Opozita false, 10 deputetët “kampionë” të besnikërisë ndaj Edi Ramës

396
Sigal

Engjëll Musai

Drejtori i gazetës “Telegraf”

Kur  njëri prej personaliteteve  më të mëdha  dhe më  komplekse  në  fushën  e  politikës mbarëkombëtare, artit, kulturës, gjuhës, fesë dhe  patriotizmit Fan S.Noli, foli para Parlamentit të Shqipërisë , në vitin 1924 , “ se në vendin tonë mbretëron konfuzioni i 5 anarkive” me siguri ka pasur parasysh që këto anarki të atij Parlamenti do ta ndjekin si hije nga pas këtë institucion. Që politika shqiptare nuk ka pasur dhe nuk ka respekt për trashëgimninë politike dhe kulturore kjo tashmë dihet,sepse i prishëm të gjitha. Madje gjithçka që do na bënte krenar për brezat e shkuar, të tashmen dhe ato që do të  vijnë nga pas. Mjafton fakti që Parlamenti i 1924 në vend që të restaurohet dhe nëpërmjet tij të tregojmë se sot pas gati 100 vitesh, politika jonë ka një themel ku shpresa për të ardhmen jeton. Pra kjo  ndërtesë le të shërbejë si një dritë shprese për ardhmen e kombit shqiptar. Dhe godina e Parlamentit  ekziston, por ne jemi i vetmi vend që ndërtesën e Parlamentit të Shqipërisë si për ironi e kemi kthyer në teatër kukullash për të treguar që organi më i lartë i Sovranit është  një kukull, në shërbim të atij  që pretendon se është “Mbret”, ndërsa  sovranin  po vuan për bukën e gojës. Dhe nëse analizojmë ato çka ka thënë Fan S.Noli na duket sikur këto cilsime janë përcaktuesi më i mirë i këtij  parlamenti që tashmë është kthyer jo vetëm në një teatër kukullash dhe turpi i kombit por dhe fyerja më e madhe për inteligjencën Shqiptare.

– Imzot Noli fliste për “Anarkinë e Fesë” dhe sot ata që prishën kishat dhe xhamitë na flasin për bashkëjetesë fetare.

-Ai denonconte “Anarkinë Sociale” dhe sot kemi një “Rilindje” të së Majtës që është më e pasur se “kapitalistët” e së djathtës. Tendera, miliarda me PPP, të cilat i grabit herë me prokurime të drejtpërdrejta dhe herë me me të ashtëquajturat tendera sekret.

-Anarkia Morale, ky parlament dhe kjo qeverisje është më e pamoralshmja dhe sikurse theksonte Noli, këtu ambicjet janë pa fre dhe pa kufi. Dhe për të arritur ambicjet e tyre një pjesë e deputetëve  sipas shembullit të delenxhiut, mësojnë “ luleshtrydhet’ së bashku me “pjeshkat” të dalin  lakuriq. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. Këta njerëz që erdhën në atë sallë shkelën mbi besimin moral që u dhanë qytetarët, dhe punuan për veten e tyre për të kapur një copë  kocke, nga tenderat, punësimet, komplekset e pallateve, shkollat private ku një pjesë e mirë i kanë falimentuar duke grabitur edhe qindarkat e fundit të bukës së gojës së familjeve shqiptare.

Anarkia Patriotike për të cilën fliste Noli, e kemi sot të ulur këmbëkryq në çdo transmetim mediatik nëpërmjet propagandës falce të liderit. Kur Noli deklaronte se brenda një dite si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patriot bëhet tradhëtor  me siguri ka pasur parasysh atë Lider  që  në fushata delë  me Flamurin Kuq e Zi dhe natën flirtonë me ata që nuk janë ngopur ende  me gjakun e shqiptarëve. Madje tashmë komlotojnë me pasardhësit e këtyre  shovinistëve për coptimin e trojeve shqiptare.

– Anarkia e idealeve është padyshim tipari që tregon mëndjen e errët  dhe shpirtin e zi të këtyre palodeputetëve. Idealet e tyre janë pasuria dhe  babëzia me të cilin i janë turrur si shushunja pasurisë kombëtare , pronës dhe të mirave material nëntoksore si nafta e minierat, fushave, maleve, pyjeve, gerxheve, detit dhe bregdetit duke i detyruar shqiptarët të marrin arratinë si refugjatë në vendet e tjera të botës e cila i trajton më me dinjitet se kombi që i lindi dhe i rriti. Ndaj sipas Nolit duhet përdorur modeli i Herodotit i cili tregonte se kur një athinian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e se lëshonte, i prenë dorën, kure kapi me dorën e majtë, i prenë dorën e majtë. Atherë e kapi me dhëmbë dhe se lëshonte gjersa i prenë kokën. Ja këto janë mësime për këta ministra dhe këta palo deputetë që vegjetojnë me injorancën, mediokritetin, paaftësinë, zullumet, grabitjet, mashtrimet dhe flirtimet me krimin dhe oligarkinë qeveritare.

02

Ndaj ka ardhur koha që këta delenxhinj të largohen dhe ky parlament duhet të shpërndahet dhe në ato vende të ulen intelektualët dhe bijtë e qytetarve të ndershëm që kanë si lajtmotiv ; Të Vërtetën; Lirinë dhe Virtytin, pasi këto figura sjellin atë çka kërkon votuesi dhe populli: Reformat, Diturin, Shkencën, Zhvillimi dhe Emancipimin. Intelektualët e ndershëm janë zëvendësuar nga këta palo deputetë që mbajnë në këmbë këtë  qeveri të pamoralshme që ka si kriter  para, pushtet, famë llogari bankare,, vila, banesa për gratë që kanë në shtëpi dhe dashnoret jashtë saj. Këta qeveritarë mendojnë për pushime dhe udhëtime përrallore jashtë vendit, kurse në plazhet tona nuk ke ku vendos çadrën. Çojnë me milionat e vjedhura fëmijët për studime jashtë shtetit, ndërsa shqiptarve u vjedhin milionat e akorduar për riparime dhe ndërtime shkollash duke i lënë në  kushte mizerabël apo mësime me turne.

03

Ja deputetët e “listës së djathtë” që mbështesin qeverinë e rilindjes

Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja dogjën mandatet, në Kuvend ngelën bosh 58 karrige opozitare. Me kalimin e javëve, 40 kandidatë të këtyre dy partive pranuan të bëheshin deputetë, ndërsa 18 vende ngelën bosh në parlament.40 të ardhurit e rinj, u quajtën opozita e re parlamentare, por sjellja e tyre e mëvonshme, dëshmoi se pak prej tyre mund të meritojnë të quhen “Opozitarë”.Shumica jo vetëm që nuk bënë oponencë në parlament, e në vend të debatit pranuan heshtjen, por pjesa më e madhe, në kushtet e anonimatit, u kthyen besnikë të devotshëm të qeverisë Rama.Dhe këtë, na e tregojnë faktet. Sipas abcneës e cila ka analizuar formën se si kanë votuar këta deputetë opozitarë. Shifrat e më poshtme ju referohem votimeve të ligjvënësve në seancat plenare të muajit janar, shkurt dhe mars të këtij viti.Sipas të dhënave, mund të evidentojmë 10 kampionët e falsitetit opozitar, të cilët, edhe pse janë votuar nga elektorati që ishte kundër Ramës, sapo janë bërë deputetë, kanë votuar vetëm në mbështetje të qeverisë. Deputetja e LSI Dibër, Aurora Mara, rezulton të jetë besnikja më e madhe e socialistëve, e cila ka votuar pro qeverisë më shumë se askush tjetër, plot 24 herë. Një herë që ka votuar kundër, ka qenë për të rrëzuar dekretin e Ilir Metës, pra, të atij që firmosi për ta kandiduar si deputete.Edhe në vend të dytë e të tretë janë dy kandidatë të ardhur po nga listat e LSI. Eugen Bojaxhiu dhe Edmond Rrushi, i kanë dhënë në 3 muaj, 23 vota pro mazhorancës socialiste dhe nga një votë kundër dekreteve të Presidentit.Lista e 10-tshes më besnike të qeverisë Rama, vazhdon me deputetët, Ramazan Gjuzi, Selami Jenishehri, Klajdi Qama, Ediola Braha, Nimet Musaj dhe Koçi Tahiri. Në këtë listë përfshihet dhe Kujtim Gjuzi, i cili pavarësisht indicenteve që shkakton në parlament, i ka dhënë 15 kartonë jeshilë mazhorancës dhe kartonin e kuq e ka ngritur vetëm 2 herë. Por nga të dhënat, ka edhe disa deputetë që janë përpjekur, të paktën përmes votës, të sillen si kundërshtarë të qeverisë. Deputeti me më shumë vota kundër socialistëve është Adriatik Alimadhi, i ndjekur nga Fatjona Dhimitri dhe Korab Lita. Lista vazhdon me emra të tjerë siç duken në këtë tabelë, ndërsa deputetë me aktivitet më të lartë parlamentar në debatet politike, si: Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Alban Zeneli dhe Andi Përmeti, ose nuk kanë marrë pjesë në shumicën dërrmuse të votimeve, ose kanë abstenuar, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë. Gjithësesi,sipas  opozita e re, ka qenë një luks për kryeministrin, i cili edhe pse ka fituar zyrtarisht 74 mandate, në çdo votim, arrin të krijojë një mbështetje nga 88 vota për çeshtje të ndjeshme, në më shumë se 100 për akte të thjeshta.

PRO & KUNDER

Aurora  Mara 24 – 1

Eugen  Bojaxhiu 23 – 1

Edmond  Rrushi 23 – 1

Ramazan  Gjuzi 21 – 0

Selami  Jenishehri 21 – 1

Klajdi Qama 20 – 0

Ediola Braha 20 – 1

Nimet Musaj 17 – 0

Kujtim Gjuzi 15 – 2

Koçi  Tahiri 13 – 0

PRO & KUNDER

Adriatik  Alimadhi 1- 22

Fatjona  Dhimitri 5 -19

Korab  Lita 3 – 14

Erion Piciri 1 – 9

Myslim Murrizi 2 – 9

Artur  Roshi 7 – 13

Halit  Valteri 3 -8

Lefter  Maliqi 0 – 2

Besnik  Troplini 11- 12

Zef  Shtjefni 7 – 13