KPK e KPA-struktura vetingzhvilluese u ngrehën, u mprehën e u përgatitën që të krihnin sa më thellë që të mos mbetet asnjë i infektuar.U përjashtuan goxha individë, u qortuan të tjerë, iu hoq veshi mënjanë ca më të qetëve, u degdisën larg drejtësisë më të korruptuarit. Furtunë e vërtetë, por ama në gotë e jo në jetë! Kaluan ca vite dhe kjo luftë u reklamua si fitore e madhe. Gjithmonë të tilla fitore na kujtojnë fitoren epike të Pirros së Epirit të famshëm, që, tek e fundit, i erdhi vdekja nga një tullë!

Me ardhjen e demokracisë në vendin tonë, apo e thënë shqeto,vendosjen e kujdesshme të sistemit kapitalist të modelit amerikan në Shqipërinë tonë të vogël e të virgjër, gjuhës shqipe iu shtuan , natyrshëm , edhe shumë fjalë të reja, që shoqërojnë ecurinë e sistemit ekonomiko-shoqëror me sistemet përbërëse. Madje edhe në sektorët ku mungojnë tërë sistemet siç po rezulton ai i ekonomisë, ku tenderat (fjalë e re, gjithë terr e tmerr kjo, ngase na kujton Tendën e Qypit ku është bërë beteja aq e fuqishme e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare midis partizanëve shqiptarë fitimtarë dhe forcave pushtuese gjermane) u sjellin pará e fitime të majme pa pikë djerse qeveritarëve tanë, duke nisur nga kryetari i qeverisë, ministrat, drejtorët.
Kryefjala e deritanishme për këto 25 vjet të këtij shekulli, në togun e fjalëve të reja është termi “korrupsion”. Po përdoret kaq shumë sa edhe atje ku nuk ka ngulet këmbë se ka veprimtari korruptive dhe njerëz të korruptuar. Është shkuar deri atje sa të publikohen mijra faqe të shkruara se si luftohet ky fenomen në Amerikë dhe se si duhet luftuar këtu në kombin me dy shtete, dy kryeqytete, dy kryeministra (aktualisht rastësisht krejt të kundërt në karakter) me vijë kufitare tokësore madje dhe me doganë e polici të fortë për t’u mbrojtur shqiptarët prej shqiptarëve!? Dhe, që patëm fjalën, sakaq erdhën fondet, mbërritën urdhrat e udhëzimet dhe nisi lufta frontale kundër të korruptuarve, fillimisht, të sistemit të drejtësisë. Dhe kësaj fushate madhore luftarake me ‘shpatë drejtësie‘ kundër njerëzve të korruptuar të drejtësisë iu vu emri i rrallë, shqiptarisht i panjohur, ”Veting”! Mjaft përpjekje u bënë nga ata që nuk janë gjuhëtarë për të shpjeguar se çfarë do të thotë shqip kjo fjalë, por asgjë nuk mbeti e qartë. Gjuhëtarët qëndruan thuajse indiferentë. Por sa u fut në veprim, kjo fjalë mori përmasa frike, thike, goditjeje që do të pastronte, filtronte dhe kthjellonte tërë çka ishte ndotur në këto sektorë të jetës shoqërore. Aferim!
U krijuan struktura e u bënë ristrukturime dhe të gjithë rrogëtarët e gjykatave, prokurorive, hetuesive e ku di unë, të të gjithë niveleve nga qendra në bazë, iu nënshtruan provimit me “faktime “për tre aspekte (quajini po të doni ‘fusha’, ‘drejtime’’hulli’etj), Pasuria, Pastërtia e figurës dhe Profesionalizmi. Tri fusha të gjera e të pamata që nisin me gërmën shqipe P. Le të sqarohemi edhe pakëz më tutje: do të pyeteshin të vetinguarët se si e kanë vënë tërë këtë pasuri që nga unazat e florinjta deri tek vilat e mermerta, nga pishinat deri tek qentë e dashnoreve’; e dyta, do të pyeteshin të vetinguarit se si e ke ruajtur të pastër figurën tënde morale, politike, juridike. (Në kushtet kur nuk ka më moral, nuk ka më sinqeritet në politikë, nuk ka më transparencë në jurisprudencë-të tri këto pyetje janë, me pikpyetje!? Neise!). Dhe së treti, do të pyeteshin të vetinguarit se “si e ke nivelin tënd profesional”?!).
KPK e KPA-struktura vetingzhvilluese u ngrehën, u mprehën e u përgatitën që të krihnin sa më thellë që të mos mbetet asnjë i infektuar nga morrat, pleshtat, këpushët, rriqrat, tartabiqet që kultivon korrupsioni, dhe posaçërisht ai në lëndinat plot gjemba e ferra të sektorit jetik të drejtësisë. Por ama asnjë prej’të ndëshkuarve’ të korruptuar që nuk justifikoi dot para KPK (ku ishin shokët e tyre dhe një apo dy vëzhgues të huaj absolutisht të pakorruptuar?!), as pasurinë marramendëse, as ndotjen e figurës morale dhe as dobësitë e mangësitë profesionale nuk u dënua me ligj! Nuk shkoi kush në burg! Vetëm dënime morale, si spostime, shkarkime, largime, transferime, ulje-ngritje, qarkullime, qortime, etj!
Prangat flasin më shumë se fjalët për drejtësinë e re. Për institucionin dhe për personin. Por edhe për vetingbërësit! Sa turp!1.Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.2. Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH. Duke pasur tërë këto shkallëzime detyrash dhe të përfundosh në pranga?

U përjashtuan goxha individë, u qortuan të tjerë, iu hoq veshi mënjanë ca më të qetëve, u degdisën larg drejtësisë më të korruptuarit. Furtunë e vërtetë, por ama në gotë e jo në jetë! Kaluan ca vite dhe kjo luftë u reklamua si fitore e madhe. Gjithmonë të tilla fitore na kujtojnë fitoren epike të Pirros së Epirit të famshëm, që, tek e fundit, i erdhi vdekja nga një tullë! Nga kjo lloj ndërmarrjeje u entuziazmua edhe një lloj politikani i vetshpallur, L.Basha, sa i zuri goja lesh duke kërkuar nëpër foltore që vetingu të aplikohej sa më parë e sa më gjerë në politikë, duke futur politikanët në shtrungë!? Pika që s’i ra! Dhe ja pas vitesh , ku drejtësia duke u pastruar, edhe u vonua, dosjet u bënë kapicë e vandakë, ku prokurorët po ktheheshin në “muratorë” dhe gjykatësit ”saldatorë”, u deklarua se drejtësia u kullua! Njëherazi, asnjë prej të vetinguarve, nuk mbeti pa punë. Ata u kthyen në noterë, spicerë, sekserë, avokatë, demokratë, pedagogë, filologë e turlisoj zanatesh ku, meazallah se ka korrupsion!? Nuk dua të bëj krahasime, sepse ato janë të rrezikshme, sidomos në pamje, por dikur në kohën e Enverit po të bëje gabime të këtij lloji si këto që patën bërë gjykatës-prokurorë-avokatë-hetues etj., të viteve postkomuniste1992-2012, të dërgonin, e pakta, në punën fizike më të rëndë, në ‘gjirin e klasës punëtore’ për riedukim dhe më normalja në privim lirie disa vjet. Tani nuk ka më të tillë ndëshkime, por gjetkë e gjetkë në shtete të tjera e kanë dhe i zbatojnë. Gjithsesi, kuptohet që nuk do rrinin pa punë, por gjella me kripë e kripa me karar!
Mirëpo media e pavarur shqiptare po flet për ditë e më tepër për abuzime të përsëritura, shkarkime, ndëshkime, arrestime të atyre që ishin’ të pastër’ ndaj edhe u lanë në detyrë. Arrestohen, thuhet në media, 1.Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.2. Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH. Duke pasur tërë këto shkallëzime detyrash dhe të përfundosh në pranga? Është tejet e rëndë.3. Astrit Vladi dhe Radovan Çela, avoketër. Sa turp! Për institucionin dhe për personin. Por edhe për vetingbërësit! Prangat flasin më shumë se fjalët, sepse po iu vihen atyre që presupozohet të jenë mjeshtërit më të pastër të analizës për të shpënë, vetëm me drejtësi, njerëzit në pranga! Mësohet se është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zëvendësdrejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj. Gjithashtu komunikohet shkarkimi nga detyra i gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi. Aurel Arapi, gjyqtar i gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë edhe pse me disa raste abuzimesh të rënda në katapultimet ku ka vënë këmbët dhe në aferat që ka futur duart, nuk e bën qejfin qeder, sepse vijon serbes funksionin! E quan veten të pastër. Kokorosh në detyrë. Ku mund ta gjejë guximin ky ‘ i vetinguar’, siç me të drejtë kritikohet në media, veçse tek korrupsioni i thelluar, i fshehur dhe i përshkallëzuar? Dhe të tillët e arrestuar, shkarkuar e dënuar janë 14 vetë deri tani, pikërisht nga ata, të pastrit e vetinguar!?
Më shumë e kam theksin tek dukuria shoqërore se sa tek individët që përmend media e shkruar dhe ajo vizive. Duket ashiqare se jemi përpara një lloj dështimi të të ashtuquajturit ‘veting!’ Të krijohet përshtypja se vetingu qe një formë pune që i ngjan një ndërtese të vjetër që lyhet me bojë për t’u dukur e re! Këta të pastruarit nga vetingu, ku e kanë “ndjenjën e përgjegjësisë për detyrën”? Ku e kanë ‘ndërgjegjen e pastër’ në zbatimin e ligjit, në dhënien e masave penale ndaj atyre që kanë bërë krime? Ku është ‘sinqeriteti’ ndaj vetes, familjes e shoqërisë” tani që paga e njerëzve funksionarë të drejtësisë është ngritur në qiell. Si nuk kanë pak turp nga vetvetja? Ka diçka edhe më tej: kush merret me edukimin moral, ligjor dhe kombëtar me tërësinë e kuadrove, që duhet të mbrojnë drejtësinë në këtë truall, në këtë shtet, në këtë kompleks strukturash ndërtuar e paguar vetëm për drejtësi? Ku është përgjegjësia paralele dhe vertikale e drejtuesve të sipërm aq shumë të paguar e stërzgjedhur të këtyre institucioneve të drejtësisë?P o Parlamenti e institucioni i Presidencës përse nuk mbajnë qëndrim të rreptë ndaj kësaj gjendjeje në drejtësinë shqiptare të ditëve të sotme?




















