Irena Beqiraj: Prej pushtetit, e ke të pamundur të shohësh realitetin

192
Sigal

Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket! Padyshim që kështu është! Nga vila qeveritare në Dhërmi kështu duket! Edhe ky nuk është faji yt! Ti e ke të pamundur ta shohësh realitetin. Për fatin tënd të keq, ti je i sunduar nga pushteti. Pushteti është “një substancë”, që jo vetëm krijon varësi, por shkakton efektet anësore të supermacisë edhe mungesës së ndjeshmërisë. Pushteti transformon, duke dëmtuar racionalitetin e të menduarit. Jo sipas meje, por sipas neurologëve. Studimet tregojnë se individët me pushtet sipas tyre “pasqyrojnë” shumë më pak. Kjo i bën edhe më cinik. Të gjithë jemi gabim, ajo që të vdekëshmit e tjerë mendojnë duhet të mbikëqyret monitorohet, menaxhohet, rregullohet, pse jo edhe të censurohet. Pushteti të bën të ndihesh superior. Ti mund të gjykosh, por padyshim çdo gjykim mbi ty është i gënjeshtërt, i padenjë, është një paragjykim i bazuar tek padituria, negativiteti, apo keqdashja . Të gjithë të shajnë, e mua më vjen keq. I skllavëruar nga pushteti, e ke humbur përfundimisht lirinë, bashkë me të edhe shansin që të bësh një ndarje të denjë si burrë shteti nga pushteti. Kushdo që të urren do të uronte të rrijë sa më gjatë nën pushtetin e pushtetit tënd! PS. Të ftoj një ditë për drekë në Lalz, jo për qëllime të errëta politike e as për ngjala kualicionesh strategjike, por miqësisht për të të treguar se situata që paraqet në postimin tënd ekziston vetëm në realitetin imagjinar që ju raportojnë vartësit tuaj !