Vlonjatët nuk mund të bëhen fajtorë për ecurinë e turizmit. Unë besoj dhe uroj që periudha 20 korrik-20 gusht të ndryshojë. Sot plazhet në Vlorë kanë shumë pushues, nga bebet e vogla deri tek brezi i katërt.
Disa përgjegjësi nuk janë të vlonjatëve:
- Ndotja e detit nga mbetjet e anijeve dhe çdo mjeti lundrues;
2 Vazhdimi i derdhjes së ujrave të pa përpunuar në det dhe në zonën e Lungonares:
- Vazhdimi i vonesave në grumbullimin dhe heqjen e mbetjeve, jo vetëm nga bashkia, por sidomos edhe nga biznesi në zonat me intesivitet të lartëe turistik;
- Në mbetjen pa plazhe publike në zonat më të mundëshme për pensionistët dhe qytetarët në pamundësi të paguajnë tarifat e kripura të plazheve private, shumë prej tyre zaptuese me leje qeveritare të plazheve publike:
- Përmirësimin e transportit publik kudo në Shqipëri, ishte vrejtja dhe shqetësimi kryesor i turistëve në 2023,
- Muzika e lartë, dëmtuese e shëndetit dhe psikologjikisht acaruese, që çuditërisht deklarohet nga qeveria se çdo fillim sezoni nuk do të ekzistojnë?!
- Ministria dhe bashkia të plotësojnë pikat e informimit si vende fizike dhe shërbime Informimi on line.
- Duhet të krijohet sistemi i mbrojtjes dhe kompesimit të turistëve vendas dhe të huaj që dëmtohen nga ndryshimi i njëanshëm i çmimit të dhomave dhe paketës bashkëe-shoqëruese;
nën konceptin e direktivave të BE-së të mbrojtjes së konsumatorëve;
Por edhe ne të gjithëëe sëbashku duhet të bëjmë më mirë disa gjëra:
- Komunikimi të jetë sa më dashamirës;
2.Korrektësia në cilësinë e shërbimeve në hotel, në restorante në plazh, në kohën e lirë të jetë maksimale gjatë24 orëve dhe 7 ditëve të javës;
- Siguri maksimale për klientët e hoteleve, restorante, pubeve, kudo dhe për këdo;
- Ndihma mjeksore e menjëhershme mjeksore për çdo shqiptar dhe turist në çdo pjesë të vendit dhe në çdo orë ëë ditës;
- Pastërti maksimale në çdo pjesë të zinxhirit të turizmit, si për ambientet e brendshme duke filluar nga banjat deri tek ambjentet në anë të detit.
Lidhur me gropën në gjoks, vlonjatët do të vazhdojnë të kontribuojnë duke përdorur përherë gjoksin. ja ka dhën këetë vlerësim maksimal;
Vora dhe vlonjatët kanë kontribute të jashtëzakonshme për Pavarësinë dhe Lirinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptarë.