Manjani: Yuri Kim vazhdon të bëjë turpe, Gjykata Kushtetuese nuk është e plotë

434
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në një emision, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim vazhdon të bëjë turpe.

Manjani theksoi se është turp për Kim që bën rolin e konstitucionalistes, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese sot në Shqipëri nuk është e plotë.

“Yuri Kim bën konstitucionalisten e ky është turp, Gjykata Kushtetuese nuk është e plotë. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë anëtar mbi 65 vjeç, duhet të jetë i burrëruar. Këta që janë tek GJK i thërret ambasada amerikane dhe i thotë shkarko presidentin, e i bën ndere me djalin në shkollë a të tjera ndere. Politika e pret Ilir Metën, pavarësisht fatit të tij si president.

Kur konflikti politik shkon në gjykatë, në raste normale zgjidhet me dorëheqje. Opozita me Lulzim Bashën u shit, që më 2017 kur hyri në koalicionin qeverisës. Mënyra si bëhen listat fshehtas është korrupsion. Më 6 mars konkurron Shtëpia e lirisë, por edhe Shtëpia e Bunkerit e Bashës dhe Shtëpia Publike e Ramës”, deklaroi Manjani.