Zbulohet fusha me kanabis, pranga 29-vjeçarit dhe kryeplakut të fshatit

321
Sigal

Është finalizuar me sukses, pas një hetimi 2-mujor operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F. K., i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.

Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.