Përmbarimi i sekuestron Niko Peleshit 800 mijë euro

159

A do veprojnë mbi këtë skandal të Ministrisë së Peleshit drejtësia nga Gjykata Administrative të Apelit?

Sigal

 

“Kur vjen puna tek detyrimet financiare, as ushtria shqiptare e NATO-s dhe as nikoqiri Peleshi janë shumë larg standarteve normale institucionale. Prej më shumë se dy muajsh, një zyrë përmbarimore ka bllokuar plot 865 milionë lekë të vjetra ose pak më shumë se 800 mijë euro në llogaritë e Ministrisë së Mbrojtjes.”

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kjo ishte arritja më e madhe në planin ndërkombëtar gjatë periudhës së pluralizmit. Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga nikoqiri korçar, Niko Peleshi. Por, kur vjen puna tek detyrimet financiare, as ushtria shqiptare e NATO-s dhe as nikoqiri Peleshi janë shumë larg standarteve normale institucionale. Prej më shumë se dy muajsh, një zyrë përmbarimore ka bllokuar plot 865 milionë lekë të vjetra ose pak më shumë se 800 mijë euro në llogaritë e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas të dhënave të siguruara nga “Gijotina”, rezulton se zyra përmbarimore private “Besa” ka lëshuar urdhërin e sekuestrimit të llogarive bankare të Ministrisë së Peleshit në datë 13 shkurt 2023. Nuk është e qartë se cili është detyrimi që duhet të shlyejë Peleshi dhe vartësit e tij? Megjithatë, urdhëri i sekuestros mban shënimin: “Riaktualizim detyrimi dhe urdhër për vendosjen e sekuestros konservative”.

Ky shënim do të thotë që llogaritë e Peleshit kanë qenë të bllokuara edhe më herët për të njëjtin detyrim. Pas një lirimi të përkohshëm, duket se Ministria e Mbrojtjes nuk ka shlyer detyrimin dhe për këtë arsye është riaktivizuar sërish urdhëri i sekuestros.

Detajet e pjesshme mbi këtë skandal të Ministrisë së Peleshit gjenden të afishuara në Gjykatën Administrative të Apelit. Në 3 maj 2023, kjo gjykatë ka regjistruar padinë e Ministrisë së Mbrojtjes për kundërshtimin e urdhrit të sekuestros. Në objektin e padisë thuhet teksualisht: “Kundërshtim të veprimeve përmbarimore. Anulim të urdhrit nr. 1/11, datë 13.02.2023, të Zyrës së Përmbarimit Privat “Besa” shpk, Përmbaruesi Gjyqësor Privat Klodiana Tabaj për “Riaktualizim detyrimi dhe urdhër për vendosjen e sekuestros konservative” mbi llogarinë e thesarit të Ministrisë së Mbrojtjes, në masën 86,470,216 (tetëdhjetë e gjashtë milion e katërqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë. Detyrimin e palës së paditur të nxjerrë aktet përkatëse për Degën e Thesarit, Tiranë për heqjen e sekuestros konservative në llogarinë e thesarit të Ministrisë së Mbrojtjes, në masën 86,470,216 lekë”.Tashmë pritet që kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes të hidhet në short dhe të caktohet trupa gjykuese që do të marrë në shqyrtim padinë. Pavarësisht vendimit që mund të merret, shenjat e skandalit janë të dukshme. Ministria e Mbrojtjes e një vendi anëtar të NATO-s detyrohet t’i drejtohet gjykatës për të liruar llogaritë e saj bankare, për shkak të detyrimeve të pashlyera. Gijotina