Av.Kujtim Cakrani dhe Zaçe Islami: I ashtëquajturi “sulm kibernetik” është mashtrimi i radhës i një bande kriminale në pushtet

208
Sigal

Vetëm në kadastrën e Tiranës janë grisur apo kanë humbur 13 mijë dokumenta pronësie

 AKSHI nuk është sulmuar as hakerat  apo piratët informatikë, por kjo alibi po krijohet nga vetë qeveria shqiptare. Qëllimi është tjetërkund? Duke patur parasysh faktin se: çdo dokument tashmë qytetarët shqiptarë e marin nëpërmjet portalit Shtetëror e-Albania, dhe para disa kohësh u vërtetua se vetëm në Kadastrën e Tiranës janë grisur apo humbur 13 mijë dokumenta pronësie.

 

Kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj AKSHI, që publikon dokumente ‘sekrete’ e fshin materiale nga sistemi?

Pasi u përballëm me një sërë skandalesh si ajo e shpërndarjes së të dhënave sensitive të qytetarëve në mënyrë masive një tjetër sulm ‘i tmerrshëm’ kibernetik u shënua ndaj Shqipërisë. Për sulmet që erdhën nga brenda ende asnjë të dënuar nuk ka ama patronazhisët shtuan në spaletat e tyre disa yje nga Kryeministri. Ajo çfarë ngre dyshime të theksuara janë deklaratat e kreut të Kadastrës, i cili është shprehur disa herë për dosje mjaft të nxehta të pronave se materialet nuk janë ruajtur në kushte të këqija. Por kjo deklaratë u hodh poshtë nga partia Demokratike, e cila deklaroi se të dhënat ruhen në sistem digjital që prej 2013. Vetëm pak kohë më vonë ndodh sulmi kibernetik, i cili fshin disa nga dokumentet me rëndësi të shtetit, një sulm i tmerrshëm nga i cili AKSHI nuk u rikuperua dot plotësisht edhe një javë më vonë. Por çfarë ka humbur nga këto dokumente është diçka që Kryeministri duket se po përpiqet ta justifikojë në advancë. Ajo çfarë nuk mund të justifikojnë as tani e as ndonjëherë është ajo që edhe Avokati i mirënjohur Eduard Halimi evidentoi në një nga reagimet e tij për Gazetën ‘Telegraf’, shumën e investuar në sistemin e sigurisë prej 1495 milionë euro.

Avokat i mirënjohur Kujtim Cakrani është përgjigjur interesimit të gazetës ‘Telegraf’ nëse sulmi kibernetik ndaj AKSHI mund të jetë një lojë e orkestruar nga qeveria në mënyrë që të justifikojnë humbjen e të dhënave nga institucione me rëndësi? Duke evidentuar një përpjekje të tillë që është parë edhe nga Kadastra, e cila përpiqet të justifikojë humbjen e dokumenteve me rëndësi si pasojë e djegies apo dëmtimit të dokumenteve.

Për të kuptuar ç’është AKSHI? Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila është bërë funksionale me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj në shtator të vitit 2007. Duke qënë se kjo agjensi ka si qëllim zbatimin e politikave Strategjike, për zhvillimin e sektorit shoqërisë informacionit, dhe komunikimit, dhe mbikëqyrë të dhënat e çdo institucioni shtetëror, dhe duke patur parasysh faktin që prej një viti janë bërë publike të dhënat e qytetarëve, sjellim në vëmendje databazën e pagave të qytetarëve shqiptarë, apo targat e automjeteve bashkë me ID, tashmë është krijuar bindja se: AKSHI nuk është sulmuar, as hakerat apo piratët informatikë, por kjo alibi po krijohet nga vetë qeveria shqiptare. Qëllimi është tjetërkund? Duke patur parasysh faktin se: çdo dokument tashmë qytetarët shqiptarë e marrin nëpërmjet portalit Shtetëror e-Albania, dhe para disa kohësh u vërtetua se vetëm në Kadastrën e Tiranës janë grisur apo humbur 13 mijë dokumenta pronësie, por jo vetëm këto: janë bërë publike edhe shumë të dhëna të tjera që janë të dhëna sensitive të qytetarëve, që në fakt të gjitha këto kanë dalë me qëllim të caktuar. Ky institucion AKSHI, deri më sot ju ka kushtuar taksapaguesëve shqiptarë 190 milion Euro. Tendera publik dhe sekret në shërbim të mirëmbajtjes së këtij institucioni, por përsëri asgjë! Tashmë qeveria duke gjetur si alibi që në fakt e ka krijuar vet “hakërimin” apo “sulmin armik” si KM i pëlqen ta thotë në publikë, me sa duket kërkon që për mirëmbajtjen e tij t’ia japë dikujt, që mund të jetë klient i radhës së pushtetit. Tashmë çdo veprim i Kryeministrit është i kuptueshëm për shkak të eksperiencave të mëparshme të PPP-ve dhe konçesioneve që ai ka dhënë. Pra AKSHI nuk është sulmuar, por po bëhet gati për t’ia dhënë nën menaxhim klientit të radhës së kryeministrit.

 Aty SPAK-u do zbulojë një nepotizëm të skajshëm, Aty i marrin dokumentat origjinale të qytetarëve dhe i hedhin në koshin e plehrave. Kam qënë vetë kur qytetarja kish ardhur në ASHK Tiranë pasi dokumentat e saj i kish gjetur një nëpunës i ndershëm në koshin e plehrave dhe ja kishte dhënë pronares.

Gazeta ‘Telegraf’ gjithashtu i është drejtuar avokatit të mirënohur Zaçe Islami, i cili i është përgjigjur pyetjes nëse sulmi kibernetik ndaj AKSHI mund të jetë një lojë e orkestruar nga qeveria në mënyrë që të justifikojnë humbjen e të dhënave nga institucione me rëndësi? Duke evidentuar një përpjekje të tillë që është parë edhe nga Kadastra, e cila përpiqet të justifikojë humbjen e dokumenteve me rëndësi si pasojë e djegies apo dëmtimit të dokumenteve.

I ashtuquajturi ” sulm kibernetik” është mashtrimi i radhës i një bande kriminale në pushtet, e cila po vazhdon që nga viti 2013 që uzurpoi pushtetin, të grabisë, të vjedhë e të mashtrojë popullin shqiptar. Nuk ka pasur e as ka sulm kibernetik as ndaj AKSHI-t as ndaj  hipotekës, por ka një grabitje të mirëorganizuar të pronave të shqiptarëve, grabitje e planifikuar qysh nga i ashtuquajturi fenomeni i grisjes së fletëve të regjistrave, veprim i mirëfilltë kriminal me urdhër të Artan Lames. Nëse SPAK do hyjë dhe do hetojë ndershmërisht në ASHK qëndër Tiranë do shikojë që aty janë punësuar njerëz të paaftë për punën e shtetit, por shumë të bindur ndaj urdhrave të shef Lames: gjysma e të cilëve është me mbiemrin Lame. Aty SPAK-u do zbulojë një nepotizëm të skajshëm , aty i marrin dokumentat origjinale të qytetarëve dhe i hedhin në koshin e plehrave. Kam qënë vetë kur qytetarja kish ardhur në ASHK Tiranë pasi dokumentat e saj i kish gjetur një nëpunës i ndershëm në koshin e plehrave dhe ja kishte dhënë pronares. Për saktësi të ngjarjes atë ditë aty kishin ardhur hetuesit e prokurorisë. Çfarë u bë më tutje nuk e di por gazetarët mund të kërkojnë informacion më të  detajuar në Prokurori. Nën dirigjimin personalisht të Artan Lames në pronat e shqiptarëve po bëhet kërdia. Kam rast flagrant që drejtori i ASHK Tepelenë Pëllumb Milori nuk po lë gur pa lëvizur që t’u marrë 642 m² klientëve të mi në Progonat. Instrumenti klasik i vjedhjes së pronave është apelimi në Apelin administrativ ku dosjet janë pa fund dhe nga ana tjetër pronat u tjetërsohen me marifete tipike komuniste. Praktikisht nuk mund të humbasë as një laps nga Hipoteka. Gjithçka vidhet nga nëpunësit e kryehajdutit Artan Lame. Më lehtë shkon në shtabin e NATO-s sesa në zyrat e Artan Lames. Këtë fakt qytetarët e dinë shumë mirë. U tërbua Artan Lame që unë filmova pritjen që më bëri një jurist (nëse është i tillë dhe jo një nga patronazhistët e Partisë në pushtet) pasi doli zbuluar si koordinatorja dhe i famshmi jurist, i cili dukej se kish dalë nga xhunglat e Amazonës. Zonja koordinatore, e cila nuk u prezantua me emër e mbiemër, as me badge në qafë, të ngulte sytë dhe nuk fliste. Këto janë 1/1000000  e skandaleve në ASHK e Artan Lames.