Jeton Muçollari: Bonusi! Ëmbëlsia e një feste të bukur, me sofër të varfëruar!

113
Sigal

Bonusi i pensionistëve ka qënë si gostia e një nate dimri, më pas me sofra të zbrazëta ushqimesh, duke i lënë pensionistët në masa pensionesh të mjerueshme! Nëse i referohemi indeksimit të këtij viti, pensionisti me pension social përfitoi 380 lekë, pensioni mesatar 752 lekë, pensionet e veçanta 3800 lekë, ndërsa pensionet e larta edhe 6000 lekë. Kjo mënyrë indeksimi ndër vite ka bërë që sot të kemi pensione shumë të ulta e me të drejtë ankohen pensionistët.

Që nga vitet e fundit të qeverisë Berisha u shpik gjysmagjeli e më pas tek një i tillë, për t’i gëzuar pensionistët në festat e fundvitit, duke u mjaftuar vetëm me indeksimin e përvitshëm të pensioneve, por jo rritje reale. Madje indeksimi shpesh dhe jo pa qëllim është quajtur si rritje e pensioneve, kur në fakt është detyrim i qeverisë për shtresat e grupet shoqërore më në nevojë. Mënyra e deritanishme e indeksimit nuk i përgjigjet atyre që kanë më shumë nevojë, por si një pikatore ku i spërkat të gjithë nga pak. Indeksimi në përqindje ka bërë që të përfitojnë më pak ata  që e kanë të nevojshme dhe më shumë ata që nuk e kanë të domosdoshme. Nëse i referohemi indeksimit të këtij viti, pensionisti me pension social përfitoi 380 lekë, pensioni mesatar 752 lekë, pensionet e veçanta 3800 lekë, ndërsa pensionet e larta edhe 6000 lekë. Kjo mënyrë indeksimi ndër vite ka bërë që sot të kemi pensione shumë të ulta e me të drejtë ankohen pensionistët. A është e drejtë kjo mënyrë indeksimi me diferenca kaq të theksuara për më tepër që këto shuma përfitohen nga ata që kanë pensione sa paga minimale e deri në dyfishin e pagës mesatare?  Për më tepër indeksimi duhet të ketë tjetër rol, për t’i ardhur në ndihmë shtresave e grupeve shoqërore më në nevojë, të cilat preken më tepër nga rritja e çmimeve. Më së pari këtë e ka dhe detyrim qeveria, që të mos kemi të uritur, apo rënie të imunitetit nga kequshqyerja më pas kontigjent i shtuar spitalesh.

Cili është kufiri që mat varfërinë, nga duhet të niset qeveria për të bërë indeksimin?

NOA

Praktika botërore për vitin që jemi ka caktuar 6,7euro në ditë si kufirin jetik të varfërisë. Disa vende e kanë sa 50% e pagës minimale këtë minimum jetik. Tek ne për fat të mirë, me përafërsi si pensioni mesatar, si praktika botërore dhe ajo e disa vendeve me gjysmën e pagës minimale, konvergojnë në shumën rreth 200 euro.  Kjo duhet të ishte kufiri që t’i pergjigjej inflacioni dhe me këtë sasi lekësh të kompesoheshin të gjithë pensionistët. Nëse buxheti nuk mjafton për të gjithë pensionistët, detyrimi kushtetues është për ata me të ardhurat personale deri tek kufiri jetik. Po të zbatohej kjo praktikë që në Tetor të këtij viti, atëherë kompesimi duhet të ishte 800 lekë për gjithë pensionistët pavarësisht masës së pensionit që marrin. Po të ishte ndjekur kjo praktikë dhe më parë sot nuk do kishim pensionin social nën 100 euro, por dyfishin e saj dhe pensionin mesatar më shumë se 300 euro, duke kaluar vendet e rajonit. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë thotë një fjalë e urtë popullore.

Bonusi pensionistëve ka qënë si gostia e një nate dimri, më pas me sofra të zbrazëta ushqimesh, duke i lënë pensionistët në masa pensionesh të mjerueshme!

Kompesimi duhet të ishte 800 lekë për gjithë pensionistët pavarësisht masës së pensionit që marrin. Po të ishte ndjekur kjo praktikë dhe më parë sot nuk do kishim pensionin social nën 100 euro, por dyfishin e saj dhe pensionin mesatar më shumë se 300 euro, duke kaluar vendet e rajonit

Krijimi i këtij fondi ka erdhur duke u rritur, si qëllim i mirë për të gëzuar pensionistët në festat e fundvitit, por kjo ka bërë pensoionet të mos njohin rritje e të mbeten shumë të ulëta. Natyrisht që qeveria mjaftohet me këtë masë shpërblimi si një detyrim fjale, për të qënë koherent me premtimet e saj elektorale. Që pensionistët të jenë të kënaqur, qeveria bën përpjekje ta rriti këtë fond dhe të zgjerojë grupet shoqërore të përfitimit duke u fiksuar tek 50 euro apo 5 mijë lekshi. Këtë vit është thënë për rritje 50% të bonusit, me premtimin edhe për vitet në vazhdim. Pavarësisht përfitimit këto para jepen vetëm një këst, ndaj  nuk ndikojnë në rritjen e përgjithshme të  masës së pensionit, gjë që pensionistët do të vazhdojnë të kenë pensione të ulëta edhe për vitet në vazhdim, pavarësisht rritjes së këtij fondi.

A nuk do ishte më mirë që këto lekë të përdoreshin për rritje të përgjithshme të pensioneve në fund të vitit?

Nëse i referohemi gjelit 5 mijë lekësh, sikur të bëhej në 12 rracione, do kishim një shumë mujore prej 420 lekë çdo muaj, ose 2,2% rritja e pensioneve. Kjo shifër duket e ulët, gjë që mund të mos kënaqeshin në fillim pensionistët, por si rritje e përvitshme do të ndikonte ndjeshëm në pensionin e përgjithshëm. Nëse mendohet se ky fond për këtë vit do të shtohet 50% dhe do të jetë edhe për vitet në vazhdim, atëhere rritja do të shkonte 3,3% e pensioneve. Po t’i shtojmë dhe indiksimin në muajin Prill, që mesatarja e 10 viteve të fundit ka qënë rreth 4%, atëherë rritja e pensioneve do shkonte deri në 7,3%. Po të bashkoheshin të dy fondet e të vepronin si enë komunikuese, kur inflacioni bie të rriten më shumë pensionet  atëherë do të rriteshin edhe më shumë. Po të marrim për bazë buxhetin e këtij viti për të dy fondet, ai arrin në 150 milion euro. Me këto lekë do të indeksohej minimumi jetik dhe pjesa e mbetur e fondit të shërbente për rritjen e pensioneve dhe personat me aftësi ndryshe, rritja do të shkonte deri në 5% të tyre.

Më poshtë le të bëjmë një skemë vetëm me këtë fond e të shohim sa do shkojnë pensionet në 2030-ën.

Në bazë të statistikave, nuk do kishim më shumë se 400 mije persona, me të ardhura deri në 200 euro, apo 20 mijë lekë, për indeksimin vjetor. Ndërsa për rritjen e pensioneve dhe personave me aftësi ndryshe numëri mesatar do shkonte rreth 800 mijë persona . Duhet patur parasysh se numëri i personave për indeksim sa herë rriteshin pensionet ky numër do pësonte ulje, pasi do kalonin shifren e 200 euro, të të ardhurave. Gjithsesi ta marrim të pandryshuar shifrën 400 mijë persona të minimumit jetik.

Le të analizojmë pensionin mesatar dhe atë social deri 2030. Për lehtësi llogaritje të marrim konvertimin 1 euro me 100 lekë. Duke mbajtur fondin 130 milion euro çdo vit të ulim indeksimin dhe rritjen e pensioneve, vit pas viti.

Viti 2025. Pensioni mesatar 190 euro x 4% indeksimi = 7,6 ose 197,6 euro x 5% rritja ne dhjetor =  9,9 euro ose 207,5 euro shuma.  Pensioni social. 97,1 euro + 7 6 = 104,7 euro, x 5% rritja  = 5,2 euro ose 110 euro pensioni. Fondi. 5,7 euro x 400 000 = 36 milion euro + 9.9 euro x 800 mijë =  95 milon euro. Shuma 131 milion euro.

Viti 2026. Pensioni mesatar, 207,5 euro x 3,8% = 7,9 euro ose 215,3 × 4,8% = 10 euro ose 225,1 euro pensioni. Pensioni social. 110 + 7,9 = 117,9 euro x 4,8% = 5,7 euro ose 123,6 euro. Fondi, 38 milion + 96 milion = 134 milion

Viti 2027, pensioni mesatar, 225,1 euro x 3,5% = 7,9 euro ose 233 x 4,5% = 10 euro ose  243 euro pensioni. Pensioni social. 123,6 + 7,9 = 131,5 euro x 4,5% = 5,9 ose 137,4 euro Fondi. 38 + 96 = 134 milion

Viti 2028, pensioni mesatar, 240,3 euro x 3,3× = 7,9 euro ose 248,2 euro x 4,3% = 10 euro ose 258,2 euro. Pensioni social, 137,3 euro + 7,9 = 145,2 euro x 4,3% = 6,2 ose 151,4 euro. Fondi. 38 + 96 = 134 milion

Viti, 2029. Pensioni mesatar 258,2 euro x 3% = 7,8 euro ose 266 x 4% = 10 euro ose 277 euro. Pensioni social, 137,3 euro + 7,8 = 145 euro x 4% = 5,8 euro ose 150,8 euro. Fondi 37 + 96= 133 milon euro.

Viti 2030. Pensioni mesatar, 277 x 3% = 8,3 ose 285,3 euro x 4% =  11,4 euro ose 296,5 euro. Pensioni social. 150,8 + 8,4 = 167,2 euro x 4% = 6,8 ose 174 euro. Fondi,  40 miln + 110 milon =150 milon.

Siç shihet nga detajimi i skemës, në vitin 2030 pensioni mesatar do shkonte rreth 300 euro, me rritje 60%, ndërsa pensioni social i quajtur minimal do shkonte 174 euro, me një rritje 80% të pensionit dhe kjo për gjashtë vite, me një fond mesatar 135 milion euro në vit. Nëse kjo skemë do ishte zbatuar para 10 vitesh, me fondet e harxhuara, sot do ishin dyfishuar pensionet.

Natyrisht që askush nuk do e marrë në konsideratë këtë lloj skeme, sidomos qeveria, por unë e detajova për t’ju ardhur në ndihmë pensionistëve, nëse e quajnë të arsyeshme le ta shtojnë në kërkesat e tyre gjatë protestave ose partive politike që synojnë qeverisjen apo atë aktuale.

Me premtimin për rritjen 5% të pensioneve çdo vit, dhe indeksim të minimumit jetik, unë do e këmbeja gjelin e vitit të Ri. Nuk di sa të tjerë do ishin dakord!Gjithësesi shkrimi im është vetëm një mendim ide e mirë dhe vetëm kaq, më pas varet nga të tjerët sa do e përkrahin.