Shpallet i pafajshëm ish- Guvernatori Ardian Fullani

601
TIRANE – Gjykata e Tiranës shpall të pafajshem ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë i cili u akuzua për shpërdorim detyre. Prokuroria e cila kërkoi 5 vite burg, tha se do të apelojë vendimin. 
….
3 vjet e 2 muaj burg kërkoi Prokuroria e Tiranës për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Ky dënim është kërkuar edhe për abuzimet me blerjen e Hotel Dajtit për Bankën e Shqipërisë. 
Në seancën e pretencës këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës, organi i akuzës argumentoi se Fullani nuk ka zbatuar vendimet e Këshillit Mbikëqyrës, duke i lënë terren të hapur vjedhjes së parave nga thesari i shtetit, vepër për të cilën është dënuar Ardian Bitraj, – ish-ërpërgjegjësi i arkës stok dhe kolegia e tij Mimoza Bruzia. 
Ndërkohë në lidhje me akuzën e dytë që rëndon ndaj Fullanit, Prokuroria e Tiranës tha se tenderi për blerjen e Hotel Dajtit 30 milionë euro, ishte formal, pasi u bë pasi hoteli ishte blerë.
Prokuroria kërkoi 5 vite burg për ish-kreun e Bankës së Shqipërisë, por ky dënim u ul me 1/3 pasi Ardian Fullani ka kërkuar gjykim të shkurtuar. 
Kanë mjaftuar vetëm tre seanca për të mbyllur gjykimin në shkallën e Parë kundër Fullanit. Ish-kreu i BSH-së nuk ka qenë i pranishëmnë asnjë nga tre seancat, në seancën e parë u pranua gjykimi i shkurtuar, seanca e dytë u shty për shkak të mungesës së prokurorit dhe e treta vulosi vendimin e pafajësisë ndaj tij. 
Sigal