Kalaja: Ja si është shkelur Praktika e unifikuar e Gjykatës së Lartë me ekspertin e caktuar nga Kuvendi

307
Nga Adriana Kalaja

Sot u zhvillua seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese, me objekt: “Miratimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta.”.
Duke komplimentuar punën shumë profesionale të ekipit përfaqësues të Presidentit, z. Dervishaj dhe znj. Treska, të cilët i kam përjetuar në çështjen për Teatrin Kombëtar, më bëri përshtypje ajo që ndodhi në seancën e rufilluar të pasdites, ku Kuvendi kishte autorizuar përfaqëdues të tij z. Erind Mërkuri.
Pse do thoni ju më tërhoqi vëmendjen ky fakt?
Nëse shohim me kundes proçes verbalin e Komisionit Hetimor, z. Mërkuri ka qënë me cikësinë e ekspertit në këtë Komision.
Dispozitat ligjore parashikojnë qartësisht se roli i “ekspertit” në një proçes, duhet të jetë i PAANSHËM.
Sipas Nenit 2 të Ligjit “Për Komisionet hetimore”, është e sanksionuar se eksperti që ka njohuri të posaçme të fushës, duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm.
Po kështu, edhe Nenet 224 e vijues të Kodit të Procedurës Civile dhe Nenet 178 e vijues të Kodit të Pricedurës Penale, parashikohet pavarësua dhe paanshmëria në raport me palët ndërgjygjëse.
Praktika e unifikuar e Gjykatës së Lartë, ka argumentuar se nëse çështja kthehet nga Gjykata më e lartë te ajo më e ulët, nuk mund të jetë i njëjti ekspert, pasi ai e ka dhënë një herë mendimin e tij profesional
Atëhere pse kemi të njëjtin emër su ekspert ashtu edhe përfaqësues të një prej palëve?
Kjo tregon se thirrja e z. Mërkuri si ekspert në Komisionin Hetimor ka shkelur dy kriteret bazë që përcajtin ligji:
1. Të jetë i pavarur.
2. Të jetë i paanshëm.
Në këto kushte, mënyra sesi është emëruar ky ekspert dhe mënyra sesi është administruar mendimi profesional i z. Mërkuri nxjer NUL vendimin e marë nga Komisioni Hetimor dhe si pasojë edhe vendimin e Kuvendit.
Se i bie që në një proçes, avokati i njërës palë të jetë edhe EKSPERT edhe DËSHMITAR.
Kaq e thjeshtë është.
Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe nuk duhet të kalojnë këtë shkelje të rëndë proceduriale.
Ndryshe, do mbesin në histori, jo vetëm se janë urdhëruar nga pushteti, por se janë edhe të PAAFTË.
Jo për gjë por mos të na shesë mënd Yuri me Reformën në Drejtësi dhe shoqëria civile që pozon inferiotivisht. Megjithëse mirëpaguar nga Sirisi dhe z. Kunat.
Shpërndajeni sa më shumë të kuptojë publiku nivelin e juristëve sorosistë.
Sigal