Miltiadh M. Muçi: Si do ta parandaloni kanabis sativën, Zoti Ministër?

513
Fill pas Vitit të Ri 2017, Ministri i Brendshëm Tahiri bëri takimin e parë me gazetarët, të cilët pas shefit të tij Rama i ka shumë për qejf, për t’iu thënë qytetarëve se viti 2016, për Policinë e Shtetit ishte i suksesshëm. “Krimi i vrasjes pësoi rënie të ndjeshme, ndërsa në vitin 2017 do të parandalohet fuqishëm fushata e mbjelljes, shërbimit, korrjes, transportimit e trafikimit të kanabis sativës”. Komunikimi ishte i shkurtër, pa përgjigje të pyetjeve që gazetarët kishin dëshirë t’i bënin. Sa duket në gjashtë muajt e mbetur të qeverisjes së Ramës dhe ministrit Tahiri do të jenë të “prera” në vazhdim të pranisë më të fundit të tij në Komisionin e Sigurisë së Parlamentit, ku qëndroi fare pak minuta, edhe pse mund ta shtynte takimin me banorët e disa shtëpive të rrezikuara nga rëshqitjet e tokës, në Njësinë Administrative Nr.6 nga doli deputet. Në takimin e parë me gazetarët, ministri ishte aq “racional” sa ngatëroi shifrat e vrasjeve të ndodhura në vitin 2016, të cilat kanali televiziv “abc” ia kujtoi se kishin ndodhur dhjetë më shumë, sa ai deklaroi, të cilat Policia e Shtetit nuk i përgënjeshtroi, që do të thotë, se ishin të vërteta. Gënjeshtra u vërtetua nga Drejtori i Përgjithshem i Qarkut të Tiranës në analizën e vitit 2016, se kishin ndodhur gjashtë vrasje më shumë se në vitin 2015. Kjo nuk mjaftonte kur na çuditi, se do marrë seriozisht luftën ndaj kanabisit ndryshe nga rendimentet më të larta dhe tregtisë së arritura në 25 vite, pa përmendur garancitë ku do mbështetet në vitin 2017. Besoj se ministri çuditi, jo vetëm mua, por dhe opinionin shoqëror, a thua se Policia e Shtetit nuk e ka patur për detyrë edhe në vitet e kaluar, të parandalonte veprimtarinë kriminale në përgjithësi, atë kundër kanabis sativës në veçanti, sikurse ndërhyri në vitin 2014 në Lazarat dhe një vit më pas në Malësinë e Shkodrës. Ai e neglizhoi ligjin “Për Policinë e Shtetit”, Kreun IV – Detyrat e Policisë së Shtetit, Nenin 17, ku përkatësisht thuhet: 
– në germen “c”- parandalon, zbulon dhe heton veprat penale e autorët e tyre; 
– germa “ç”- organizon fushata ndërgjegjësuese e informuese për parandalimin e veprave penale dhe bashkëpunimin me publikun; 
– germa “d”- kordinon punën me inspektoriatet kopetente me ndërtimin, kontrollin e mjedisit dhe territorit për sanksione administrative e të tjera. 
Reagimi i tij tregon se nuk i njeh detyrat kryesore të policisë kur si kudo, së pari ka qenë dhe mbetet parandalimi, që do të thotë se Policia e Shtetit dhe Ministri i Brendshëm i kanë neglizhuar, përsa para përgjësisë u vunë fare pak efektivë, krahasuar me sipërfaqet e mëdha të përhapura në të gjithë vendin, sikur tregojnë tashmë jo vetëm tonelatat e kapura dhe do kapen nga forcat policore fqinje, por edhe avionët “Çarter” e skafet “turistikë” që nisen lirshëm nga bregdeti i origjinës ku prodhohet, në të mbritjes e shpërndarjes në thellësi të Europës. Më duhet ta pyes ministrin, nëse në vitin 2017 do të marrë të njëjtat masa parandaluese si të vitit 2016, duke i kujtuar një prej liderëve të policisë në emisionin “Opinion” të NEWS-24, i cili shpalli dhe “programin e veçantë të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, në luftën kundër kanabis sativës për të cilën janë kryer 600 operacione me angazhimin e 4500 efektivave të policisë”? Këto çuan në nivelin më të lartë të “eksporteve shqiptare”, sikur e kam metaforizuar në shkrimin e 22 gushtit në gazetën “Telegraf”, dhe pse e kisha dhënë sinjalin tim si qytetar e ish-punonjës i Policisë së Shtetit, në shkrimin “Metastazat e Lazaratit” të 22 e 23 qershor 2016, në një-vjetorin e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha, në Lazarat. Shumë afër në kohë, në përgjigje të pyetjes së një drejtuesi të lëvizjeve më të reja politike, “Si mund të parandalohet prodhimi i kanabis sativës në vendin tonë?”, përgjigja ime ishte e shkurtër dhe e qartë, “vetëm në rrugë ligjore, nëpërmjet amendamenteve apo ligjit të veçantë në mbrojtje të territorit”, që do të çojë edhe në plotësimin e ligjeve të tjerë “Për tokën”, “Policinë e Shtetit”, inspektoriatin e ndërtimit, të mjedisit dhe të tjera, që lidhen direkt me mirëadministrimin e territorit”. Jo shumë larg nga kjo bisedë, dy javë para mbylljes së vitit, në NEWS-24 moderatori i emisionit “Të paekspozuarit”, i drejtohet zotit Lulzim Basha me pyetjen “Si do ta parandalonit kultivimin e kanabis sativës në vendin tonë?”, ndërsa ai i përgjigjet, “…të konsultuar me specialistë të huaj, më kanë sugjeruar për zgjidhjen ligjore të mbrojtjes së territorit”. Pra është kjo zgjidhja e detyrueshme, mëse e domosdoshme. 
Sigal