Ndezi një fishekzjarr që shkaktonte tym në derbi, gjykata e Tiranës dënon me 6 muaj tifozin e “Bardhë e Blu”

436

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg një tifoz të ekipit të Tiranës. Ai u ndëshkua për mënyrën se si zgjodhi të festojë në stadium golin kundër Partizanit.

Në ndeshjen e zhvilluar më 13 dhjetorit 2019, 27-vjeçari Armando B., u regjistrua nga kamerat e sigurisë të “Air Albania” teksa ndezi një fishekzjarr që shkaktonte tym.

Pas ndezjes ai e hodhi atë në shkallët e stadiumit. Kaq mjaftoi që i riu të përballej në gjykatën e Tiranës me akuzën e “veprimeve të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ndonëse u dënua me burg, tifozi bardheblu nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi të pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.