Gëzim Zilja: Kërdia me dëmin mjedior që po i bëhet Vlorës nga TECI

170
Sigal

Vendosja e dy TEC-ve dhe deklarata e Zv/Kryeministres në Triport se ato do të jenë shpëtimi i Shqipërisë për krizën energjitike madje mund të shesim energji prej tyre, doli gënjeshtër e madhe. Populli shqiptar do të paguajë nga xhepi i tij miliona dollarë pa përfituar asgjë sepse:

1.Të dy TEC-et lundruese kushtojnë 20 milionë dollarë. Qeveria shqiptare do t’i paguajë shoqërisë amerikane 45 milonë dollarë qera (63 mijë dollar/ dita) për dy vjet, pa i blerë. A nuk është kjo një vjedhje e pastër?

 

  1. Qeveria shqiptare do t’i paguajë firmës itaiane ‘Renco’ 22,5 milionë dollarë (31,5 mijë dollarë/dita) për ofrimin e shërbimit për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e TEC-ve.
  2. Në bazë të kontratës Korporata Elekroenergjitike është e detyruar të paguajë 45+22,5= 67,5 milion dollarë edhe nëse TEC-et nuk vihen asnjëherë në punë, si kosto të qirasë dhe operimit.
  3. Çmimi mesatar për një megavat orë energji elektrike në bursë është sot 130-150 euro/MËh, ndërsa kosto e prodhimit të energjisë nga dy TEC-et e anijeve është 190 euro/MËh. Diferenca është e qartë po theksojmë se qiraja dhe operimi vazhdojnë të paguhen.
  4. Çfardo shkaqesh të shkaktojnë vonesë, për firmat Excelerate Energy dhe Renco nuk do të ketë penalitete.
  5. Ministrja Balluku gënjeu kur tha se TEC-et do të mbeten pronë e shtetit dhe se ne do të shesim energji nga këto (rrangalle shën ) në rajon e më gjerë. Nëse do të vihej në punë TEC-i ekzistues (rregullimi i sistemit të ftohjes) i Vlorës do të duheshin rreth 50 milionë dollarë. Në një janar duhet të kishte nisur prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocentralet lundruese në Vlorë, por anijet nuk kanë prodhuar ende asnjë megavatorë energji elektrike. Ajo gënjeu sërish kur tha se mjetet janë gati për t’u vënë në punë, por ndezja e gjeneratorëve do të bëhet kur të jetë e nevojshme, sepse gjeneratorët ende nuk janë instaluar.

Dëmi mjedisor pa koment

TEC-et lundruese do të djegin 600 tonë naftë të rëndë në ditë, ose 219 000 tonë naftë/vit. Nëse konvertojmë sasinë e naftës në dioksid karboni (CO2), atëherë shifra është rreth 712, 409 tonë CO2/vit. Kjo shifër është e barabartë me; 3749.5 kg CO2 në vit për çdo banor të Vlorës, 275.7 kg CO2 në vit për çdo banor të Shqipërisë, e shtuar kjo në mushkëritë tona. Në nivel vendi, për çdo banor = 82% më shumë CO2 nga ajo sasi që një person nxjerr gjatë frymëmarrjes për një vit. Ose për çdo banor të Vlorës = 10.5 herë më shumë (1050%) se sasia e CO2 që një person nxjerr çdo vit. Për ta përthithur nga atmosfera këtë sasi CO2, që çlirohet nga këto TEC-e lundruese, Shqipërisë i duhen edhe rreth 200.000 ha të tjera pyje shtesë (ose një investim prej 1 miliard euro, për të mbjellë ato pyje). Ndërkaq qytetarët e Vlorës opozitë e pozitë nuk shprehen fare për këtë që po ndodh.