Shqiptarëve u mohohet puna, mundi dhe djersa, ndërsa grekëve u rritet pensioni, një absurditet i vitit 2020

599
Sigal

Nga Athina për “Telegraf” Shpëtim Zinxhiria

Me diskutimet e kryetarëve të partive parlamentare ditën e enjte vendoset përfundimisht ligji për pensionet. Por për momentin nuk ka asnjë transparencë se cfarë do të bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë…

Konkretisht, një pensionist me 40 vjet punë dhe pagë 700 euro, me ligjin e mëparshme të ashtuquajtur Katrugalos do të merrte 684 euro, ndërsa me ligjin e ri të ministrit të Punës Brutsi do të marrë 734 euro, domethënë një rritje prej 50 euro. Një pensionist me 40 vjet punë dhe paga prej 1.000 eurosh ka marrë pension prej 812 euro dhe do të marrë 884 euro (+72 euro). Një pensionist me 40 vjet punë dhe paga prej 1.500 eurosh, merrte një pension prej 1,026 eurosh me ligjin e ri do të marrë 1,134 euro (+108 euro). ευρώ). Më në fund, një pensionist me 40 vjet punë dhe pagë 2,000 euro, merrte një pension prej 1,240 euro do të marrë 1,384 euro (+144 euro).

Ende nuk ka një transparencë se cfarë do të bëhet me pensionet e migrantëve shqiptarë, kur më parë kërkohej një siguracion prej 40 vitesh etj.

Dihet qe shqiptarët përbëjnë afësisht 8% të siguracineve në sistemin e sigurimeve shoqeërore ne Greqi, pra te siguruar janë 148 mijë, përjashto bizneset apo garatë që punojnë në shtëpia si dhe ato në bujqësi OGA. Në 22 vite vlera e shqiptarve në këto siguracione eshte e barabartë me vlerën e punës së grekëve në dy vite bashkë.