Prof. Pirro Miso/ Rrëfimi i Albanologjisë

720
Edhe tavolinat e rrumbullakta në këto festivale u degjeneruan në një masë emoragjike tashmë të pa tolelueshme. Protagonizmi i sëmurë i punonjësve të IAKSA, për të qënë drejtues edhe në një mjedis ku, nga këta të fundit, nuk posedonin qoftë edhe elementët më fillestarë shkencorë të etnomuzikologjisë, qoftë edhe ato amatoreske, bënë që këto tavolina të degjenerohen në akte pompoze në krye të të cilave shikonim rëndom një etnografe “me titull shkencorë” e cila për 45 vjet, nuk arriti të botonte qoftë edhe një monografi të vetme edhe në profilin e saj. E konsoliduar tashmë me deklarimet e saja të rreme, për disa dekada, si kostumologe, etnofolkloriste, apo etnomuzikologe, sepse na paska marrë mësime në lëndë muzikore disa vjet në shkollën e mesme, kjo e fundit, ka qëndruar dhe ende po qëndron gjithmonë në ballë të eventeve të tilla madje e kudondodhur edhe në trajtimin e problemeve madhore në forumet më të larta të trashëgimisë kulturore pranë institucioneve madhore të vendit. Gjithashtu, në këto tavolina, kjo personazhe “kompetente” dhe e “pa zëvensueshme” edhe në organizimet e FFK të Gjirokastrës, kur kjo tavolinë zhvillohej, valëviste me dorë “platformën” e përsëritur në krye të tavolinës, një platformë mbroçkullash që nuk i kalonte të tre faqet, e riparaqitur pa ndryshime për të disatën herë edhe këtë rradhë. Në krye të kësaj tavoline, rëndom diskutimet orientoheshin vetëm në spektrin e asaj platforme në mbrendinë e sëcilës mungonin tërësisht dukuritë etnomuzikore; Një tjetër me titull shkencorë, në fushën e letërsisë gojore që nuk njeh as edhe notat fillestare të muzikës qëndronte me pompozitet në krye të tavolinës, për arsyen e vetme pasi ishte e aktualisht është titullare e institucionit, sëbashku me një tufë elementësh pjesmarrës të ulur në këtë tavolinë e të ftuar me protokoll, shumica e pjesmarrëse analfabet, pa arsimin e duhur, jashtë profilizimit për natyrën e problematikave shkencore të një tavoline të rrumbullaktë. Asnjë reagim nga kjo drejtuese rreth mbroçkullave që thuheshin në këtë tavolinë. Të gjithë këta, në këtë “mjedis skencorë”, zhvillonin ligjërata emocionale e pompoze për traditat muzikore, përsërisnin e ripërsërisnin në vite me rradhë vetëm ngjyra të kostumeve popullore, opinga, prerje kostumesh, figura metaforike, etj. etj., pa ngritur e prekur as edhe një problem në fushën e etnomuzikologjisë por edhe të fushave të tjera të profileve të tyre ku ata mendojnë se i mbulonin.
Të vetmit që kanë munguar në këto tavolina, të përjashtuar edhe nga mjediset e këtij organizimi madhorë të traditës muzikore, kanë qënë specialistët e fushës. Të pa ftuar, të paktën edhe si dëgjues, këta mund t’i shihje vetëm në mjediset e krijuara për diskutime shkencore jashtë kësaj tavoline, ulur në karriget rreth saj si spektatorë e pjesmarrës vëzhgues me kokë ulur, të cilët ndodheshin aty nisur nga dëshira dhe qëllimi i mirë për të ndihmuar sa do pak edhe në këtë tavolinë duke shpresuar se edhe atyre mund t’u jepej fjala. Të konsideruar si “të pa rëndësishmit”, e si të “injoruarit”, specialistët profesorë, shihnin me kureshtje se ç’po ndodh me këta pseudo aktorë, drejtues me maska të kësaj tavoline që vetëm të bënin për të qarë me ato mbroçkulla që shtronin duke poshtruar në shkallën më të lartë traditën mijëravjeçare të muzikës tradicionale shqiptare si dhe autoritetin shkencor të fushave përkatëse madje rëndom përbaltjen edhe institucionin e tyre, e ndodhur kjo, pikërisht nga personazhet kryesore të një qëndre themelore të studimeve albanologjike e quajtur IAKSA. Në dijeninë e plotë të drejtuesit madhorë të QSA, “Prof”. Marashit, si bashkëveprues aktiv në strategjinë e degjenerimit të fushave studimore të muzikës tradicionale shqiptare edhe ky aktivitet i rëndësishëm shkencorë i 2015-tës, nuk u realizua në këtë event madhor.
Fshehja e qëllimshme e promovimeve të botimeve shkencore
Në këtë kontekst gjatë zhvillimeve të festivalit është detyrë madje, e përfshirë edhe në statutin FFK të Gj.ës e në nenin 13 të saj. Edhe pse në fondin e bibliotekave të tyre, qoftë personale qoftë institucionale, kanë botimin integralë e bilinguale të kohëve të fundit, të finalizuar nga shtëpi botuese nga më të njohurat europjane, drejtuesit e institucioneve shkencore albanologjike edhe këtë radhë i fshehën këto arritje në mënyrën më të turpëshme, në kundërshtim me interesat e institucionit të tyre, vetëm e vetëm për qëllime nihiliste. Të realizuara përmes projekteve ndërkombëtare, botimi i quajtur “Strumenti musicali cordofoni della cultura popolare albanese”, aktualisht shitet në libraritë e mbarë europës dhe është nderuar gjërësisht nga opinioni i huaj shkencorë përmes promovimeve vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, si në universitetet italiane apo në mjedise të tjera shkencore, jashtë kufijve shqiptarë. Të përjashtuara në mënyrë të qëllimëshme nihiliste edhe nga konkursi i botimeve albanologjike, pranë kësaj qëndre famkeqe, pikërisht nga Këshilli Shkencorë i IAKSA, pranë QSA, i përbërë pikërisht nga tre profesorët me maska. Nga ana tjetër, po ky botim shkencorë, analitik e përshkrues si dhe ilustrativ, nën drejtimin e “Prof” Marashit, u përdor si mikrotezë në mbrojtjen e një shkalle të lartë kualifikimi në një ndër vëndet më të përparuara të europes në aplikantë të huaj, por jo të promovohej e të merrte pjesë në konkurimin e konkursit albanologjik, të promovohej edhe në mjediset e këtij eventi madhorë.
Në fondet materiale të IAKSA, pranë QSA ndodhet gjithashtu edhe koleksioni i instrumentave aerofonë, pjesë integrale e evolucionit 3000 vjeçar të instrumentave me “gjhuhëz të thjeshtë rrahëse” i llojit “klarinetë”, që aktualisht konsiderohet si më i pasuri i llojeve të gajdeve në Ballkan e më tej. Edhe ky fond instrumetash, i realizuar në dekadën e fundit përmes një projekti madhor ndërkombëtarë për etnomuzikologjinë e veçanërisht për etnoorganologjinë shqiptare, i financuar nga ndërkombëtarët, nuk u programuan nga drejtuesit e kësaj qëndre studimore për t’u demostruar e promovuar në këtë event madhorë duke shpërfillur edhe nenin përkatës të statutit të këtij festivali. Koleksioni i gajdeve, me 12 arketipe (lloje gajdesh tradicionale), i konsideruar si më i pasuri dhe më i veçanti në Ballkanin Perëndimorë e më tej, u rindërtua nga një eksperiencë profesionale gjysëmshekullore nga teknologët tradicionalë, i projektuar nga një etnoorganologë shqiptarë me qëllim riintegrimin e traditave të humbura, u fshehën pikërisht nga tre profesorët e QSA e veçanërisht nga ata të IAKSA. 
A mund të na thotë “Prof” Marashi se pse këto vlera unikale kombëtare fshihen nga institucionet e QSA? Për këtë strategji Të QSA, ky “profesor” i drejtohet forumeve kombëtare e ndërkombëtare? Këtë degjenerim të studimeve albanologjike kërkon “Profesori” të integrojë në tërësinë e kulturave europjane?
Po në këtë letër, drejtuar medieve etj., “Prof” Marashi thekson: “Arkivat shkencore të Audiotekës, të Videotekës, të Fototekës, ………”, i japin albanologjisë peshën që meriton në studimet kombëtare e ato ndërkombëtare, të sotme e të ardhme….”. Atëherë, cila ka qënë deri tani strategjia e trajtimit të arkivave nga ky drejtues si dhe gjëndja aktuale e tyre, e katandisur nga “Prof” Marashi? Për këtë çështje do flitet në një artikull tjetër që flet më konkretisht rreth “kontributit” të “Prof” Marashit edhe për strategjinë e rënimit të arkivave të QSA.
Sigal