon të rriten e të afirmohen?Nuk ka fushë ku të mos cohen te rinj e të reja per studime,specializime,masterizime.A kini dëgjuar për ndonje dramatur të ri që ti krijohen këto mundësi?Po së paku le të atashohen pranë teatrove profesioniste për të mësuar sekretet e skenës dhe të bashkëpunimit me teatrin.

            Nga mëngjesi deri në mesnatë tek ne flitet për reforma dhe infrastruktura.Flitet dhe punohet,dhe mirë bëhet,për rregullimin e inftrastukturave të rrugëve,të energjisë,të telefonisë,të ujit etj.etj,por mos harrojmë se kemi nje infrastructure tjeter tepër te demtuar,që ka më shumë gropa se rrugët,më pak dritë se c’na jep Keshi,më pak ujë sec na jep Ujësjellësi.Dhe kjo është infrastruktura shpirtërore e qytetarit dhe e mbarë shoqërisë,ku kalojnë gjithë infrastrukturat e tjera.Për rerhabilitimin e saj shteti duhet te ivestojë shumë më tepër para dhe kujdes.Dhe për këtë rabilitim një rol të vecantë e të pazëvendësueshëm kanë kultura,letërsia dhe arti në përgjithësi e teatri në vecanti si tribunë e komunikimit masiv e të drejtperdrejte me publikun.Le të shpresojmë.Le të shpresojmë, jo duke pritur por duke punuar të gjithë së bashku.