Italia do paguajë 1.6 milionë euro familjes shqiptare për masakrën në gjykatë

497
Familja e Vjosa Demçollit do të marrë 1.6 milionë euro nga shtetit italian, pas tragjedisë së 12 gushtit të vitit 2007, kur një seancë për kujdestarinë e fëmijëve u kthye në tragjedi me 3 të vdekur në ambientet e gjykatës së Rexhio Emilias. Një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Bolonja na dënuar Ministrinë e Drejtësisë që të paguajë 1.6 milionë euro ndaj një familjeje shqiptare. Kjo pasi dy pjesëtarë të saj u vranë brenda një gjykate më 17 tetor 2007 në Regjio Emilia. Atë ditë Çlirim Fejzo, 40 vjeç hapi zjarr ndaj gruas së ndarë, Vjosa Demcolli, 37 vjeçe dhe ndaj vëllait të saj. Arjan Demcolli, 32 vjeç gjatë seancës dëgjimore në gjykatë.
Ngjarja në 12 gusht 2007
Një tragjedi e rëndë është shënuar në Gjykatën Italiane të Rexho Emilias, ku një seancë për kujdestarinë e fëmijëve, pas ndarjes së çiftit shqiptar, është kthyer në një arenë masakre. Bilanci tragjik: tre të vdekur dhe tre të plagosur. Mes viktimave dhe “personazhi” kryesor i ngjarjes, 40-vjeçari nga rrethi i Durrësit, Çlirim Fejzo. Ky i fundit ka qëlluar për vdekje ndaj ish-bashkëshortes Vjosës (e cila ka pësuar vdekje klinike) dhe vëllait të saj, madje ka plagosur edhe avokaten italiane të 37-vjeçares dhe një avokat tjetër, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa pas vrasjes ai është përpjekur që të largohet dhe aty është përballur me një agjent policie, me të cilin ka shkëmbyer zjarr. Nga ky shkëmbim ka mbetur i vdekur në vend 40-vjeçari Fejzo dhe është plagosur agjenti italian.
Sigal