Rajna Kovaçi: Mbretëresha Teuta një nga 5 Mbretëreshat trime që luftuan kundër romakëve

99
Sigal

Ato ishin 5 Mbretëresha trime që luftuan dhe u bënë armike të betuara të Romës. Mbretëresha Teuta, Kleoptra, Kandake Amanirenas e Kush, Boudika dhe Mbretëresha  Zenobia. Shekuj më parë Roma e lashtë luftoi me shumë armiq, popuj, kultura dhe figura që i kundërshtuan ekspansionizmit të saj. Atëherë nuk është çudi që Roma përjetoi një grusht luftërash kundër luftëtarëve femra. Armiqtë e Romës, ishin zakonisht shoqëri patriarkale dhe të dominuara nga meshkujt. Për të menduarit tonë modern, romakët e lashtë ishin thellësisht mizogjenistë. Betejat e Romës me femrat luftëtare morrën një dimension të vërtetë.

Luftëtarja e parë ishte: Mbretëresha Teuta e Ilirisë [Sundoi
 231 – 227 p.e.s. ]


Ajo ishte Mbretëresha e fiseve të egra ilire që dominonte brigjet e Adriatikut dhe Ballkanit. Mbretëresha Teuta e Ilirisë sundoi si regjente në emër të njerkut të saj, Pinneus. Pas vdekjes së të shoqit, Agronit, Teuta u pa si sundimtare e aftë dhe trime. Ajo e dinte se çfarë donte të bënte me mbretërinë dhe mori një qëndrim agresiv ndaj armiqve. Kjo përfshinte zgjerimin brenda rajonit të Ballkanit dhe mbështetjen e qëllimshëm shtetëror të piraterisë dhe bastisjes brenda detit Adriatik dhe Jon.“Masa e saj e parë ishte dhënia e licencës për privatët, duke i autorizuar ata të plaçkisnin dhe më pas ajo mblodhi një flotë dhe forcë ushtarake më të madhe sa e mëparshmja. [Sipas Polybius, History of Rome, 2.5] Duke ndërprerë transportin romak dhe grek, pirateria ishte toleruar në fillim nga Roma e lashtë, dhe u fokusua në konflikte të tjera të mëdha. Megjithatë, toleranca ndaj piraterisë në Adriatik kishte një jetëgjatësi të kufizuar pasi Roma filloi të fitonte statusin e vërtetë të superfuqisë. Asnjë luftëtare grua nuk lejohej të fyente pushtetin e Romës. “Që në lashtësi [ilirët] kishin shtypur dhe plaçkitur anijet që lundronin nga Italia; [ata] kryen akte pirateria ndaj një numri tregtarësh italianë: disa i plaçkitën, të tjerë i vranë dhe shumë prej tyre i çuan të gjallë robër.” [ Sipas Polybius, Historia e Romës, 2.5] Në vitin 230 p.e.s, Roma dërgoi dy ambasador, Gaius dhe Lucius Coruncanius, për t’u takuar me mbretëreshën ilire. Ky takim nuk u mirëprit nga Teuta, Delegacioni Romak nuk shkoi mirë. “Teuta dëgjoi me pamje mbretërore; fjalimin e tyre që ishte shumë ofendues, dhe kur ata [ambasadorët romakë] mbaruan, u përgjigj se do të përpiqej të mos shkaktohej asnjë lëndim mbi qytetarët romakë nga zyrtarët ilirë; por  nuk ishte zakon që sovranët e Ilirisë të detyronin personat privatë të merrnin plaçkë në det. I zemëruar nga këto fjalë, më i riu nga ata  tha  ” Ju Teuta, keni një zakon të shkëlqyer për të përdorur shtetin për ndëshkimin e gabimeve dhe korrigjimin e ankesave private: dhe ne do të përpiqemi, në dashtë Zoti, së shpejti t’u detyrojmë të përmirësoni marrëdhëniet midis sovranit dhe nënshtetasve në Iliri”. Mbretëresha e priti këtë të folur me zemërim ” [ Sipas Polybius, Historia e Romës, 2.4]Ky ishte shovinizmi romak.Në të gjitha rrëfimet e Polibit dhe Arrianit, kemi dyshime se dobësia kryesore e Teutës,  nga këndvështrimi greko-romak, si grua e bënte atë jo plotësisht të ekuilibruar në botën e burrave, për politikën e pushtetin. Me tone paragjykuese, ata  fajësuan Teutën për plaçkitje dhe nxitëse të  piraterisë. “Por gruaja brenda saj kishte kthyer kokën nga suksesi që sapo kishte treguar. Ajo ishte mbretëreshë trime dhe e zgjuar,[Polybius, Historia 2.4]dhe përtej seksizmit, gjërat kishin shkuar shumë keq me ambasadën e Romës për ta ,ky ishte akt barbar. Mbretëresha trime nuk i rezistoi fuqisë romake. Ajo u mundua për paqe pranoi një mbretëri të zvogëluar si aleate e vogël e Romës. Ajo ishte dakord që nënshtetasit e saj ilirë të pakësonin flotën e të mos ngacmonin detet. Historia nuk tregon se çfarë ndodhi me të më vonë mendohet se sundoi për një periudhë me një mbretëri shumë të vogël para se të largohej nga pushteti.Mbetet një figurë e jashtëzakonshme, luftëtare trime. Qëndroi krenare  e pamposhtur para romakëve.

2.Luftëtarja e dytë ishte Mbretëresha Kleopatra e Egjiptit (69 – 30pes)

Ajo ishte  armike e Romës  brenda një konteksti shumë kompleks.Kleopatra VII sundoi një mbretëri egjiptiane që pretendonte antikitet më të madh se romakët.Marrëdhëniet romantike të Kleopatrës me Jul Cezarin pastaj me Mark Antonin, ajo përdori sharmin dhe karizmin e saj.“Sepse bukuria e saj, nuk ishte e pakrahasueshme, por bashkëbisedimi me të kishte një bukuri të parezistueshme, prania e saj, me ligjërimin me personazhin, kishte diçka stimuluese në të..”[ sipas Plutarkut, Jeta e Antonit, 27] Megjithatë, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes.Në politikën reale të botës së lashtë, Kleopatra shihej si sundimtare e aftë  e pavarur që kërkonte të sigurojë integritetin e mbretërisë së saj përmes një aleance të barabartë me romakët.Cezarin e vranë në vitin 44 pes. Kleopatra u përpoq të dominonte  me pasardhësit e Cezarit, Mark Antonin.Fuqia e Romës, me burimet e Egjiptit, ishte një perspektivë e fuqishme,ndërsa Republika Romake ishte e ngarkuar nga konflikte civile, Kleopatra kishte dorë të fortë dhe potencialisht fituese e luftës, ajo  kishte fëmijë me Cezarin, Cezarion, kjo i jepte  asaj fuqi për të ardhmen e Romës, pavarësisht se ishte e huaj.Duke i rritur  pozitat, një bashkim i fuqishëm me Cezarin, pijanec, luftarak, zjarrvënës, diktator, ndërsa – Mark Antoni, i dha mbretëreshës fuqi të madhe. Ajo ishte e rrezikshme për Romën. Cezari la trashëgimtar romak: djalin e tij të adoptuar, Oktavianin (Augustus Cezar).I akredituar si udhëheqësi më i frikshëm, më i zgjuar  e më i vendosur epokës romake. Ai njihej si mjeshtër i politikës, përdorues i propagandës së sofistikuar i pamëshirshëm. [Sipas Cassius Dio, Roman Histories, 50,24.]Mark Antoni bëri një nga gabimet më të mëdha në histori kur braktisi Romën, duke i lënë Oktavianit kontrollin e plotë të Italisë.Duke u lidhur me Kleopatrën, pati tre fëmijë. Një mbretëreshë e paturpshme lindore dhe një burrë që kishte dorëzuar trashëgiminë, dinjitetin dhe maskulinitetin e tij. Ishte shumë e lehtë për propagandën e Augustit per Kleopatrën si tunduese që e kishte larguar Antonin nga vlerat tradicionale romake.“Ne romakët jemi sundimtarët e pjesëve më të mëdha të botës dhe e gjejmë veten të përbuzur, të nëpërkëmbur nga një grua egjiptjane”. “Meshkujt që i kishin bërë këto, ishin pushtuar nga murtaja e një gruaje.”Antoni kishte ndjekur një grua të huaj orientale, fakti që ai e kishte lejuar veten dhe ushtritë e tij, të  korruptoheshin,Asnjë romak nuk mund ta toleronte sundimin e një gruaje, të  huaj!Mizogjinia dhe racizmi u bënë shokë të mëdhenj shtrati. “Egjiptjanët adhuronin zvarranikët dhe kafshët si perëndi, ata balsamosin trupat e tyre për t’i bërë të duken të pavdekshëm, ata ishin  arrogantë, nuk sundoheshin nga një burrë, që ishte bërë skllav i një gruaje…”. [Cassius Dio, Histori Romake, 50,25]” Antoni braktisi mënyrën e tij të jetesës stërgjyshore, ka përqafuar zakonet e huaja dhe barbare, nuk na nderon ne, bashkatdhetarët, ligjet tona, perënditë…” [Cassius Dio, Histories}, Kjo kishte pasoja fatale për Kleopatrën, e cila u bë fokusi i shumicës së romakëve që nuk e donin..Pas vetëvrasjes së Antonit, Oktaviani u mbyll në fokusin e urrejtjes mizogjene romake. Kleopatra shënoi një nga skenat më ikonike të vdekjes në histori.Duke përdorur helmin e një gjarpri vdekjeprurës,Mbretëresha nuk do lejonte te tërhiqej zvarrë e poshtëruar nëpër rrugët e Romës si objekti i mundur.Kleopatra vdiq, duke mbajtur dinjitetin e një mbretëreshe sundimtare të lashtë dhe krenare. Ajo ishte një luftëtare e vërtetë.Edhe pse në fund humbi gjithçka, ajo admirohet se  u përpoq të ruante pavarësinë e mbretërisë së saj.

NOA

3.Mbretëresha Kandake Amanirenas e Kush [Ruled c. 40 – 10 BCE

Mbretëresha e 3 armikja e Romës ishte Kandake Amanirenas e Kush [Sunduar shek. 40 – 10 pes] që e solli Romën në konflikt të drejtpërdrejtë me një tjetër mbretëreshë grua, Kandake Amanirenas nga Kushi. Kjo luftëtare e frikshme grua i rezistoi fuqisë së Romës dhe si mbretëreshë enigmatike dhe magjepsëse nga një pjesë pak e njohur e botës së lashtë. Cituar me emra të ndryshëm grekë dhe romakë e quajturi Kandake (që do të thotë “grua e madhe”), Amanirenas ishte mbretëresha e mbretërisë së largët dhe mendohet se ka sunduar nga shek. 40 p.e.s deri në 10 p.e.s.Kush ishte mbretëria afrikane që kufizohej me rrethinat e Egjiptit dhe ishte pak e njohur nga grekët, persët dhe romakët. Dominimi i Oktavianit mbi Egjiptin e futi Kushin në sferën romake të ndikimit. Kushitët e pavarur dhe trima luftuan dhe i rezistuan zhbërjes së një shteti satelitor romak. Straboni thotë për një mbretëreshë luftëtare të egër, me një sy, e cila drejtonte veshin përmes gjeneralëve dhe më vonë qëndroi vetë në krye. Kushitët fillimisht sulmuan Thebaïs dhe Sienê, duke pushtuar garnizonet dhe duke plaçkitur tre qytetet romake si Syenê, Elephantinê dhe Philae.Straboni përmend vjedhjen e statujave të Augustit dhe mbajtjen e një plaçkitjeje me vlerë të konsiderueshme. Arkeologjia e mbështet këtë me zbulimin e “Kokës së Meroit” të famshëm: një kokë-statujë e Augustit e zbuluar në vitin 1910 që ishte varrosur në hyrje të tempullit të fitores në Kushite Meroe. Kjo, së bashku me përshkrimet e tempullit tregojnë robërit romakë të zënë, tregoi për një fitore Kushite mbi ushtritë romake. Mbretëresha Amanirenas dhe njerëzit e saj shkelnin kokën e Augustit. Ndërhyrja e  Kushiteve, nuk mund të mbahej. Nën drejtimin e prefektit të ri romak të Egjiptit, Gaius Petronius, në vitin 25 p.e.s, perandori u kundërpërgjigj. Sipas Strabonit, forcat Kushite nuk mund t’i rezistonin inkursionit romak në Kush: “Por Petronius, duke u nisur me dhjetë mijë këmbësorë dhe tetëqind kalorës kundër tridhjetë mijë burrave, fillimisht i detyroi ata të iknin përsëri në Pselkis, .. ai bëri një sulm i detyroi ata të luftonin; pasi ishin të armatosur keq; sepse kishin mburoja të mëdha, dhe armë, disa kishin sëpata, shpata. Midis këtyre të arratisurve ishin gjeneralët e mbretëreshës Kandakê, e cila ishte sundimtare e etiopianëve – një burrëneshë por e verbër me njërin sy. [ sipas Strabo, Gjeografia, 17.54]Petronius përfundimisht mori fronin mbretërore të Nabata, duke e detyruar Amanirenas të kërkonte kushte përmes negociatave. “Pas kësaj, ai u nis për në Nabata. Kjo ishte rezidenca mbretërore e Kandakê, dhe djali i saj ishte atje. Por ndonëse ajo dërgoi ambasadorë  dhe ofroi t’i kthente robërit dhe statujat e sjella nga Syenê,  [ Sipas Strabo, Gjeografi, XVII.54] Romakët kishin stabilizuar kufirin e tyre provincial, por ishin larg nga fitorja e një lufte në një mbretëri kaq të largët, të paeksploruar dhe jomikpritëse. Nuk ishte e qartë nëse kjo ishte një luftë që Roma donte ta bënte. U ra dakord me Kushitët në 21/20 p.e.s, duke i lejuar ata të ruanin mbretërinë e tyre dhe të shmangnin pagimin e haraçit ndaj Romës. Ky ishte rezultat i rrallë dhe e vendosi Kandake Amanirenas  në një vend të rrallë në histori. Një mbretëreshë që luftoi Romën dhe ruajti integritetin e mbretërisë..

4.Mbretëresha Boudika [Led Rebellion 60/61. Boudika ishte Mbretëresha e 4 armikja e Romës
[Rebelimi i udhëhequr 60/61 të e.s]

“Ne britanikët jemi mësuar me gratë komandante në luftë; Unë rrjedh nga njerëz të fuqishëm! Unë luftoj si një person i zakonshëm për lirinë time të humbur, trupin tim të mavijosur dhe vajzat e mia të hidhëruara… [Sipas Tacitus, Annals of Imperial Rome) Tani do të njihemi një heroinë popullore të Ishujve Britanikë që udhëhoqi një rebelim që sfidoi fuqinë romake në provincën e saj ishullore. Boudika ishte një figurë e dallueshme mes luftëtareve gra. Ajo ishte më e hapur ndaj grave që luanin një rol politik. Ne dimë pak për Boudikën, si dhe nga burimet romake.“Ajo ishte e gjatë, me pamje të frikshme, në shikimin e syrit të saj e ashpër me zë të fortë; një masë e madhe e flokëve të zinj i binin deri në ije; rreth qafës si një gjerdan i madh floriri; ajo vishte një tunikë me ngjyra të ndryshme, mbi të cilën ishte lidhur një mantel i trashë me një karficë zbukurimi. Kjo ishte veshja e saj e pandryshueshme.” [Sipas Cassius Dio, Historia Romake 62.1]Në kohën e rebelimit të Boudikës në vitin 61 të.es, në sundimin e perandorit famëkeq Neron, Britania ishte në sundimin e pushtimit ushtarak. Në kohën e revoltës së Boudika-s, forcat romake po vazhdonin një proces të gjatë nënshtrimi, si në veri ashtu edhe në perëndim.  Së pari, gruaja e tij Boudika u fshikullua dhe vajzat e tij u përdhunuan. Të gjithë krerët e Icenit, sikur Roma të kishte marrë të gjithë vendin si plaçkë, u hoqën nga pasuritë e tyre stërgjyshore dhe të afërmit e mbretit u bënë skllevër. Revolta e udhëhequr nga mbretëresha bëri një kryengritje popullore. ” [Tacitus, Analet, 14.31] Rebelët shkatërruan koloninë e urryer romake të Camulodunum (Colchester) dhe qytetin Londinium (Londër). Burimet na thonë se janë masakruar deri në 80 mijë romakë dhe qytetarë provincialë. Të dhënat arkeologjike të kësaj periudhe tregonin për shkatërrimin e depozitave kryesore të shtresuara të karbonit “Boudika, në një karrocë me dy vajzat e saj kalëroj krenare. “Kjo nuk ishte hera e parë që ne britanikët udhëhiqemi në betejë nga një grua”.Ajo doli në fushë, për të mbrojtur kauzën e lirisë dhe për të kërkuar hakmarrje për trupin e saj të ndotur nga poshtërimi si dhe për vajzat e saj të rrënuara në mënyrë të tmerrshme. “Nga krenaria dhe arroganca e romakëve asgjë nuk mbeti e shenjtë; të gjithë ishin objekt i shkeljes; i dhunës të moshuarit duronin  dhe virgjëreshat të zhvirgjëruara.” [Tacitus, Analet, 14.35]Nga vetë Boudika, kam dëgjuar se megjithëse u largua nga beteja, ajo u sëmur dhe vdiq, ndoshta edhe duke marrë helm për të shmangur kapjen dhe hakmarrjen e tmerrshme që Roma do i bënte asaj. Të gjitha burimet thonë se ajo nuk mbijetoi gjatë, “ pak detaje ka, por dihet që, Boudika hyri në histori, si, legjenda e mbretëreshës “luftëtare” grua. Megjithëse ajo nuk arriti të dëbonte romakët nga atdheu i saj, trashëgimia e Boudikës jetoi. Ashtu si shumë prej femrave të famshme  reputacioni i saj  kaloi  në legjendë, duke hyrë në folklor dhe identiteti i saj arriti deri në ditët tona.

5. Zenobia, Fierce Mbretëresha luftëtare trime [c. 250 – 275 CE

Monedha e rrallë e Mbretëreshës Zenobia, JUNO REGINA, 272 e.s., nëpërmjet grupit klasik numizmatik. Gruaja e fundit që luftoi kundër perandorisë romake gjatë shekullit të IIIe.s. Me origjinë nga provinca romake e Palmirës, ​Siria e sotme, Zenobia ishte sundimtarja që donte të çlirohej nga Perandoria romake. Burimet thonë se Zenobia ishte figurë që kalëronte, stërvitej dhe marshonte me trupat e saj. Kjo mbretëreshë përshkruhet me admirim, dhe nga burimet që përçonin gjininë femërore. Mburej se ishte nga familja e Kleopatrës e Ptolemenjve, vazhdoi pas vdekjes së bashkëshortit Odaenathus të hidhte mbi supet e saj mantelin perandorak; dhe e veshur me rrobat e Didos dhe madje me diademën, ajo mbajti autoritetin perandorak në emër të djemve të saj . [ Sipas Historia Augusta, Jeta e Zenobisë, 30] Zenobia ishte figurë enigmatike. Nga ana fisnore Zenobia dhe familja e saj ishin subjekt i shkrirjes të ndikimeve romake, helenike dhe arabe. Perandoria Romake e mëvonshme nuk ishte si perandoria e mëparshme në shekujt 1 dhe 2 të e.s. Së pari, ajo nuk ishte më ekskluzivisht romake, me perandorët dhe elitat që arrinin gjithnjë e më shumë pozitat më të larta nga provincat perandorake. Në shekullin e III të erës sonë, Palmyra ishte provincë romake gjysmë autonome që ishte pasuruar nga rrugët e mëndafshit dhe të erëzave që kalonin nëpër qytetin e oazit Duke ushqyer perandorinë romake me mallra luksi nga Lindja, provinca ishte një gjeneruese masive parash për Palmirenët, të cilët e mbronin dhe shoqëronin karvanët tregtarë. Rritja e qëndrueshme e fuqisë Palmyrene erdhi kur Roma po luftonte për të kontrolluar perandorinë e saj në rënie: me  krizë financiare, grusht shteti të njëpasnjëshëm, revolta provinciale, uzurpatorë të pafund perandorakë dhe inkursione agresive në kufijtë e saj veriorë dhe perëndimorë. Perandoria Romake ishte në krizë. Roma nuk ishte në gjendje të mbante provincat e saj lindore dhe Palmyra u shfaq si një forcë e re. Portret prej guri gëlqeror i një Palmirene kryesore, që mendohet të jetë Odenaethus, shek. 230-250 e.s. Ajo e ndjente se admironin: “, [Zenobia] ishte e vuajtur dhe sipas mendimit të shumë njerëzve ishte më e guximshme se burri i saj, duke qenë në të vërtetë, më fisnikja nga e gjithë Lindja, dhe, siç thotë Cornelius Capitolinus, më e bukura.”[Historia Augusta, Life of Odaenathus,15] Megjithatë, gjithçka ndryshoi me vrasjen e papritur të Odaenathus dhe djalit të tij Herodes në vitin 267 të es. Ata arritën shumë shpejt sundimin dhe trashëgiminë e Odaenathus. Megjithëse burimet e periudhës ishin të dyshimta për rolin e Zenobias në vdekjen e burrit të saj. Doli  një dinasti e re e udhëhequr nga ajo kompetente, e arsimuar dhe ambicioze politikisht. Ajo e zgjeroi kontrollin e saj në pjesën lindore ajo krijoi një perandori të qëndrueshme gjeografikisht. Mbretëresha luftëtare kishte një domen të fortë që ishte një fyerje serioze për fuqinë dhe prestigjin e Romës. Ne mund të dallojmë një tablo magjepsëse të saj. Ajo tërhoqi në oborrin e saj shumë filozofë dhe studiues të ditur. “Jetoi një madhështi mbretërore si.persët. I imitonte edhe mënyrën e një perandori romak duke dalë në asambletë publike, e veshur me përkrenare e mbështjellë me veshje të purpurt, me gurë të çmuar të varur nga skaji i poshtëm, ndërsa qendra e saj ishte e fiksuar me xhelin e quajtur cochlis, i përdorur në vend të karficës që mbanin gratë, me krahë  të zhveshur. Fytyra e saj ishte e errët me  nuancë të zbehtë, sytë i kishte të zinj dhe të fuqishëm përtej të zakonshmes, shpirti i saj hyjnisht i madh dhe bukuria e saj e jashtëzakonshme. Dhëmbët i kishte aq të bardhë sa shumë menduan se kishte perla në vend të tyre. Zëri i saj ishte i qartë dhe si i një burri. Ashpërsia e saj, kur e kërkonte nevoja, ishte si e një tirani, mëshira e saj, kur e kërkonte ndjenja e së drejtës, ishte si e një perandori të mirë. Bujare me maturi, i ruajti thesaret e saj  [Historia Augusta, Zenobia, 30.13] Zenobia dhe djali i saj ikën në lindje, duke kërkuar azil mbi kufirin me Persianët. Lufta kundër Romës i kishte sjellë një fund të fortë mbretërimit të kësaj “mbretëreshe luftëtare”. Fundi dhe fati i saj ishin të pasigurt. Thonë se e kishin tërhequr zvarrë nëpër qytet…. Versioni i “triumfit romak”,- thotë se Zenobia i magjepsi aq shumë Aurelianin, saqë iu dha një vilë në qytet dhe jetoi ditët e saj si një fisnike Zenobia mbeti enigmatike deri në vdekje.