5 Qershor 1940 – Dita e themelimit të Çetës së Pezës

198
Sigal

Më 5 qershor 1940 me nismëm e Myslim Pezës dhe mbështetjen e parë nga njerzit e fisit të tij, në Pezë u themelua Çeta e Pezës, që njihet botërisht si formacioni i parë ushtarak antifashist në Europë. Formimi i Çetës së Pezës dhe fillimi i veprimeve ushtarake të saj kundra pushtuesit italianë, shënon në Shqipëri fillimin e luftës për çlirimin e vendit nga fashizmi.

Tri ngjarjet historike që duhet gjithmonë ti kujtojmë:

1/ 7 prill 1939 pushtimi i Shqipërisë nga fashizmi italian, që është datë që shënon edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore,

2/ 5 qershor 1940 themelimi i Çetës së Pezës, i pari formacion luftarak në Europë,

3/ 10 korrik 1943 themelimi i Shtabit të Përgjithshëm  të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, i cili organizoi luftën për çlirimin e plotë të vendit nga fashizmi.

Myslim Peza hero i vërtetë

për Atdheun dha kushtrimin

ngriti në Pezë të parën çetë

filloi lufta për çlirimin!

 

Erdhën në Pezë nga të gjitha anët

gegë e toskë dhe nga malësia

u bënë vëllezër e motra bashkë

të çlirohet Shqipëria!

 

Babë Myslim të qofshim falë

na dhe për lirinë shpresën

na ushqeve me idenë

të bashkuar të ngejmë qendrësën.

/L.Peza, Dhahran, Saudi Arabia, 25 maj 2013/

Me një herë pas formimit, Çeta e Pezës filloi veprimet luftarake kundra zaptuesve italianë dhe veglave të tyre në vend. Prandaj duke parë rrezikun që i kanosej, komanda ushtarake italiane përgatiti sulmin e befasishëm ndaj Pezës heret më 16 mars 1941. Por për këtë sulm Myslim Peza mori njoftimet e miqve të tij në Tiranë Adem Xhepa dhe Osman Tafmizi. Që të dy në letrat e tyre dhënë korierit të Pezës Murat Muçalla i shkruanin se:

‘.. sipas njoftimeve të sigurta që kemi ditët në vijim Peza do të sulmohet nga forca të lumta fashiste’.

Me këtë njoftim Babë Myslimi  riorganizoi forcat e Pezës që në këtë kohë ishin rreth një qind luftëtarë.  Një njësit me në krye heroin Kajan Karafili u vendos në lagjen Bec të Pezës, një njesit tjetër me në krye herojtë Fadil dhe Muharrem Çelmetën u vendos në lagjen Çelmetje, sepse sulmi mund të vinte edhe nga Kavaja, një njesit tjetër me në kryes heroin Jonuz Hakromën u vendos në fshatin Pajonë, sepse sulmi fashist mund të vinte edhe nga Rrogozhina.

Heret në mëngjes të datës 16 mars 1941 rreth 700 karabinierë italianë sulmuan Pezën.

Skema e Luftës së 16 marsit 1941 në Pezë:

1-Shtëpia Hasan dhe Abdurrahim Pezës, 2-Shtëpia e Shyqyri dhe Myslim Pezës, 3-Teqja e Baba Hasanit, 4-Shtëpia e Ahmet Hoxhollit, 5-Shtëpia e Behexhet Hoxhollit, 6-Posta milicore e Pezës, 7-Vendosja e forcave kryesore të Çetës së Pezës, 8-Vendosja e forcave kryesore fashiste, 9-Njësiti i Kajan Karafilit, 10-Forcat vullnetare të Çelmetjeve, 11-Njësiti i xha Kasemit, vendi ku ra xha Kasemi, 12-shtëpia e Metë Kodrës, 13-Vendi ku luftoi dhe ra dëshmori Hasan Peza, 14-Vendi ku u plagos Skënder Peza, 15-Rruga e ndjekur nga gratë dhe fëmijët për të çarë rrethimin, 16-Pozicioni i luftimit të H. Pezës, 17-Vendi i vrasje së Sadi Sinanit, 18-Vendi ku ra Vath Korriku, 19-Vendi ku ra Xhafer Durishti.(viz. L.H.Peza)

Luftëtarët e parë të Çetës së Pezës dhe herojtë e Pezës:

Myslim Peza, e shoqja Zenepe Peza, Hasan Peza, e shoqja Ismete Peza, xha Dyrr Peza dhe e shoqja Haxhire Peza, heroina Myrvete Peza me të fejuarin e saj heroin Kajan Karafili dhe heroina Dije Peza, e bija e Bab Myslimit.

Herojtë e popullit shqiptar Myrvete Peza me të fejuarin e saj heroin Kajo Karafili

Lufta e 16 marsit 1941 qe mjaft e ashpër ku armiku la në fushën e betejës 84 të vrarë dhe shumë të plagosur. Në luftime me armikun mbetën edhe pesë dëshmorët e parë të Pezës dhe të Luftës Nac. Çlirimtare: Hasan Peza, Rrem Haka, Sadi Sinani, Vath Korriku dhe Xhafer Durishti.

Lufta e parë në Pezë më 16 mars 1941 tregoi shpirtin luftarak të të gjithë partizanëve pezakë dhe organizmimin e përsosur të saj nga komandanti Myslim Peza.