Kursi i këmbimit/ Valutat kryesore zhvlerësohen ndaj Lekut, rritet vetëm franga

174
Sigal

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të Martën, leku forcoi pozitat pothuajse me të gjitha valutat e huaja kryesore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,43 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me vetëm 0,02 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 100.48 lekë, ndërsa euro u këmbye me 123.02 lekë.Ndërkohë paundi britanik u nënçmua me 0.10 lekë dhe këmbehet me 142.46 lekë.Franga zvicerane u forcua me 0.10 lekë dhe u ngjit në kuotën e 112. 42 lekëve.