Sherr në plazhin e Tales, dy pushuesit rrahin kamarierin që u kërkoi lekët e shezlongut

124
Sigal

Një kamarier është konfliktuar me dy pushues mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.

Mësohet se shkak janë bërë lekët e shezlongut.

Kamarieri, i cili njëkohësisht mblidhte dhe lekët e shezlongeve është konfliktuar me dy pushues.

Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamarieri.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës ku ka marrë mjekim.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, i riu është dërguar në komisariat për të dëshmuar.