Xhelal Mziu: Raporti i DASH për 2024, tregoi dështimet e qeverisë me drogën, korrupsionin dhe largimin e investitorëve të huaj

Xhelal Mziu

Raporti i DASH për klimën e biznesit: pastrim parash, korrupsion i përhapur, konkurrencë e shtrembëruar, informalitet, zhvatje, regres. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin e 2024-s për klimën e investimeve të Shqipërisë ka konstatuar se, zhvillimi ekonomik është i brishtë nga: Korrupsioni i përhapur, Konkurrenca e shtrembëruar,Nungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.Shqipëria ka gjithashtu një sektor të madh informal. Vendi vuan nga fenomeni i pastrimit të parave. Raporti thekson se komuniteti i biznesit raporton se:Fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, Kontrabanda, Evazioni fiskal,Korrupsioni Shtrembëron konkurrencën në treg. Raporti, i cili është një orientues për investitorët amerikanë që duan të investojnë në Shqipëri, thekson se; “Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, përfshirë atë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri. Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta për Korrupsionin”, sipas Transparency International.Shqipëria vuan nga një sektor i madh informal dhe nga aktivitetet e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020. “Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar, thekson raporti.Të drejtat e pronësisë vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t’u marrë. Ka raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.

Sigal