Miranda RiraShukriut të Prrenjasit, i paska djegur e vërteta mbi abuzimet që bën, në bashki!

609
Shukriut të Prrenjasit, i paska djegur e vërteta mbi abuzimet që bën, në bashki! Aq shumë, sa e ka fshirë për gjatë natës!
Në vend të kërkojë falje, ai ka lëshuar servilët, rudirat dhe hienat që mban vërdallë, për të dalë në mbrojtje të abuzimeve dhe skandaleve që bën.
Mushtulluku, simboli i korrupsionit është dora vetë, ai që harxhoi 100 milionë lekë nga taksat lokale, për të blerë mjete për skrap!! Ka jo vetëm gojë të madhe, por edhe dorë të gjatë, duke qenë gjobvenes ndaj bizneseve të zonës!
Nuredin, ti harron që ke qenë punonjësi im 2 vjet, dhe unë të njoh mirë🤠🤠!! Ke qenë në emër të koalicionit, se një merhumi si ty, s’i binte kurrë radha të ishte nënkryetar!
Është fatkeqësi që sot bashkia Prrenjas ka në krye të saj një njeri të paaftë, mizerabël, hajdut dhe pijanec rëndomtë!
Nure, ti ske hyrë në garë me mua, dhe nuk je aty se fitove votën dhe besimin e popullit të Prrenjasit! Kur ishe në garë për komunën e Qukësit, e more atë që meritoje dhe e pe sa vleje për ata njerëz!
Ti pive raki me gjizë gjithë ditën, dhe pastaj nën duhmën e rakisë, erdhe me një tufë cubash pas orës 16.00 dhe shqyeve dyert e bashkisë🤮🤮!
Të ra bingo bashkia Nure, po jeta s’është gjithmonë bingo!
S’ka patur kurrë bashkia Prrenjas, drejtues më të dobët se ty, nga të gjithë burrat që ka patur!Sepse je i vetmi që nuk je votuar, por hyre në bashki vjedhurazi, se je hajdut! Kaq pak vlen!!
Do shihemi shpejt Mr.Mushtulluku!
Sigal