Genc Gjokutaj: Pse u ndërpre vettingu dhe testi i drogës për policët?

384
Sigal

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar pas deklaratave skandaloze nga disa gazetarë pranë qeverisë, të cilët e quajtën aksident të zakonshëm vrasjen e të miturës në plazhin e Potamit nga Komisari i Policisë, Arjan Tase, i arrestuar më parë për favorizim të kultivimit të kanabisit.Pyetje për disa gazatarë që vrasjen e të ndjerës në Potam e quajtën aksident të zakonshëm që ndodh në gjithë botën!  Përse u ndërprenë edhe vettingu edhe testi i drogës për Policinë në Shqipëri?’, shkruan Gjokutaj në Facebook. Postimi i plotë i Genci Gjokutaj: Një pyetje për disa gazatarë që vrasjen e të ndjerës në Potam e quajtën aksident të zakonshëm që ndodh në gjithë botën!

  1. A bëhet vetting në gjithë botën për policinë dhe pse?
  2. A bëhet test droge për policinë në gjithë botën dhe pse?
  3. Përse u ndërprenë edhe vettingu edhe testi i drogës për Policinë në Shqipëri?

Edhe diçka! Në këto 3 pika po të kesh vemendjen janë me dhjetëra probleme!