Ilir Allkaj: Nisa ta lexoj letren tende zonja Vilma, por e lashë në mes!

508
Sigal

Mirëardhsh Vilma Nushi !

Nisa ta lexoj letren tende zonja Vilma, por e lashë në mes!

Nuk ja vlente !

Ankoheshe që punon 24 orë dhe që nuk paske para , megjithëse po kurohesh jashtë shtetit, lavdëroheshe se ti mbajtke gjallë shpresën e besimin tek mijëra njerëz , ndërkohë që ti vetë, nuk ke as shpresë e as besim tek sistemi shëndetësor që e shkatërrove bashkë me djajtë e tu shpirtëror e materialë !

Unë me sinqeritet të uroj shërim të shpejtë, sepse jam mjek, dhe kryesorja si qytetar une të dua në jetë, pasi kam ndërmed të merrem gjate me ty, sepse unë do të jem njeri nga paditësit e tu, gjithmonë nëse ky vend do të ketë drejtësi !

Vilma, ti si sherbetore e sektit të rilindjes nga 2014-ta e deri tani je bashkëfajtore e katandisjes se sistemit tonë shëndetësor sepse zhvate qindra mijëra euro nga taksapaguesit më të varfër të rajonit për një kontroll mjekësor farsë.

Ne në 2013 kishim nje sistem të dobët e të varfër, por falë qeverisjes së partisë socialiste me kolaboracionistë si ty, ne sot kemi një sistem pothuaj të kapitulluar!

Ti zonjë megjithëse pretendon se nuk ke para në llogarinë tënde, shkon dhe kurohesh në spitale të zgjedhura jashtë shtetit . Keshtu veprojnë Rama e gjithë shpura juaj.

Ndërsa NE POPULLI zvarritemi nëpër spitalet e mjeruara pikerisht prej jush !

“Shëndetësia falas ” ishte kocka që ju ja hodhet ti mbese në fyt këtij populli të mjerë, dhe ja dolët !

Gjithsesi mirë ardhsh zonja Vilma, beteja jonë me rracën tuaj do të nisë!

Ilir Allkja, mjek.