Beqir Sina – Protestat në Serbi: Vuçiç “relike” e Millosheviçit, poston mesazhe të njëjta sikurse ato të Millosheviç-it 23 vjet më parë

157
Protestat në Serbi: Vuçiç me mesazhe të njëjta
Një ditë pas protestës së pestë me radhë dhe ndër protestat më masive deri më tani në Beograd, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram” shpjegoi pikëpamjen e tij për situatën socio-politike që aktualisht ekziston në Serbi.
 Mirëpo, komentet e Vuçiqit sa herë që e sheh veten në pozita të “vështira” autotarizmi, duket se janë një “provokim steril” që nuk mund të ndryshojnë “faktet historike” se vendi i tij(Serbia) ishte viktimë e politikave ekspansioniste të Millosheviçit.
Ajo që u “vrau veshët” të gjithëve në krejt mesazhin e Vuçiq-it mëngjesin e së dieles është se përveç faktit që ai nuk komentoi kërkesat e dhjetëra mijëra njerëzve për dorhëheqje, presidenti serb i dërgoi publikut pothuajse të njëjtin mesazh sikurse Sllobodan Millosheviçi më shumë se njëzet vjet më parë.
“Dikush nga jashtë nuk po e shkatërron Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e shkatërron Vuçiçin për shkak të Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij të dielen.
Pothuajse të njëjtat fjalë i kishte thënë edhe ish-presidenti fashist i Serbisë, Sllobodan Millosheviç para dorëheqjes nga presidenca jugosllave mes demonstratave të vitit 2000, i cili pastaj edhe u arrestua nga autoritetet federale nën dyshimin për korrupsion, shpërdorim të pushtetit dhe përvetësim.
“Ata nuk po sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por Millosheviçin për shkak të Serbisë”, pati deklaruar Millosheviç 23 vjet më parë, vetëm disa ditë para rënies së qeverisë së tij, i cili pastaj do të dilte para Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte.
Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe kufizimin e përmbajtjeve të dhunshme në media, pasi dy raste të vrasjeve masive e tronditën vendin.
Lavdërimi i presidentit serb Aleksander Vuçiq, pesë vjet më parë, për Slobodan Millosheviçin si një udhëheqës “të madh” shkaktoi zemërim sidomos në Kroaci, Bosnje, Kosovë, ku përkatësisht politikat e tij nacionaliste që nisën në vitet 1990 dhe vazhduan për 10 vjet  shkaktuan gjakderdhje dhe shkatërrime, deri sa në Kosovë iste die fundi i tij.
Në fjalimin e tij kryesor (18 dhjetor 2023) teksa vizitonte serbët e Kosovës , ishte po ky Aleksandar Vuçiq që bëri thirrje për paqe dhe pajtim me shqiptarët e Kosovës, por gjithashtu lavdëroi ish-udhëheqësin serb Millosheviç.
“Milosheviç ishte një udhëheqës i madh serb, synimet e të cilit ishin sigurisht për më të mirën, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta”, ka thënë Vuçiq. “Jo sepse ai e donte këtë, por sepse dëshirat tona ishin joreale, ndërsa ne neglizhuam dhe nënvlerësuam interesat dhe aspiratat e kombeve të tjera.”
Ai po ashtu gjatë atij fjalimi kritikoi  ish-zyrtarët pro-perëndimorë serbë për dorëzimin e Millosheviçit dhe gjeneralëve të tij në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, Holandë.
Vuçiq, i konsideruar si një ultranacionalist gjatë luftërave në Ballkan, ishte ministër i informacionit i Millosheviçit në vitin 1999.
Sigal