Prof. Dr. Alqi Naqellari: Shqipëria nuk ka kapacitete turistike të mbulojë dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm

267
Sigal

Shqipëria nuk bëhet me turizëm. Këtë e ka treguar dhe verifikuar koha. Ka 10 vite që kjo qeveri çdo ditë flet dhe reklamon turizmin. Që ka shpenzuar me miliarda, që ja ka ulur TVSH në 12% dhe askush nuk ka parë hair. Askush, përveç atyre, që kanë resorte, hotele e motele, që kanë klinika mjekësore. Nuk ka parë njeri që rritja e turizmit të ketë sjellë ndonjë rritje të mirëqënies.

Shqipëria nuk bëhet me turizëm. Këtë e ka treguar dhe verifikuar koha. Ka 10 vite që kjo qeveri çdo ditë flet dhe reklamon turizmin. Që ka shpenzuar me miliarda, që ja ka ulur TVSH në 12% dhe askush nuk ka parë hair. Askush, përveç atyre që kanë resorte, hotele e motele, që kanë klinika mjekësore. Nuk ka parë njeri që rritja e turizmit të ketë sjellë ndonjë rritje të mirëqënies. Kjo sepse resortet e mëdha thuajse gjithë produktet që konsumojnë i kanë të importit, kështu euroja ashtu si hyn në Shqipëri ashtu edhe del prej saj. Një pjesë të madhe e nxjerrin vetë qeveritarët, deputetët e biznesmenët. Nuk krahasohen vizitorët që vijnë në Shqipëri me çanta dhe rulota me shqiptarët që shpenzojnë jashtë sa dhjetë fishi i tyre. Në Shqipëri vijnë turistë të lodhur dhe shumë pak turistë elitarë. Vendin kryesor e zënë shqiptarët përreth që më së shumti janë vizitor- ekskurionistë dhe jo turistë. Gjithsesi Shqipëria ka një teritor të vogël për të pretenduar se mund të ketë prioritet turizmin dhe të dyfishojë PBB-në me turizëm.

Ekonomia shqiptare duhet të zhvillohet në thellësi për të shfrytëzuar pasuritë nëntokësore. Te ky drejtim duhet parë shtimi dhe rritja e PBB-së me synim dyfishimin e saj. Industria nxjerrëse e përpunuese duhet të jetë prioritet. Ndërtimi i Kombinatit të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh duhet të jetë prioritet. Duhet të zgjerohet në det, Vlora dhe Durrësi duhet të kthehen në kantiere të ndërtimit të anijeve dhe jo në rezorte për arabët. Duhet të zgjerohet industria e akuakulturës, mbarështimi i midhjes dhe i peshkut. Shembull për flotën tregtare civile dhe akuakulturën kemi Greqinë. Le të ndryshojë struktura e PBB-së në favor të atyre degëve që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm, dhe rendiment, që rrisin shkallën e punëzënies.

Për vitin 2021 bujqësia ka dhënë 18.36% të PBB-së, industria gjithsej 11.23%, ndërtimi 9.51%. Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 16.41%, të tjerat 31.45%, taksat 13.03% gjithsej 100%.  Siç shihet tregëtia  me shumicë dhe pakicë plus transportin që është pjesë e turizmit nuk japin as 20% të PBB-së. Këto raporte duhen përmbysur.

Nga Shqipëria largohen në emigracion me dhjetra mijë të rinj në moshë pune. Këta ndikojnë ndjeshëm në uljen e prodhimit dhe të konsumit gjë që i sjell ekonomisë shqiptare një dëm të pakthyeshëm, që nuk mund të kompensohet dot asnjëherë nga vizitorët e huaj.

  1. Një vështrim i përgjithshëm mbi turizmin në Shqipëri

Shqipëria është një vend bregdetar dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Nga pikpamja e pozitës gjeografike, Shqipëria ndodhet në kryqëzimin e rrugëve, që lidhin nga njëra anë gadishullin Apenin nëpërmjet kanalit të Otrantos (73 km), me brendësinë e gadishullit Ballkanik nëpërmjet rrugës Egnatia me Bosforin dhe më tej me Azinë e Vogël; nga ana tjetër Europën Qëndrore nëpërmjet rrugëve Dalmatine me Greqinë. Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Lartësia mesatare e vendit është 708 m mbi nivelin e detit , dy herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësia më e madhe ndodhet në lindje në malin Korab me 2751 m mbi nivelin e detit. Fushat zënë pjesën perëndimore të vendit përgjatë bregut të Adriatikut. Kurse në juglindje të vendit ndodhet rrafshnalta e Korçës, 800 m mbi nivelin e detit. Fushat më të ulta ndodhen gjatë brigjeve të lumenjve Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Seman, Erzen, Mat e Drin përgjatë të cilave ndodhen dhe zonat e banimit si dhe rrugët e komunikimit.

Shqipëria ka 808 objekte të Pasurisë Natyrore dhe 1390 Objekte të Pasurisë Kulturore të njohura me Ligj. I takon 12.7 km2 për 1 objekt natyror ose kulturor. Sipas Qarqeve kemi këtë ndarje:

Pasuri Natyrore dhe Pasuri Kulturore, Qarku i Elbasanit 82/134, i Fierit 39/44, i Vlorës 95/210, i Korçës 89/161, i Gjirokastrës 110/206, i Lezhës 38/26, i Dibrës 106/64, i Kukësit 60/38, i Shkodrës 94/153, i Durrësit 21/57, i Tiranës 28/185 dhe i Beratit 46/112. Në këtë shkrim do analizojmë vetëm 6 qarqe.

Pasojat negative të turizmit në Shqipëri.

*Nëpërmjet turizmit nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe dyfishim të Prodhimit të Brendshëm. Ai kufizohet nga numri i vizitorëve vendas dhe të huaj. Ky sektor preket menjëherë nga sëmundjet, nga pandemitë, nga luftrat dhe fenomene të tjera. Ai është i lidhur me qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit dhe botës.

*Nga Shqipëria largohen në emigracion me dhjetra mijë të rrinj në moshë pune. Këta ndikojnë ndjeshëm në uljen e prodhimit dhe të konsumit gjë që i sjell ekonomisë shqiptare një dëm të pa kthyeshëm që nuk mund të kompensohet dot asnjëherë nga vizitorët e huaj.

*Aktivitetet turistike janë të kufizuara sidomos në Shqipëri që është një vend me sipërfaqe shumë të vogël, me një GDP pre 17 mld euro. Që është një vend i prapambetur, pa industri të zhvilluar dhe pa një bujqësi moderne, përkundrazi me një bujqësi të prapambetur dhe të coptur në miliona parcela.

*Nuk ka rrugë për të shkuar në të gjitha objektet arkeologjike, për të shkuar në Parqet e Veçuara apo objekte të tjera, të cilat mund të bëhen të shfrytëzueshme.

*Shqipëria ka rreth 100 kala, vetëm pak prej të cilave janë të mirëmbajtura dhe të vizitueshme.

* Nuk ka Fletë Palosje për të gjitha objektet turistike. Nuk ka Fletë Palosje për qytetet bregdetare, për plazhet që ato mbulojnë. Në internet nuk gjen të dhëna për Ksamilin, për Plazhin e Gjeneralit, për Velipojën për Ranën e hedhur etj, etj.

*Nuk ka investime për mirëmbajtjen e objekteve arkeologjike, të objekteve të kultit, të Urave, Rrugëve, të Shpellave dhe të teatrove.

*Nuk po jepen kalatë me qera në mënyrë që të popullohen. Duke u populluar ato do rindërtohen dhe do të bëhen më të pëlqyeshme për shqiptarët  dhe vizitorët e huaj.

*Nuk ka rrugë, shkolla, ujë, klinika mjekësore në pjesën më të madhe të fshatrave të Shqipërisë. Në fshatra kanë mbetur vetëm pleqtë prandaj edhe blegtoria e trashë (gjedhi) është përgjysmuar. Fshati shqiptar po shkon drejt eleminimit dhe po kështu edhe bujqësia e blegtoria. Janë boshatisur me dhjetra fshatra, po boshatisen qytetet e vegjël industrialë të ndërtuar në periudhën e socializmit. Po mbyllen shkolla dhe spitale në qytetet e vegjël, ne qytetet periferikë. Shembulli më tipik janë Memaliaj dhe Tepelena që dikur lulëzonin.

*Nga 2996 fshatra qeveria e shikon turizmin vetëm në 100 prej tyre ose në 3.3%. Nuk bëhet Shqipëria me 100 fshatra. Në rrethin e Memaliajt dhe Tepelenës ka vetëm 2 fshatra turistikë. Kalivaçi dhe Nivica. Po të tjerët?

*Turizmi sjell ndotje të ambientit, në qytet, fshatra pyje, lumenj dhe liqenj.

*Turizmi sjell rritje të nivelit të çmimeve, sjell rritje të nivelit të çmimeve të hoteleve, të bar-restoranteve, resorteve, sjell rritje të çmimeve në shëndetësi, të bërjes së gojës, të rregullimit të fytyrës, sjell rritje të çmimeve të suvenireve etj.

*Turizmi sjell rritje të llojeve të sëmundjeve të ndryshme. Ishin vizitorët ata që e përhapën covid-19 në kohë rekord në mbarë botën.

*Turizmi i sjell përhapjen e veseve të huaja, të drogës, prostitucionit etj.

*Prioriteti i turizmit ka ndikuar negativisht në sistemin arsimor. Turizmi ka ngushtuar kërkesën për degë të ndryshme në Universitete, sepse kërkon guzhinier, kamarier dhe menaxher. Prandaj në Shqipëri janë mbyllur me dhjetra degë në Universitete. Kërkohet mjekësia për t’u larguar nga Shqipëria.

  1. Përshkrimi i objekteve turistike kulturore dhe natyrore sipas qarqeve(6 qarqe).

Qarku i Beratit përbëhet nga 5 Bashki: Berat, Ura Vajgurore, Kuçova, Poliçani dhe Skrapari,

dhe 20 Njësi Administrative. Qarku i Beratit ka gjithsej 112 objekte kulturore. 68 i ka Berati, Backë, Balibardhë Pargullas nga një, Çorovoda, Skrapari nga 3,Vokopola 4, Ura Vajgurore 2 etj.

Struktura e Objekteve Kulturore është: Banesa karakteristike 52 njësi, Kala 13, Hamami Sllatinjes, Katedralja në Kala, Kisha 16, Muzeu Etnografik, Rrënoja 9 njësi, 2 Teqe dhe një Tyrbe në Berat, 7 Ura të vjetra, 2 Vendbanime prehistorike dhe 3 Xhami në Berat. Kalaja dhe Kishat në teritorin e saj. Të gjitha janë të kategorisë së parë. Nga Monumentet kryesore përmendim: Qyteti Beratit si qytet Muze i njohur nga UNESKO. Ura e Goricës me 7 Harqe ndërtuar në 1780, në Kala ndodhen Kisha e Shën Vllahernës, e Shën Triadhes,  dhe Kisha e Shën Mëhilli.  Ka mbi 400 vepra ikonografike. Në Berat ndodhen Xhamia e Plumbit(XVI), Xhamija Mbret dhe Teqja Halvetjaneme dekoracione evropiane dhe aziatike. Në Berat ndodhen Kodikët, Kodiku i Purpurt i shkruar në Shek. VI, me ngjyrë të kuqe. Është 1 nga 5 Kodikët që janë në Botë. Kodiku i Artë(i shkruar në pergamene). Në Berat ndodhet Muzeu Etnografik (ka mbi 1000 objekte), Pazari Mesjetar, Galeria e Arteve. Qyteti Dimalit në të cilin ndodhet kalaja e Xhaxhajve dhe Kisha e Sinjës. Në Kuçovë ndodhet Kisha e Kozares në gjendje të mirë, në Perondi Kisha e Shën Nikollës(në gjendje të mirë.Ura e Konizbaltës(Ura Vajgurore) ka qënë me 7 harqe.

Struktura e Pasurive natyrore: 3 Ahishte, 2 Arra. 2 rezervate natyrore (Balloll, Bogovë), Dushkaja në Tendën e Qypit(Park Kombëtar), 2 Kanione(Kanionet e Lumit Osum në Skrapar, nga 20-40 metra lartësi. ), 5 Lisa, Mali Tomorit (Park Kombëtar.7 grupe rrepesh, 3 Shpella, 5 Stera etj. Pylli i Lisave, Mali i Bardhë Velçan (Pylli i lisave te Mali i Bardhë, përbën një masiv pyjor 2000 ha, në lartësinë 800-900 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në drejtimin veri-jug. Në Tomor ndodhet Teqeja e kulmakut. 13 nga këto objekte janë në rrethin e Beratit dhe 34 në rrethin e Skraparit. Disa Foto

Kalaja e Beratit.
Kalaja e Beratit.
Kodiku i purpurt.
Kodiku i purpurt.
 Xhamia e Plumbit.
 Xhamia e Plumbit.

 

2) Qarku i Dibrës përbëhet nga 4 Bashki: Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos, ka 31 Njësi Administrative. Qarku i Dibrës ka gjithsej 64 monumente kulturore. Të gjitha Kategoria e Parë. Nuk ka përqëndrime, janë të shpërndara.

Struktura e Objekteve Kulturore është: Banesa karakteristike 32, Kala 5, 3 Kisha (Veçohet Kisha e Shën Mitrit në Kërçisht), 7 Kulla, 4 Ura, 1 Xhami, 1 Tyrbe, 3 vendbanime, Muzeu Etnografik.

Struktura e Pasurive natyrore: 6 Burime, 2 Gurra, 3 Gurrë, 2 Gryka, 2 Kanione, Park Natyror (Korab-koritnik), 6 Liqene ( i Ulzës Rezervat Natyrore), 30 grupe lisash, Lura (Park Kombëtar), 2 grupe Pishash, 6 grupe Qarri, 6 Grupe rrepesh, Shebenik (Park Kombëtar), 7 shpella, 2 Ujëvara, 3 Vakëfe, 2 Vidha, etj. Shpellat më të rëndësishme konsiderohen: e Skënderbeut në Reç, Shpella e Bellovës, Shpella e Borovës, e Nazirit në Mat, Shpella e Radit (ku janë gjetur objekte historike, e Ostrenit të Madh, Shpella e Sharakanit, në Komunën Muhur,  Shpella e Pëllumbit, afër Kastriotit, Pirra e Madhe në fshatin Fshat, Shpella e Gaqit dhe e Kamës së Atit në Shkinak (ndodhen në fshatin Hotesh të Komunës së Luznisë), Shpella e Gjurasit në Shupenzë), 3 Shpella në Laç. Në Dibër kultivohet bletaria, ka florë dhe faun të pasur. Prej objekteve natyrore 40 i ka Mati, 43 Dibra dhe 23 Bulqiza. Disa Foto nga Dibra:

Ura e Vashës
Ura e Vashës
Xhamia e Allabegisë
Xhamia e Allabegisë
Kulla e Dyle Çelës.
Kulla e Dyle Çelës.

3) Qarku i Durrësit përbëhet nga 3 Bashki, Durrës, Shijak dhe Krujë dhe 13 Njësi

Administrative. Qarku i Durrësit ka gjithsej 57 monumente kulturore.

Struktura e Objekteve Kulturore është:Banesa karakteristike 12, Kalaja dhe Amfiteatri në Durrës, 2 Hamame, 5 Kala, 2 Kulla, 2 Mozaik në Durrës, Monumenti Skënderbeut, Kisha e Shëna Ndojit, 2 Ndërtime, Pazari dhe Kalldrëmi Vjetër në Krujë, 1 Muze Etnografik në Krujë, 1 Xhami, Teqja e Dollmës, etj. Përgjithësisht janë të shpërndara në të gjithë rrethet.

Struktura e Pasurive natyrore: Ka mbi 21 pasuri natyrore që ndodhen 8 në Durrës dhe 13 në Krujë. Prej tyre përmendim: 2 Gryka, Parkun Kombëtar të Krujës dhe Qafë Shtamës, 2 Plazhe, 6 Grupe rrepesh, Sarisalltikun, Rezervatin natyror të Rrushkullit etj.

Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit
Kalaja e Bashtovës 
Kalaja e Bashtovës   

4) Qarku i Elbasanit ka 7 bashki Elbasani, Cerriku, Belshi, Peqini, Gramshi, Librazhdi dhe 43 Njësi Administrative. Qarku i Elbasanit ka gjithsej 134 objekte kulturore. 50 objekte i ka Elbasani, 4 Grabova, 3 Kostenja, 3 Orenja dhe të tjerat janë të shpërndara. Përgjithësisht janë objekte të kategorisë së parë.

Struktura e Objekteve Kulturore është: Banesa karakteristike 27, 2 Gurrë, 2 Hamame, 28 Kala, 7 Kisha, 2 Kulla Sahati, Muzeu Elbasan, 14 Ndërtesa, 7 Rrënoja kishe, dhe urash antike, 3 Tuma, 2 shtëpi, 1 Shpellë, Pjesë e rrugës Egnatia, 6 Ura 2 Xhami etj. Përgjithësisht janë objekte të Kategorisë së Parë.

Struktura e Pasurive natyrore: 2 Ahishte, 3 Burime (Burimi i Llixhave më i rëndësishmi), Rezervat Natyror i Dardhë –Xhyrrë, 4 Dushkaja, 3 Gurra, 2 Kanione, Park Kombëtar, Kuturman, 9 Liqene, 2 Grupe Lisash, Mali Tomorit (Park Kombëtar), 2 Mana, 2 Mështekna, Rezervati i Polisit, i Qaf Bushit, 3 Grupe pyjesh, 16 Rrepe, (Shebenik Jabllanic Park Kombëtar), 8 shpella, Mali Sopot- Stravaj (Monument Natyror), Ujrat e Satirës etj. Prej tyre 23 i ka Elbasani, 21 Gramshi, 8 Peqini dhe 30 Librazhdi.

Belsh vendbanim i fortifikuar 
Belsh vendbanim i fortifikuar  
Kalaja e Elbasanit 
Kalaja e Elbasanit 

5) Qarku i Fierit përfshin 6 bashki Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër dhe 36

Njësi Administrative. Gjithsej ka 44 Objekte Kulturore.

Struktura e Objekteve Kulturore është: Banesa 6, Muze Etnografik 1, Kala 3, Kisha 11, 2 Manastire, 2 Mozaikë, 5 Qytete antik, 1 Tempull antik, 2 Ura, 2 Vendbanime të Lashta, Varreza të Lashta etj. Objektet janë të shpërndara dhe të Kategorisë së Parë.

Struktura e Pasurive natyrore: Qarku i Fierit ka këto pasuri natyrore (Monument natyre): Duna 2 blloqe, Pisha 3 blloqe, Kurora e Lumit Seman, Rrepe 9 blloqe, Laguna e Karavastasë, Pisha 2 grupe, Parku i Levanit, Ujrat termale te Povlës dhe Karbunarës, Shpella e Pocemit, Arra e Hekalit, Dushkajat e Senës, Godulla e Pishës Divjakë, Gorica e Kodrës në Kryekuq, Selvitë e Manastirit në Ardenicë, Dushkajat e Manastirit Lushnjë, Vidhat Zharnec, Kordoni litoral i lagusës së re të Karavastasë,gjithsej 39. Thuajse të gjitha janë pasuri natyrore të kategorisë së tretë. Nga këto pasuri 8 ndodhen në rrethin e Fierit, 15 në Lushnje dhe 14 në Mallakastër.Thuajse të gjitha të vizitueshme.

Nikaia,qytet antik në Ballsh 
Nikaia,qytet antik në Ballsh 
Manastiri Ardenicës 
Manastiri Ardenicës 
Parku i Apolonisë
Parku i Apolonisë

6) Qarku i Gjirokastrës përbëhet nga 7Bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Memaliaj,

Libohovë, Këlcyrë, Dropull dhe 26 Njësi Administrative. Gjithsej ka 206 objekte kulturore.

Struktura e Objekteve Kulturore është: Banesa karakteristike 72, Guri Qytetit të Përmetit, Kala 19, Kisha 33, 2 Kronj, 3 Kulla, 2 Manastire, 2 mullinj, 4 Porta, 3 Puse, 1 Qytezë antike në Kuqar dhe Varezat e saj, 9 Rrënoja fshati, urash etj, 5 Shpella, 2 Stera, 2 Tavane, 2 Teqe, 2 Ujësjellsa antik, 3 urat, 13 Ura antike, 2 Vareza Antike, Vendbanim antik, Guri Qytetit të Përmet, Manastiri Nepravishëts, Shpellat e Nepravishtës, Banjat e qytetit, L.Mecite, Manastiri Ungjithizimit Vanishtë, Xhamija e Teqesë, Teqeja e Koshtanit, Teqeja e Gllavës, Teqeja e Turanit e Memaliajt etj. Thuajse të gjitha monumente të Kategorisë së Parë.

Struktura e Pasurive natyrore:  Nga pasuritë natyrore 49 ndodhen në rrethin e Gjirokastrës, 28 të Tepelenës dhe 30 në atë të Përmetit. 5 Grupe Bredhash (Hotovë-Dangëlli, Park Kombëtar), 4 Burime të mëdha Uji (Uji Ftohtë Tepelenë, Libohovë, Nepravishtë e Glinë), 3 Gurrë ( i Qytetit të Përmetit), 4 Kanione (Nivicë, Lengaricë të vizitueshëm), Rezervat Natyror i Kardhiqit, 6 Grupe lisash, Mogilat e Vasjarit, 3 Puse, 4 Grupe pyjesh, 30 Rrepe e grup rrepesh, 3 Selvi, 4 shëmbje, 6 Shpella(të gjitha në Tepelenë), Tarraca e Bënçës, 3 Vezët e Gllavës, Ujvara e Progonatit,Vrima e Shkëmbit etj.

Monumente natyre në Kurveleshin e sipërm, të cilat janë një atraksion i rrallë natyror përmendim:

1-Shpella Mema e Ujit. 2. Sterra e Çikës.3. Shpella e Leke Petes.4. Shpella e Ujit –Dhembel.5. Vrima e Shkëmbit.6. Ujevara e Progonatit.7. Shpella e Kasarit.8. Kanionet e Nivicës.9. Lugjet e Dhemblanit.10. Lisi i Levanit.11. Buza e Bredhit – Luzat.12. Rrapi i Selam Musait.13. Shpella e Mezhgoranit.14. Shpella e Leklit.15. Burimet e Ujit te Ftohte.16. Pusi i Shëndëllisë.17. Mogillat e Vasjarit.18. Tarraca erozive e Bënçës.19. Shkëmbi i Prerë Dukaj.20. Triavgat në Gllavë.21. Rrepet e Dervenit.22. Rrapi i Damës.23. Rapi i Progonatit.24. Rrapi i Qesaratit.25. Rrepet e Donies dhe Burimi i Donijes–Kalivaç.26. Rrepet e Ujit të Ftohtë.27. Lisi i Luzatit.28. Rrapi i Hormovës.29. Mrezhda e Zhabokikës.

Kalaja e Gjirokastrës  
Kalaja e Gjirokastrës  
Kisha e Laboves  
Kisha e Laboves  
Kisha e Lusës 
Kisha e Lusës 
Guri qytetit në Përmet.
Guri qytetit në Përmet.

Këto kapacitete turistike nuk mund të mbulojnë dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm.