Ing. Xhevair Ngjeqari: Tortura e qarkullimit në Tiranë dhe projektet çbllokimit lëvizjes

Skema e qarkullimit brëndshëm në Tiranë.

Iventari,intesiteti mjeteve dhe gjëndja e kryqëzimeve.

NOA

Çfarë përfaqsonnji kryqëzim urban.Përse bllokohet.?

Çfarë duhet për të çbllokuar emergjencën e qarkullimi në Tiranë.

Kostua e bllokimit qarkullimit.Tortura e shoferëve, pasagjerëve, mjeteve, kohës dhe mjedisit.

Programi 3-5-10 vjeçar i çbllokimit të qarkullimit dhe perspektiva e metrove në Tiranë.

Tortura e qarkullimit në Tiranë,është nji aktivitet në ritje..Ai shkaktohet nga ritja 16 herë e iventarit mjeteve, krahësuar vitet 1990, bllokimi sheshit Skënderbei dhe bllokimet e kryqëzimeve reth qëndrës. Plani 5-10 vjeçar nënkupton që brënda 3-5 vjeçarit parë të ndërtohen 5 nga kryqëzimet,emergjente të unazës parë, së bashku me nënkalimet e sheshit Skënderbei.

Ujit,detet,peshkimi ajri,energjia,rrugët,plehrat janë pasuri natyrore publike.Në 35 vitet e fundit çmimet e shërbimeve të konsumit të pasurive publike vetëm janë rritur.Kostot e ndërtimit dhe mirmbajtjes rrugëve, mjediseve, ujit, energjisë ja nxinë jetën ekonomisë vendore ose popullit. Pronat publike janë nji aktivitet me humbje,por kur menaxhohen nga nji pronë publike si QEVERIA E PA KONTROLLUARA MONOPARTIAKE,humbjet dhe kostot janë katastrofike.Këto janë shprehur nga Çërçilli,argumentuar nga akademiku Hardin, Gorbaçovi etj .

Shqipëria zotëron të gjitha begatitë natyrore,që do ëndëronte çdo shtet. Por është e vatfër se mungon ajo që është më e rëndësishme(Qeveria),ose një sistem ,që i lë njerëzit të punojnë lirshëm dhe të përfitojnë nga puna e tyre.Drama e ekonomive të varfëra , në vëndet monopartike,është se ndërtojnëvepra jo rentabël.Rikostruktojnë nji shesh dhe torturojnë qarkullimin e mjeteve .Ndërtimi veprave antiekonomike do të plotësohet me nji artikull në vijim.

Më 17/11/ 2017në gaz.Mapo botohet artikulli “Sa i kushton shqiptatëve bllokimi i sheshit Skënderbej”,më /2/11/2020 në Gaz.Koha Jonë dhe Standart botohet artikulli ”Pandemia e bllokimit të qarkullimit dhe corona virusi,dy epidemitë e Tiranës”. Artikujt janë pjesë e programit 10 vjeçar , për çbllokimn gradual të qarkullimit në kryeqytet., Ndërhyrja për lëvizjen e lirë duhet të fillojë nga burimi kryesor ,ose nga nga qëndra dhe kryqëzimët me të ngarkuara.

Skema e qarkullimit brëndshëm në Tiranë

1.Mjetet në tiranë bllokohen nga sheshi qëndror dhe kryqëzimet rrugore .Gjeometria e rugëve dhe kryqëzimeve të kryeqytetit ka nji modelheliocentrik,ose e shprehur në mënyrë ë popullore ka skemë që të gjitha rrugët,kryqëzimet konvergjojnë (janë të lidhura) me sheshin qëndror.Modeli Heliocentrik është nji teori astronomike ku Dielli gjendet në qëndër dhe gjithëçka lëvz reth tij.Skema heliocentrike,radiale ose rethore, përdoret në urbanistikë infrastrukturë,arkitekturë,ekonomimi,gjeopolitikë etj.Tirana ka nji skemë të mirfilltë radiale,ku si qëndër gjendet Skënderbej dhe godinat administrative.Të gjitha rrugët dhe respektivishtë të gjitha kryqëzinet konvergjojnë me qëndrën.Kjo nënkupton që çfarëdo bllokimi në sheshin qëndror dhe sidomos në kryqëzimet për reth, trasmetohet Zinxhir në të gjitha nyjet dhe drejtimet e lëvizjes mjeteve.Në fazën e parë të zhvillimeve të qëndrave urbane,skemat rethore janë të sukseshme,në vijim ato duhen të përpunohen dhe plotësohen me vepra arti që lejojnë qarkullimin e lirë,sepse ato janë shumë të ndjeshme ndaj shtimit të intesitetit mjeteve.

Mjetet e trasportit dhe gjëndja e kryqëzimeve

2.Në vitin 1964 mjetet rrugore arrinin 7800, në 1990 =59 631,në 2008=130 338 në 2025=1002 226 makina ose mbi 16 herë më shumë se viti 1990.Ndërsa qarku Tiranës llogarit reth 34,8% ose ret 333 810 mjete trasporti ku ±78 % dominojnë autoveturat…Intesitetit qarkullimit brëndshëm të kryeqytetit i shtohen çdo ditë edhe ±30 mijë mjetet që vijnë nga rethet.Vetkuptohet që intesiteti mjeteve nëTiranë, ka nji ritje progresive.Ndërsa dimensionet e kryqëzimeve dhe të rrugëve,megjithë sistemimet dhe përmirsimet, kanë mbetur në kufijtë e vijave të ndërtimt të viteve 1970.Në kushtet kur iventari mjeteve është ritur 16 herë në krahësim me vitet 1990,dhe infrastruktura nuk është protësuar me ndryshimet,bllokimi qarkullimit brëndshëm është i pashmanshëm dhe është në ritje.Të udhëstosh në Tiranë sidomos në orët e pikut është nji torturë e vërtetë kohore,stresi, amortizimi, ndotje ambienti.Bllokimi qarkullimit ka nji kosto që rëndon mbi ekonominë dhe qytetarin,etj. Sipas standarteve europiane nji mjet që konsumon 5,6 litra benzinë/diesel në 100 km ose qëndron ndezur, për cdo 5000 km rrugë,prodhon min 1 ton gaz karbonik. Rikuperimi të cilit ka nji kosto min.± 220 $/ton.

3.Të gjitha kostot ekonoimike dhe përgjeqsit shtetërore spjegohen në botimin akademik ,The Tragedy of the Commons”1968 (Tragjedia e të përbashkëtave ose Tragjedia e pasurive publike,ujit,detet,peshkimi ajri, energjia,rrugët,plehrat,të economistit Garrett Hardin.Koncepti publikes është shprehur nga Çërçilli në vitet1946- 1950 “Prona e të gjithëve nuk i përket askujt”), në vijim nga Gorbaçovi Perestroikës në 1989-91,(Kur gjithëçka është e përbashkët,askush nuk mban përgjeqsi mbi të).Drama e pronësisë përbashkët është e dallushme sidomos në vëndet ex komuniste.Nji nga më tipikët është vëndi jonë.Duke filluar nga prona e përbashkët e popullit,QEVERIA… Për drejtësinë dhe përgjeqsinë e shtetit (në vëndet në tranzicion ose monopartiake) mungojnë mjetet kontrollit. Rrugët,Uji, Energjia janë pasuri që i përkasin të gjithëve,faktikisht menaxhimi shtetëror është në nivelin më të ulët të organizimit ekonomik.Në 35 vitet e fundit kostot e konsumit të pasurive publike janë rritur,niveli shërbimit është shumë i ulët.E shprehur në mënyrë popullore,kostot e ndërtimit dhe mirmbajtjes rrugëve, mjediseve, ujit, energjisë ja nxinë jetën ekonomisë vendore ose popullit .Si konkluzion.Pronat publike janë nji aktivitet me humbje,por kur menaxhohen nga nji pronë publike si QEVERIA e pa kontrolluar,humbjet dhe kostot janë katastrofike,Në këtë koncept tekniko-ekonomik,shpjegohet dhe tortura dhe kostua e qarkullimit në kryeqytet.

Çfarë janë kryqëzimet urbane dhe përse bllokohen?

4.Në konceptin fizik bllokimet urbane nënkuptojnë pamundësinë e nyjeve të caktuara të infrastrukturës rrugore , për të lejuar kalimin normal të fluksit mjeteve.Duke i detyruar të ulin shpejtësinë dhe të zgjasin kohën,për të shkuar në destinacion.Për rrjetet rrugore uljet e shpejtësisë dhe humbjet kohës nga derivacionet parkimet, mbikalimet, nënkalimet, galeritë,tunelet janë gjithmonë prezente, jo vetëm në vëndet në reformim por edhe në shtetet më të zhvilluara të europës etj..Por në kryqëzimet urbane të 21 Dhjetorit, Zogut Zi,Farmacia 9, rruga Elbasanit etj ose rrugët e brëndëshme tëTiranës shpejtësia ulet nga zero deri 0-1-3 km orë, duke torturuar mjetet, kohën dhe njerzit.

5.Të gjitha kryqëzimet e tiranës përgjithsisht janë me nji nivel dhe rallë me dy nivele(Teknollogjiku dhe Shqiponja) Nji kryqëzim rrugor,ku kryqëzohen dy ose më shumë rrugë kryesore,secila me nga dy vija kalimi, për të siguruar kalimin e lirë kërkon tre nivele kalimi.Kjo nënkupton që për të siguruar kalimin e lirë të mjeteve te kryqëzimi 21 Dhjetori nevoitet nji Mbikalim dhe nji Nënkalim.Të cilat së bashku me nivelin aktual horizontal realizonjë tre nivele të udhëtimit mjeteve,pa penguar njëra tjetrën. Në dy nivelet kalimit kalojnë mjetet e drejtimeve kryesore të qarkullimit , ndërsa në nivelin e tretë realizohen 4 deri në 8 kalime laterale të mjeteve.Skema jepet në vijim. Në rastet të veçanta mund të ndërtohen ose dy Mbikalime ose dy Nënkalime, por për të siguruar kalimin e tretë nevoitet ndonji rotondë (Teknollogjiku) ose semafor (Shqiponja).Të cilat në nji mënyrë apo tjetrën bllokojnë lëvizjen. Projekti parë i kryqëzimit Shqiponja ishte me tre nivele kalimi, i dyti me dy nivele +Semafor.Të ndërtosh gjithë atë unazë dhe gjitha ato vepra arti,nënkalime e mbikalime apo galeri masive dhe të heqësh mbikalimin në nyjen kryesore, kjo nuk i shërben prespektivës lëvizjes mjeteve.


Çfarë duhet ndërtuar për lehtësimin e qarkullimit brëndëshëm në Tiranë.

6.Çbllokimi qarkullimit brëndëshëm kërkon zbatimin e nji plani 5-10 vjeçar.Projekti jonë parashikon që brënda vittit parë të përfundosjnë projektet e zbatimit për nënkalimet e sheshit Skënderbej dhe kryqëzimeve të 21 Dhjetorit, Zogut Zi,Trenit,Farmacia 9,rr.Hoxha Tasim dhe Bryli de në mezin e vitit dytë të fillojnë punimet në disa kryqëzime njiherësh…Brënda vitit tretë duhet të përfundojnë studimet dhe projektet për të gjitha kryqëzimet e unazës parë. Duke e konsideruar vitet 2026-2035 si dekada e ndërtimit të veprave të brëndëshme të qarkullimit mjeteve.

7.Për të përmirsuar qarkullimin në Tiranë nevoitet urgjentisht të çbllokohet qarkullimi nën sheshen Skënderbej dhe kryqëzimi 21 Dhjetori (1500 mjete/heure),Zogu Zi.Për qëllime urbane dhe arkitektonike u ndërtua,sheshi Gungaç i cili siguroi qarkullimin e lirë të qytetarëve,por bllokoi qarkullimin e mjeteve..Me rikostruksionin e sheshit Skënderbej është ndërprerë qarkullimi mjeteve.Të cilat për të trasversuar bulevardin përshkonin në shesh, nje gjatësi max.L=350 ml rrugë. Bllokimi i sheshit detyron mjetet që vijnë nga Universiteti,Unaza e Lanës,Sheshi Uillson, rruga Myslim Shyri, rruga Durrësit, rruga e Kavajës ,nga Bulevardi Zogu i Parë , të hyjnë rrugën e ngushtë të Torre Drinit ose ne rrugën Abdi Toptani,të kalojnë në rrugën e Barikadave ,të kthehen në rrugën pas ish 15 katëshit, për të dalë përsëri në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë.Duke përshkuar L=800-1000 ml më tepër se trasversimi direkt ose me nënkalime.


8.Nga matjet për e qarkullimit mjeteve në ngushticën e Tore Drinit ,rezulton se kalojnë 22-25 mijë mjete ditë.Janë marë në llogaritje vetëm 10000 mijë mjete,të cilat përshkojnë min,500 ml më tepër për të shkuar në destinacion. Nga rruga shtesë dhe vonesat,mjetet përshkojnë më tepërL=5000 km/ditë ose1,8 milionkm/vit ,konsumojnë V=90 ton karburant shtesë në vit,drejtuesit humbasin T=12 450 ditë pune vit , prodhohet V=234 ton CO2,me nji kosto shtesë min.V=525 250 €uro/vit.

9.Ndërtimi tre nënkalimeve nën sheshin Skënderbej,me tre nivele dhe lidhje në brëndësi,,pa cënuar perspektivën e Stacionit Qëndror të Metrosë Tiranës, jo vetëm çbllokojnë trafikun por do të eleminonin dhe kryqëzimimet e rrugës Durrësit, Kavajës-Rugës Dibrës,rrugës Lugjigj Gurakuqi (Avni Rustemi).

Tre Nënkalimet emërtohen

         Nënkalimi Zogu i Parë- Bulevardi Kryesor (Universiteti).

         Nënkalimi Rruga e Kavajës-Rruga e Dibrës.

         Nënkalimi Rruga e Durrësit-Rruga L.Gurakuqi (drejtimi Sheshi A.Rustemi).

10.Samari i sheshit, dhe parkingu nëntokësor,jo vetëm risin koston e nënkalimeve apo metrosë perspektive,por bllokojnë çfarëdo ndërhyrje anësore në brëndësi të tij. Projektuesi dritë-shkurtër ose të paguar për të krijuar kaosin e qarkullimit mjeteve,për të detyruar mjetet të kalojnë në pesë semaforë për të trasversuar sheshin.Por edhe kusarët e stafit Belind Këlliçit ja spjeguan gabimi publikut, zullumet e sheshit

Çbllokimi kryqëzimeve të unazës parë

1.Kryqëzimet që trasmetojnë bllokimet në të gjitha drejtimet,janë 21,Dhjetori,Zogu Zi,Karburanti Gazheli,Stacioni Trenit,Tregu Industrial Farmacia 9-10,Rr.Hoxha Tasim,Bryli,rruga e Elbasanit (Xhamija,)dhe mbikalimet ose nënkalimet te mbikalimi Teknollogjikut dhe Shqiponjës.Komplekset e veprave të artit për lëvizjene lirë të mjeteve në kryqëzimet e Zogut Zi,St.Trenit,Farmaacia 9,etj favorizohen nga diferencat e relievit terrenit, që lehtsojnë projektimin dhe ndërtimin.Ndërsa Kryqëzimi ri te 21 Dhjetori,përveç nënkalimeve dhe mbikalimeve ,nuk përjashton mundësinë prishjeve egzistuese,nuk përjashton mundësinë e ndërtimit të nji kompleksi ose të nji vepre arti në lartësi, për të siguruar kalimin e mjeteve pa pengesa nët ë gjitha drejtimet.

2.Ndërtimet në kryqëzimet urbane,janë tejet të vështira,për të siguruar hapsirat e lira ndërtimore, pa llogaritur linjat dhe tubacionet në nëntokën e nënkalimeve që do ndërtohen.Duke ndjekur trendin kryqëzimeve egzistuese, ato janë thjesht mbikalime ose nënkalime të zakonëshme dhe të shëmtuara nga ana arkitektonike. Psh. mbikalimi Këmbë-Shkurtër te Teknollogjiku është nji vepër e shëmtuar nga ana vizuale etj.Mbas llogaritjeve kostruktive ndërtimet e kryqëzimeve duhet ti nënështrohen përpunimit arkitektonik.

3.Në shqipëri ndërtohet vepra jo proritare, antiekonomik dhe bllokojnë qarkullimin e  brëndshëm

Krimi ekonomik në shqipëri ka mbështyer infrastrukturën ose përpunon e delegon vepra që nuk janë prioritet ose që turturojnë dhe shtojnë koston e jetesës shqiptarëve.Unë mund të rendis disa vepra, që në gjuhën popullore janë ashiqare kundër interesave të popullit.Teci Vlorës 240 milion €uro, Teci Roskovecit,rangallet e teceve lundruese të Vlorës,TyneliLlogorasë(nuk kishte nevojë fare për tynel),rruga Qukës-Qaf Plloçë,aeroporti Kukësit dhe parakohshëm të Vlorës,Porto Romano ose projekti më antikombëtar i 100 viteve të ardhëshme,Inceneratorët, rruga Berat-Gllavë- Këlcyrë,Inçeneratorët,bllokimi i koridorit turistik bregdetar tre segmente dhe dy zona kushinet,shpallja prioritet e Korridorit Blu ose Koridorit Zi,Heqja e mbikalimit te kryqëzimit Shqiponja dhe nënkalimit te Teknollogjiku,bllokimi i ndërtimit konçesionit parë me financime private të autostradës Vaqar-Baldushk-Papër 100 milion €,dhe ndërtimi me 600€ milion të autostradës Tiranë tynel–Elbasan,kur ato nga ana fizike dhe gjografike kanë të njëjtën largësi nga Elbasani,bllokimi në vijim të koridorit,Papër-Kuçovë-Berat dhe Berat-Memaliaj, bllokimi finacimeve private prej 900 milion euro të autostradës me 6 korsi Durrës-Tiranë,financimi i hekurudhës elektrike Tiranë-Durrës,që është e falimentuar në gjurmën e ndërtuar,kthimi Osumit në nji gropë septike në qëndër të Beratit e gjithë investimet,ndërtimi jo prioritar i rrugës malore Berat Gllavë-Këlcyrë,Qukës-Qaf Plloçë.Natyrisht edhe nji rrugë midis dy stallave lehtëson lëvizjen e kafshëve, por ajo nuk është prioritet.Në këtë grup hyn dhe rikostruksioni sheshit Heroit Skënderbe, i cili mund të realizohej edhe për shijen arkitektonike dhe shërbimet urbane , bashkë me veprat që nuk që nuk pengojnë qarkullimin.


Rruga që detyrohen të përshkojnë mjetet nga bllokimi sheshit Skanderbej .(Shënuar me të Kuqe dhe të Verdhë) Mjetet vijnë vërdallë sheshit Gungaç për të shkuar në destinacion,duke përshkuar min 500 ml më tepër për çdo kalim Koncepti Nënkalimeve për të lehtësuar lëvizjen nga bllokimi i sheshit Skanderbej.