Laura Peri/ ‘We speak Science’, mundësia për të realizuar ëndrrën tuaj në Harvard

559
Universiteti i Harvardit ka qënë gjithmonë një ëndërr që e kanë synuar të gjithë studentët nga mbarë bota. I themeluar në vitin 1636, ai është një ndër univeristet më të vjetra dhe më prestigjoze në botë. Ky universitet, së bashku me organizatën shkencore ‘’We speak Science’’ sjellin ekskluzivisht për Shqipërinë një projekt që ka si qëllim përhapjen e shkencës dhe rritjen e nivelit të saj . ‘We speak Science’, është një organizatë shkencore e themeluar nga Detina dhe Argita Zalli. Vajzat kanë emigruar që në moshë fare të re jashtë Shqipërisë dhe sot janë të dalluara për arritjet në fushën e shkencës dhe mjekësisë. Detina jep leksione dhe kryen kërkime shkencore prej disa vitesh ne Harvard, ndërsa Argita, binjakja e saj, është humultuese dhe lektore në Imperial London Medical. Vajza janë larguar nga vendi i tyre në moshë fare të vogël, ndaj ato ndjejnë se ‘ i detyrohen’ vendit të lindjes dhe e ndjejne si detyrim moral ndaj Shqipërise të japin edhe këtu kontributin e tyre. Për këtë arsye ato punuan dhe ‘’lobuan’’ shumë fort gjersa arritën të siguronin një bashkëpunim shumë frytdhënës me Universitetin e Harvard-it. Bëhet fjalë për ofrimin e disa kurseve në fusha të ndryshme të mjekësise si : 1) Kardiologji 2) Kirurgji 3) Dermatologji 4) Pediatri 5) Shkenca kërkimore 6) Onkologji. Të gjitha keto kurse do të jepen nga profesorë të “Harvard University” dhe do të jenë online (që do të thotë se mjekët dhe studentët mund t’i marrin kur të duan brenda një kohe të caktuar) me një cmim shumë të arsyeshëm. Në fund të kursit do të zhvillohet një test me pyetje nga trajnimi (citojmë se testi do të jetë i një niveli mesatar) dhe në rast kalimi do të merret një certifikatë e vulosur nga “Harvard University”. Do të ishte e kotë t’ju përshkruanim përfitimet e këtij trajnimi dhe mundësitë që pjesëmarrja në të do t’ju ofronte. Andaj ftojmë të gjithë ata që duan të përfitojnë prej kësaj mundësie të artë ( që WSS po ua servir në një pjatë të argjendtë ), të kontaktojnë në adresën e email-it :[email protected] . Mjafton të dërgoni një e-mail me titullin: ‘’Trajnimet në Harvard’’ dhe dikush nga stafi i WSS, i gatshëm për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve apo paqartësive tuaja, do t’ju japë të gjithë informacionin e nevojshëm. Por mundësitë nuk mbarojnë me kaq. Përseri nën patentën e ‘We Speak Science’ vijnë për të gjithë të interesuarit trajnime dhe konsulta që përfshijnë përftimin e njohurive të nevojshme për të kryer një aplikim të suksesshëm jashtë shtetit. Kurset me temë :’’ Si të aplikojmë në mënyrë të suksesshme në universitet prestigjoze në Europë dhe USA?’’ përfshijnë këshilla praktike mbi CV-në, Cover Letter, intervistat e duhur dhe detaje të tjera qe do ta bënin perfekt dhe të suksesshem një aplikim. Trajnimet për aplikimet do të mbahen nga vetë Detina dhe Argita Zalli. Gjithashtu, individët e interesuar mund të marrin konsulta specifike online , në të cilat në bashkebisedimin me shkencëtaret do të shqyrtohen mundësitë më të mira dhe dhënia e këshillave të leverdisshme për një aplikim të sukssesshëm. Të interesuarit janë të lutur të shkruajnë në adresën e email-it të sipërpërmendur për më shumë informacione. Theksojmë se trajnimet për të aplikuar në universitete jashtë shtetit mund t’i ndjekë çdo i interesuar ( Pra të gjithë ata që duan të aplikojne për Undergraduate,Master apo Ph.D) të cilësdo degë studimore. Mesazhi dhe këshilla që vjen nga ne është të mos i humbisni këto mundësi, të cilat sjellin Harvard-in pranë jush dhe ju mundësojnë të gjithë komoditetin e nevojshëm për të pasuruar, jo vetëm Cv-në tuaj, por edhe nivelin tuaj shkencor, intelektual dhe profesional.
Sigal