Së pari dua t’i drejtohem kryeministrit Edi Rama, që mjekësia falas që ai premtoi, ishte një kurth për të fituar vota. Në spitalin publik “Nënë Tereza” shërbimi jo vetëm nuk është falas, por ka mjekë që të rrjepin edhe lëkurën për të kryer detyrën për të cilën paguhen. Këta as duan t’ia dinë për Betimin e Hipokratit dhe ndjekin shembullin e gjithë qeveritarëve tuaj për të vjedhur e rrjepur shqiptarët.

Quhem Myzafer Zaloshnja. Kam punuar në polici dhe kam dalë në pension me gradën kolonel. Në detyrat që kam pasur ku shpëtohej jeta e njeriut dhe vihej vetja në rrezik, me lloj lloj kriminelësh, e hajdutësh, nuk kam hasur kurrë një trajtim të tillë si ai në Spitalin “Nënë Tereza” të Tiranës. Eksperienca që jetova atë ditë dhe të nesërmen ishte jo njerëzore, jashtë rregullave e ligjeve të një shteti normal. Sapo mbërritëm në spital u thirr mjeku kirurg Arian Salia. Pas një orë e gjysmë operacion takuam mjekun për ta falënderuar dhe pyetur sesi shkoi ky operacion. Na bëri me dije se çdo gjë shkoi mirë, duke mos harruar të përsëriste se ishte një operacion nga më të vështirët në jetën e tij, por falë aftësisë së tij çdo gjë kishte dalë me sukses! Vajza ime kishte menduar të jepte një shumë lekësh sepse ngado që takonte personel, infermiere, pastruese e ndonjë mjek të njohur i përsërisnin se duhet dhënë lekë se është mjek që nuk fal në këto raste. Pa arritur të nxjerr shumën e taksur (30.000 lekë të reja) ai u vrenjtë, ngriti zërin, dhe në mënyrë arrogante urdhëroi: Ky operacion kushton 1.000 ( njëmijë euro) dhe nesër në mëngjes ora tetë i dua të mi jepni. Të nesërmen ime bijë shkon në zyrë dhe i dorëzon 1.000 euro. Gjithë arrogancë e mospërfillje, Arjan Salia udhëron sërish: Hap sirtarin dhe leri atje! Kaq është gjithë historia. Dua ta bëj këtë shkrim, për ta denoncuar botërisht këtë mjek hajdut, të lig dhe pamoral.
Së pari dua t’i drejtohem kryeministrit Edi Rama, që mjekësia falas që ai premtoi, ishte një kurth për të fituar vota. Në spitalin publik “Nënë Tereza” shërbimi jo vetëm nuk është falas, por ka mjekë që të rrjepin edhe lëkurën për të kryer detyrën për të cilën paguhen. Këta as duan t’ia dinë për Betimin e Hipokratit dhe ndjekin shembullin e gjithë qeveritarëve tuaj për të vjedhur e rrjepur shqiptarët.
Pa arritur të nxjerr shumën e taksur (30.000 lekë të reja) ai u vrenjtë, ngriti zërin, dhe në mënyrë arrogante urdhëroi: Ky operacion kushton 1.000 ( njëmijë euro) dhe nesër në mëngjes ora tetë i dua të mi jepni. Të nesërmen ime bijë shkon në zyrë dhe i dorëzon 1.000 euro. Gjithë arrogancë e mospërfillje, Arjan Salia urdhëron sërish: Hap sirtarin dhe leri atje! Kaq është gjithë historia. Dua ta bëj këtë shkrim, për ta denoncuar botërisht këtë mjek hajdut, të lig dhe pamoral.
Ndoshta kurrë nuk do e kisha bërë këtë denoncim se ca para i kisha bërë gati, mbi mundësitë e mia si pensionist, por mënyra sesi ky mjek veproi si bandit e plaçkitës, të poshtëron, ul vlerat njerëzore dhe e kthen njeriun në një skllav të mjedisit ku jeton e punon. Nuk do e hedh këtë mjek-vemje në gjyq se as ia kam ngenë e as dua t’i shikoj surratin. Ndoshta atje prap do kem punë më shushenjat e gjyqësorit, filmim nuk kam, dhe do të jetë fjala ime dhe e vajzës time, kundër të tijës. Sigurisht që me paratë e vjedhura ka të ngjarë që ai do e blej gjyqtarin. Por le ta bëj ai këtë veprim dhe të shohim sesi do të shkojë kjo histori me ca hollësi e dëshmi të tjera.
Njerëz, shqiptarë, pensionista të vendit tim, kudo ndodheni! Bëhuni trima, denoncojeni këtë imoral, e të tjerë si ky, që shantazhojnë e marrin para, kujtdo nevojtari ditën me diell, duke thyer çdo ligj e rregull të shtetit! Këta mjek meritojnë burgun dhe t’u hiqet përgjithnjë e drejta e ushtrimit të profesionit!



















