Veç e veç duken si grimca që vonë vonë mund të kuptosh të tërën, mund të prekësh fabulën e kalkulimit të shpopullimit, që po aq si mjerimi është kafshatë që s’kapërdihet në formën e një golgote pa dhunë fizike, por të një dhune të pakuptuar diplomatike! P.sh., në Cërrik u bashkuan katër shkolla në një të vetme dhe prap numri i nxënësve është katër herë më i vogël se norma, gjithsejt 80 nxënës. Vetë hartuesi i politikave të PS në vitet e para të Rilindjes urbane detyrohet të pohojë sot se pas pesë vjetësh me këtë ritëm fshati i fundit do të shesë lopën dhe delen e fundit

Telegraf.al / Tashmë është e padiskutueshme që kombi shqiptar me gjuhën dhe traditat e veta rradhitet si më i vjetri në botë, pra për ata që kuptojnë kësi gjërash më i pari në botë për nga vjetërsia, duke qenë kështu popull ose komb At dhe Am për kombet e tjerë. Të gjithë jemi nga çik dardan thotë studiuesi francez para disa jave. Vendbanimet e para janë në Lin, thonë studiuesit zviceran, ku jo rastësisht gjenden mozaikë si tregues të civilizimeve të para. Gjuha parake e njerëzimit që ende flet si 8500-9000 vjet më parë është ajo e cicërimave të zogut të shqipes – skip skip skip thonë studiuesit gjermanë të mbështetur nga 200 të tjerë të disiplinave të ndryshme. Dhe për të mbyllur këtë frazë, shqiptarët kanë shërbyer si protoplazëm apo bërthamë apo ‘nukël’ në formimin e kombeve të tjerë! Sepse historia ka treguar, sesi me patjetër duhej të kishin një luftë dardanët, ilirët, arbnorët përbrenda vetes që njëri grup të shpërngulej diku dhe dikur për të formuar një vendbanim të ri, në komb të ri, një shtet të ri. Kështu u formua Britania qysh pak pas luftës së Trojës, Athina apo helenizmi në shek. VIII p.e.s., apo Roma dhe romakët po në këtë kohë, veçse lindën si bij luftrash, u rritën në luftra dhe kërkonin veçse luftë.
A nuk ishin romakët që iu ranë prindërve të tyre si ata etruskë!? A nuk ishin helenët që iu ranë prindërve të tyre pellazgë!? A nuk ishin romakët që iu ranë dhe i thyen kushërinjtë e parë të tyre si ata ilirë!? Por ishin këta të fundit që ngadhnjyen dhe udhëhoqën perandorinë romake deri në Justinianin e parë! A nuk ishin barbarët sllavë, paganët avarë, vandalët hunë, gotë e visigotë me Totilën në krye në mes të shek. VI mb. Kr., që iu ranë kulturës ilire, ku dogjën edhe gurët e sokakut për të zaptuar hapësira për jetesë të tyre!? Por ishin arbanët që ngadhnjyen dhe dolën sërish në skenë si zambak mbi gjemba barbar. A nuk ishin gjakprishurit arbër të kthyer në serb (s’është arb) në fund të shek. XI që i ranë vllezërve të tyre, që kishin një faj – thjesht ishin dhe donin të mbeteshin katolikë shqiptarë.
Dhe më pas çndodhi! Pas një lulëzimi 300 vjeçar të shtetit të parë evropian (1190, Jeronim Progoni në Kurbin) të shkollave të para europiane (Kurbin 1223), të Universiteteve të para europiane (1320 Durrës Shkodër), pas Kodikëvë të parë europianë (Kodikët e Beratit 600 – 700 mb. Kr.), thjesht erdhi turku i mallkum! Dhe gjithë këta fëmijë plangprishës të bërë tashmë diku e dikur Perandori, (turke, ruse e danubiane), diku e dikur Fuqi të mëdha, diku e dikur çakenj përreth vazhduan deri në 36 plane e projekte sesi të zhbëjnë Atin dhe Amën e tyre Ilirinë, Epirinë, Arbaninë dhe Shqipërinë, si dhe gjindjen iliro-epire-arbnore-shqiptare, përfshi këtu Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës.
Të gjitha këto ishin me armikun përballë, ishin nga jashtë brenda, ishin nga të tjerë, ishin nga ata me kafkë dolicefale (kafkë vegjël), ishin nga ata gjakprishur ose thjeshtër, ishin nga ata që kishin një prejardhje tjetër me gjak ‘non blue sangue’, ishin nga ata që nuk njihnin Besë e Kanun, ishin nga ata që kur Shqipëria dhe shqiptari shkëlqentë për nga veshjet dhe traditat, ata ishin me nallane dhe ende në epokën e hekurit. Dhe kësisoj dije t’i përgjigjeshe, sepse armikun e kishe përballë. Dhe vjen projekti i 37 me emrin më famëkeq ndër shqiptarët e dardanë, ai i quajtur Cubrilloviq, në vitin 1937, me 37 pika sesi t’ju nxihet jeta shqiptarëve dhe të sikterisen e degdisen nga sytë kambët. Mirëpo ai mortja Cubrilloviq diku gaboi!/? Ai s’parashikoi dot se këta dardanë me gratë peone lindnin, jo nga një apo dy pasardhës si serbët e sllavët, por nga 10-12 -të tillë dhe ndaj kemi Dardaninë ende sot të gjallë e vital.
Dhe plan projekti i 38 ndodh të jetë për herë të parë nga vetë shqiptarët si rasti me Enverin që kreu një genocid të paparë ndër shokët, kolegët, ndër elitën, ndër intelektualët, ndër shokët e vet, ndër bashkombasit e vet në vitet e luftës në bashkëpunim me serbët e sllavët. Mijëra të vrarë pa gjyq, pa vendime vetëm me presje e pikëpresje dhe shpesh me një shkelje syri, aq sa betoheshin si ky mortja dhe Mehmet supermortja se nuk do lëmë Burrë e Kullë mbi këtë vend, me përjashtim të atyre komunistave që pranonin Shqipërinë nën Serbinë. Kësaj i thonë ta gjesh nga mos e pandehsh. Por plan projekti i 39 ishte më i zi akoma si ai i diktaturës komuniste deri më 1990, ku s’ngeli pa vrarë e syrgjunosur e shpirtra sakatosur të asaj sëre shqiptare që në shekuj kishin bërë elitë, të atyre shqiptarëve të bërë intelektualë, të atyre qytetarëve që donin lirinë dhe Shqipërinë më shumë se partinë. Edhe ky plan e projekt nga vetë shqiptarët me ndihmën e uzbash ustallarëve.
Ndaj dhe sot kemi 1,470,000 banorë shqiptarë me projeksion për të vajtur te shifrat e FMN dhe BB e këtyre dy ‘mortjeve’ që iu kanë pirë gjakun shqiptarëve. Ndaj dhe sot kemi ujë, më shumë Hec-e rezervuarë, më shumë Hec-e me kanal e tunele, por energjinë e blejmë më shtrenjtë.
![]()
Dhe s’kini parë gjë akoma, sepse të gjitha ato më parë ishin dhe janë lule para kësaj që po ndodh sot, sikundër është projektplani i 40 -të shpopullimi i kalkuluar, më makabri ndër shqiptarë, nga vetë shqiptarët për shqiptarët, urtë e butë si mola që gërryen drurin, si ndryshku që erodon hekurin, si grami që ha barin e gjelbërt, si kanceri që shqyen njeriun, si skorbuti që ha marinarët! I vetmi shpopullim i tipit genocid që kryhet nga vetë shqiptarët, i maskuar, i thënë me elegancë dhe me një elokuencë të pashoqe kurrë si më parë, ‘dhunshëm’ si Cubrilloviqi, por ndryshe nga ai, jo i hapur, përkundrazi i fshehur që edhe vetë djalli e ka zili. Ky është plan – projekti më i ziu në historinë e gjindjes shqiptare, sepse pas shumë e shumë kohe kupton se ky mol, ky grëm, ky kancer, ky skorbut më hëngri, më mposhti, sepse do sy e vesh të kuptosh djallin që fshihet në detaje, sepse djalli nuk është si dielli që shndrit, ndaj dhe gjuha shqipe e kthen diellin apo djallin e mbarë të shtëpisë me anë të metatezëz me dy ‘l ‘ në djall.
Veç e veç duken si grimca që vonë- vonë mund të kuptosh të tërën, mund të prekësh fabulën e kalkulimit të shpopullimit, që po aq si mjerimi është kafshatë që s’kapërdihet në formën e një golgote pa dhunë fizike, por të një dhune të pakuptuar diplomatike! P.sh., në Cërrik u bashkuan katër shkolla në një të vetme dhe prap numri i nxënësve është katër herë më e vogël se norma, gjithsejt 80 nxënës. Vetë hartuesi i politikave të PS në vitet e para të Rilindjes urbane detyrohet të pohojë sot se pas pesë vjetësh me këtë ritëm fshati i fundit do të shesë lopën dhe delen e fundit. Bavaria hap zyrë për të punësuar si shofera 80,000 shqiptarë; Brukseli kërkon 1800 shqiptarë për shoferë, me ose pa patentë, sepse i bën shofera vetë; Sot ekziston një Marrëveshje e Qeverisë shqiptare me BE për azilkërkues pa atdhe, pra për riatdhesim të atyre personave ‘nongrata’ ose që nuk kanë përfituar dot leje qëndrimi në vendet perëndimore. Në fshatrat e Beratit nuk gjen më sikur edhe një nip të ngrejë arkivolin e gjyshit. Në të gjithë fshatrat e Shqipërisë shikon dyer të vulosura, dritare me përzhiska merimange, hardhi e pemë të harlisura si mos më keq, se njeriu dikur i tyre ka ikur larg si për dreq. Nëse je me autobus të lartë, rrugëve të autostradës Lushnje – Kavajë shikon dyqane të qepenosura! Kqyr kate të dyta të lëna qesim, pamje që të ofrojnë dëshpërim e trishtim, pamje që nuk ta siguronte as lufta e dytë botërore! Dhe më pas vjen naiviteti i asaj pjese mish e oriz të popullsisë, vjen cinizma e Qeverisë, vjen nënqeshja e gjithë të majtëve të Shqipërisë, vjen përçmimi i gjithë kamunistëve, i gjithë globalistëve, i gjithë sarakaçanëve e karakaçanëve, e gjithë gjakprishurve që e duan Shqipërinë të pjekur dhe të djegur, tashmë jo me luftra ballpërballë, por me skenarë si mole migrimi dalngadalë.
Ndaj dhe qeveria e sotme e ka të kalkuluar ikjen, dëbimin, dhe genocidin e shqiptarëve, duke kalkuluar programe për largimin e popullatës vendase; Duke kryer projekte për dobësimin e INSTITUCIONEVE shqiptare; Duke sajuar Konflikte sociale; Duke bërë fakt zëvëndësim popullate ose popullate-fiktive, siç është dhënia e shtetësisë ‘Shqiptare’ indianëve, pakistanezëve, afganëve, etj. Duke bërë gjetjen e individëve (drogaxhinj, perversë, kurva), pra, njerëzit e duhur që do të bëjnë “punët e pista” dhe duke i vendosur ata në Institucione dhe Administrata për të përmbushur AXHENDAT1: Dhe në fund fare, me këto horra dhe me këto taktika na grabisin pasurinë tonë publike, ku një shqiptar që duhet të lind me 500,000 dollarë në Bankë, lind me borxh 500 mijë dollarë??/!!!

Ndaj, shqiptarë mos ik, se ke mision t’rrish! Mos ik, sepse duhet të ikin politikanët! Mos ik, sepse s’kanë faj sarakaçanët që më pas vijnë! Mos ik, sepse sa gjen prindër të dytë, aq gjen Atdhe të dytë. Shqiptar, mos ik, sepse mund të shpëtosh veten, por ke lënë far e fis që vështirësi jetese has, dhe një energji boshe do të të ndjekë nga pas! Shqiptar, mos ik, sepse kështu iknin nizam edhe të parët tanë, dhe ti sot vuan atë ikjen ‘sindromë’, sikundër nipërit tanë do të vuajnë ikjen tënde sot. Shqiptarë mos ik, sepse ikja është dëshpërim, dëshpërimi është depresion, depresioni është grip mental dhe mbas kësaj e ka rradhën hareja, gëzimi. Fundja mos harro – Liria është një atribut që iu takon njerëzve të përgjegjshëm. Shqiptarë duhet të kuptosh – faktin pse po i PËRZËNË shqiptarët. Me kaq pasuri shqiptarët, jo vetëm që hanë me lugë floriri, por edhe rrugët mund t’i shtrojnë me FLORI. Me kaq popullatë sa jemi, ne jemi ndër vendet me burime më të pasura se Norvegjia apo Suedia, Zvicra apo Anglia…..?
Migrimi me dhunë, dëbim nga të tjerë, eksode biblike nga vandalë, genocide nga barbarë e bënë Shqipërinë nga aq (hapësira 1 e 2) në kaq që jemi sot (hapësira 3). Ndërsa, plan projektet e djallëzuara dhe të kalkuluara të sotme synojnë ta kthejnë Shqipërinë në rezervat natyror si indigjenët e Amerikës, diku aty te Geni shqiptar EV 13 – Tiranë – Durrës, Krujë Peqin)!

Pamje nga golgota e parë biblike të shqiptarëve të Kosovës në vitet pas vendimeve të Berlinit të detyruar për të marrë arratinë si muhaxhirë brenda Kosovës, duke lënë gjak e gjithçka dhe duke liruar tokat e tyre mijravjeçare për serbët kolonë, vetëm se sot duan t’i zëvëndësojnë me kolonë jo vetëm serb, por gjithçka vetëm shqiptarë jo!
Nxija jetën shqiptarëve, bëja skëterrë që ata të ikin si dikur, jo me qerre e karroca, por klandestinë nëpër La Manch si bretkosa!

Keqëqeverisje apo Qeverisje e përsosur për dëbim të shqiptarëve!
A nuk mund të quhet qeverisje perfekte për dëbim të shqiptarëve, kur KM shqiptar me politikat e veta parashtron zgjidhje për KM britanik, sesi të heq dorë nga politika e vet për dëbim të emigrantëve në Britani drejt Ugandës nëpër geto lokale, dhe të hedhë sytë drejt Shqipërisë duke menduar që t’i sjellë ata pikërisht në këtë vend në këtë geto të madhe ndërkombëtare.
Dhe fundi i një kalvari pa pushim prej 150 vjetësh sjell sot mijra tavolina bosh pa të dashurit e një votre të ngrohtë shqiptare.

A nuk mund të quhet qeverisje perfekte për dëbim të shqiptarëve, kur KM shqiptar me politikat e veta bën që edhe Bavaria, nisur nga 98 sulmet seksuale e shoqërore të azilantëve të saj në natën e Vitit të Ri, duke përfshirë këtu edhe vete një punonjëse policie, të hedh sytë dhe t’i drejtohet Shqipërisë pas modelit të marrdhënieve që krijoi kjo e fundit me Italinë?
A nuk mund të quhet qeverisje perfekte për dëbim të shqiptarëve, kur KM shqiptar kalkulon një marrëveshje deri në kufijtë e okultës, ku firmos si sheik marrëveshje me prapavija të rënda për popullim të Shqipërisë me njerëz pa komb, pa emër, pa vend, por thjesht do quhen afrikanë, kur nuk dihet sesi do përzgjidhen në anijet hyrëse në det, kur dihet se në shqipëri do të hyjnë 36 mijë në vit dhe Italia bën të mundur për riatdhesim jo më shumë se 2000 si në rastin e v. 2022 dhe 3000 në rastin e v. 2023. Po 33,000 të tjerët a nuk do të jenë pjesë shqetësuese dhe populluese për Shqipërinë, aq më teper kur kemi të bëjmë me njerëz meshkuj, jo familjarë, të rinj kryesisht, pra shkurt dema që do kërkojnë buallica.
A nuk mund të quhet qeverisje perfekte për dëbim të shqiptarëve, kur KM shqiptar kalkulon sesi të ikin shqiptarët në kolonë-kolonë prej 300 vetash në ditë vetëm në Aeroportin e Rinasit dhe 300 të tjerë në rrugë të tjera dhe projekton sesi do të zëvëndësohen këta kolonë-kolonë me gjoja të punësuar duke na lënë dhe postulatin se këtë nuk dinë të ankohen, dhe kompanitë servile që deri më sot kanë punuar me shqiptarë shpalosin taktika e strategji se nuk punohet me shqiptarë pikërisht sipas filosofisë që përcaktoi KM se shqiptarët pretendojnë shumë, të huajtë s’kanë llafe. Kujdes, se historia na mëson se edhe sllavët e jugut, kur erdhën fillimisht në mes të shek. IV mb. Kr., s’kishin llafe, ndaj dhe u quajtën skllav-skallaf, dhe e dimë se ç’ndodhi, kur ata u bënë shumë së bashku me avarët në shek. VI që dogjën shtëpi e katandi deri në gurët e sokakut me dhunë e mizëri.
A nuk mund të quhet qeverisje perfekte për dëbim të shqiptarëve, kur KM shqiptare pranon dhe zbaton politikën e Institutit Soros të lobit grek në Havard me teorinë gjoja të rritjes ekonomike të Shqipërisë (Economical Grouth of Albania) ku gjindja shqiptare gatitet që të shprehet se s’ka ç’më duhet politika dhe harrojnë se është politika që merret me të soe më iku djali e goca këto tre vjet, por fajin e ka opozita dhe Saliu!?

Shqipëria ka humbur historikisht për mijra vjet shumë tokë nga thekët e saj; Shqipëria është shkelur deri në 250,000 ushtarë romakë ku Paul Emili vrau gjithë popullsinë te parthët e Beratit mbi 16 vjeç, po ashtu edhe Augusti vrau 100 mijë ilirë për 4 vjet. Shqipëria është shkelur po nga aq ushtarë të kryqëzatave dhe më pas nga ushtarët turq e osmanë deri të 250,000 të shkelur gjatë luftës së parë botërore, ndoshta po aq e shkelur dhe e shkretuar gjatë luftës së dytë botërore, por kurrë nuk është shkelur kaq brutalisht në zemër të saj dhe nga pushtuesit vendas. Dhe kjo përbën rastin të paprecedentë, sepse gjithmonë litarin mbytës na i kanë vënë të tjerët, dhe vjen një ditë që vjen dikush dhe na i heq! Por sot more vëllezër është rasti i parë që Shqipërisë ja ngul këtë lak mbytës vetvetja, sikundër po ndodh me KM tonë.
Ballkani i quajtur Iliridë deri më 1878 fliste shqip dhe iu desh të shpiknin termin mal apo ballkan dhe të ndryshonin numërin e shteteve çakej përreth Shqipërisë, sigurisht me luftë!? Iu desh të ndryshonin raportin e ardhësve me ata autokton dhe bënë që të gjenin vend edhe për ardhësit vandalë të stepave. Tërë Greqia na mëson historia fliste shqip, dhe po ashtu iu desh të sillnin ardhës nga Anadolli që të votohesh greqisht për gjuhën dhe të flitej greqisht dhe ja dolën ku sot atje dhe në Turqi gjindja ende me gjak shqiptari nuk guxon të ngasë fjalë shqip, madje edhe ata që duan ta bëjnë atë.
Por sot është krejt ndryshe ata përreth po se po, por sikur nuk mjaftojnë ata për ta zhbërë këtë vend, kemi peshqesh edhe politikat më ogurzeze që i kanë ardhur Shqipërisë, sepse më parë fundja qeveritë shqiptare luftonin që mos të dorëzoheshin, ndërsa sot qeveritë shqiptare, sidomos kjo e fundit, o nane o nane, lufton që ky popull të dorëzohet.
Ndaj dhe sot kemi 1,470,000 banorë shqiptarë me projeksion për të vajtur te shifrat e FMN dhe BB e këtyre dy ‘mortjeve’ që iu kanë pirë gjakun shqiptarëve.
Ndaj dhe sot kemi ujë, më shumë Hec-e rezervuarë, më shumë Hec-e me kanal e tunele, por energjinë e blejmë më shtrenjtë.
Ndaj dhe sot kemi naftë per kapital më shumë se çka çdo gjerman, austriak dhe francez, por atë jo vetëm e blejmë më shtrenjtë se në Francë, Gjermani e Austri, por jemi shumë më të varfër se ata?!
Ndaj dhe sot kemi krom e bakër për kapita më shumë se çka çdo çek, turk apo serb, por sot jemi shumë më të vobektë se ata?!
A nuk është kjo qeverisje që 350 milion euro për fermerët i ndau me tre-katër oligarkë dhe fermerët morën ‘tikun’, në fakt u braktisën dhe ata ç’bënë? Thjesht braktisën fshatin kolonë-kolonë dhe po bëjnë atë që quhet kolonizim dhe mbushje krahu e hamalli në tokat e vendeve europiane e amerikane.
A nuk është kjo qeverisje që bëri që shqiptari të rrijë pa rrënjë si asnjëherë tjetër në historinë e vet, duke marrë bregdetin për të vetët, ku ti shqiptar që rri dhe nuk dukesh shqiptar nuk mundesh kurrë të futesh dot.
A nuk është kjo qeverisje që bëri që fshatrat, plot 1260 të tillë, ku kanë aktivitet 1260 hec-e që marrin ujin deri te urina e ujkut dhe deles, duke e futur në tub, duke bërë që të falimentojnë për shkak të mungesës së ujit me mijëra familje që kishin lidhje me tokat e tyre nëpërmjet një pjestari që Zoti dhe natyra ja la në fshat! Por, kjo është shumë pak në krahasim me atë që nipër e mbesa jashtë në Europë nuk kanë më shansin që të kthehen në fshatin e tyre apo në shtëpinë e gjyshit kullë për ta kthyer në turizëm bujtinë, kur nuk ndodhet ajo që Zoti ja ka dhënë me ‘burri’, sikundër është uji që s’mundesh dot kurrë t’ja u marrësh, por ndodhi që një njeri i vetëm ja u mori dhe ai quhet KM ynë.
Ndaj, iu bëj thirrje shqiptarëve që mos të dorëzohen, por të vuajnë me vuajtjet e Shqipërisë dhe të gëzohen me gëzimet e saj.
Ndaj, iu bëj thirrje shqiptarëve që mos të ikin, se po qe për të ikur, të ikin ata, por edhe sikur për inat, sesi mund të lini pronë, shtëpi e katandi që të bëjnë qejf këta mortje si oligarkë plot nur dhe si efendinj.




















