PL nis trajnimet për vëzhguesit dhe numëruesit e Kombinatit, Kryemadhi: Janë gardianët e votës së lirë

131
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka bërë me dije se është zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryemadhi u shpreh se ato do të jenë gardianët e votës së lirë që qytetarët e Tiranës do të hedhin në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

“Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin’ Bashkë Fitojmë’.

Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit.”,- shkroi Kryemadhi.