Studiues dhe investigues të huaj, por edhe ata vendas kanë bërë konstatime realiste për të vërtetat që kanë ndodhur ndaj kombit shqiptar. Aq sa kanë spikatur vlerat e kombit shqiptar, po aq kanë dalluar problemet në sjelljen e krerëve të ndryshëm të politikës. Me dashje, apo pa dashjen e tyre ato sjellje i kanë bërë një shërbim të madh armiqve dhe veçanërisht fqinjët grekë dhe serbë që kanë ditur të fusin hundët në mesin e shqiptarëve me forma dhe manovra të ndryshme.

“Kush do dhe di, ai bën vepra, kush nuk do, ai nuk di, por edhe prrallis kot më kot”, – më thoshte shpesh një mik si Engjëll Dakli këtu e 25 vjet më parë kur isha nëpunës i Bashkisë Elbasan. Si një njeri nga një familje e mirënjohur patriotësh, ai më shikonte me syrin e një atdhetari dhe në çdo takim me ndërkombëtarë, bëhesha pjesë e tyre dhe kjo më jepte shumë mundësi për të njohur realitetet. Ishte koha e shpërnguljes së shqiptarëve të Kosovës nga genocidi serb mbi ta. Dhe politika kosovare me liderin e saj Ibrahim Rugova, që diti ta ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës dhe diti të bënte më të mirën, kujtohet me respekt edhe sot pas 25 vjetësh.
Ishte një kauzë e madhe, që mori zgjidhje se besa dhe dashuria për Kosovën i udhëhiqte. Por ka edhe një realitet që më çon tek mendimi se në këtë vendin tonë Shqipërinë, kauzat e mëdha kombëtare shqiptare jo rrallëherë kanë shkuar në sheshin e burrave, por tradhëtitë kanë bërë që betejat të mbesin të humbura nga pabesitë brenda vetes. Këto situata kanë krijuar zhgënjime dhe humbjen e besimit tek politikat e drejtuesve që kanë bërë allishverishe me kundërshtarët ose kanë heshtur për trajtimin e këtyre kauzave për të fituar betejat.
Studiues dhe investigues të huaj, por edhe ata vendas kanë bërë konstatime realiste për të vërtetat që kanë ndodhur ndaj kombit shqiptar. Aq sa kanë spikatur vlerat e kombit shqiptar, po aq kanë dalluar problemet në sjelljen e krerëve të ndryshëm të politikës. Me dashje apo pa dashjen e tyre ato sjellje i kanë bërë një shërbim të madh armiqve dhe veçanërisht fqinjët grekë dhe serbë që kanë ditur të fusin hundët në mesin e shqiptarëve me forma dhe manovra të ndryshme.
Në këto kushte kanë ndodhur edhe ngjarjet e hidhura që kanë sjellë genocidet dhe humbjet e fuqisë potenciale njerëzore që kanë pasur ndikimet e tyre në ecurinë dhe pasojat në tërë kombin. Kanë thënë e çfarë nuk janë thënë për shqiptarët, karakterin dhe historitë që kanë bërë dhe kanë lënë. Por një gjë është e vërtetë se përballë madhështisë së vlerave që kemi treguar si komb, që nga lashtësia e deri në ditët tona kanë spikatur jo pak antivlera që iu janë shkaktuar po vetë shqiptarëve.
Kanë thënë e çfarë nuk janë thënë për shqiptarët, karakterin dhe historitë që kanë bërë dhe kanë lënë. Por një gjë është e vërtetë se përballë madhështisë së vlerave që kemi treguar si komb, që nga lashtësia e deri në ditët tona kanë spikatur jo pak antivlera që iu janë shkaktuar po vetë shqiptarëve.

Do e besoja dhe e besoj Joschka Ficher (diplomati i njohur gjerman më 1999) kur ka pohuar se “Ne (europianët) nuk guxojmë të lejojmë të ndodhë genocidi ndaj një populli në Europë, kur ky popull ka pasur civilizim para 3.000 vjetëve, kur ne atëherë kemi jetuar nëpër drunj e pemë”. Interesante dhe joshëse, por ama genocidet kanë ndodhur dhe ato jo vetëm e kanë rrudhur truallin e shqiptarëve, por edhe e kanë rrudhur popullsinë e këtij kombi. Nga ana e tij hebreu Leo Freundlih, që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, përmes një holokausti mbi shqiptarët kur u vranë 500 mijë njerëz. Këto janë thënë në librin e tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorën nga serbët në trojet shqiptare arrijnë në mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912.
Pas 111 vjetëve të fundit kujtesa historike na sjell në vëmendje dhe pyet se çfarë ndodhi në Çamëri po më 1913, kur u vranë në Prroin e Selanit në Paramithi 72 krerët e kësaj krahine autoktone me qëllimin për të nisur shpërnguljen e popullatës në zbatim të platformës Megalo-Idea e vitit 1840, si edhe Narçetania serbe në po atë vit.
Njëherazi edhe genocidi mbi Çamërinë që nisi më 27 qershor 1944 dhe që përfundoi në marsin e vitit 1945 me eleminimin e rreth 3 mijë njerëzve nga fëmijë e deri pleq, burra e gra edhe shtatzëna me të gjitha format e një sjellje kriminale të pushtuesve. Pikërisht për këtë heshti Europa, edhe pse u bë një komision mix për të gjykuar masakrat greke. Përkundër tyre, grekët e graduan kryekriminelin Napoleon Zerva me postin e Ministrit të Brendshëm dhe i ngritën monumente. Ata 3 mijë të tjerët që vdiqën rrugës së emigrimit nga frika e shfarosjes që sot janë të regjistruar në memorialin e varrezave në Kllogjer, janë dëshmi e të vërtetave historike dhe të sjelljes europiane, që nuk ndëshkoi shtetin grek për genocidin.
Edhe pse popullata shqiptare vendase e mirëpriti popullatën e ardhur me rrobat e trupit dhe me pasoja tragjike nga krimet, qeverisja komuniste e pas 1944-ës duket se me orientimin e emisarëve serbë dhe bashkëpunimin me komunistët grekë, ua plotësoi dëshirën armiqve të kombit që çamët ashtu si edhe kosovarët t’i shikonte me syrin e së keqes dhe ua vuri kularin në qafë me metodat e mësuara nga ata që të ushtronin trysninë e vazhdimit të vuajtjeve dhe trajtimit kriminal ndaj këtyre popullatave.
Ishte ideologjia internacionaliste e qeverisjes së pas 1944-ës dhe si kopja më e keqe kjo e pas 2013-ës që si vasalë të politikës antishqiptare, të bënin të keqen më të mundshme me vrasjen e elitave intelektuale edhe pse kontributorë në luftën antifashiste dhe në ndërtimin e vendit. Konotacioni negativ i emrit “çam” dhe “kosovar” nga Enver Hoxha si dhe krijimi i përbuzjes për vlerat e krahinave të mëdha me kontribute për kombin si Çamëria dhe Kosova, deri tek bërja palë me armiqtë për interesat e strategjive rajonale dhe atyre globaliste me krijimin e slloganeve “Ballkani i hapur” bëri që të injoroheshin vlerat e drejtimit dinjitoz të Kosovës nga lideri i suksesshëm Albin Kurti dhe humbja e integritetit të organizimit të popullatës çame në Shoqatën e tyre më 10 janar 1991, që sot është bërë inekzistente si frut i politikës së vetë atyre që marrin vota nga çamët për t’i përfaqësuar dhe ua kthejnë atyre me heshtjen dhe pabesinë për interesa personale dhe blerje nga armiqtë e kombit si serbët dhe grekët që dinë mirë se si e përdorin paranë për interesat e tyre.
Nuk dua të futem në thellësitë e shekujve se si përfituan europianët nga fuqia e një heroi si Skënderbeu dhe ia shpërblyen me coptimin e kombit të tij, po ashtu si edhe proamerikanizmi i këtij kombi u shpërblye me shumë gjak dhe vuajtje dhe sot Shqipëria ndodhet në përballjen e madhe me shpopullimin dhe Kosova me imponimin për të coptuar veriun etj, edhe Çamëria ndodhet në pragun e humbjes së identitetit për ca para greke që i ka përdorur tek politikanë të veçuar në Shqipëri, që ata të “hedhin limontozin në qumësht” dhe të bëjnë përçarjen e madhe. Grekët dhe serbët të ndihmuar nga Rusia dhe Anglia kryesisht, kanë ditur të zbatojnë politikat e tyre antishqiptare duke gjetur mbështetje tek politikanë të shitur që “blihen për 30 aspra” siç është përdorur një shprehje e tillë. Nëse një historian grek (Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik) është shprehur për CNN më 12 qershor 2016 se “Greqia nuk mund ta fshehë nën rrogoz çështjen çame”, politika shqiptare e bashkë me të edhe ata që e mbajnë veten si (pseudo) politikanë çamë kanë fshehur programet dhe strategjitë për të trajtuar dhe avancuar në zgjidhjen e çështjes çame. Dhe kjo është strategjia e tradhëtisë që u bëhet përherë trashëgimtarëve shqiptarë të Çamërisë nga brenda vetes.
Përdorimi i anonimatëve nëpër rrjetet sociale për të injoruar aktivitetin e njerëzve që duan dhe dinë të bëjnë dhe të shprehin të vërtetat, janë modeli i instaluar tek mbështetësit trushpërlarë dhe trutharë siç dinte të bënte Enveri dhe dikton Edi, janë grahmat e fundit të atij lidershipi që ka bërë të vetën pabesinë ndaj një kauze të madhe.
Kur James Pettifer do të shkruante për tragjedia çame dhe fajet e Britanisë, kjo ishte “bomba e një anglezi që i dha opinionit një të vërtetë të madhe, por që sot nuk arrijnë ta citojnë politikanë shqiptarë dhe ata që pretendojnë se kanë merita të panjohura për çështjen çame nuk arrijnë ta citojnë këtë personalitet që tha të vërtetën dhe sot pas 80 vjetësh ne çamëve na dalin përpara portrete të rrejshme që merren me folklor dhe tallava dhe nuk thonë asnjëherë të vërtetën.
Të dëgjosh që ka një ligj lufte të vendosur nga Greqia më 1940 dhe ky të bëhet objekt i një oratorie false në një kohë që na mungojnë rezultatet e traktatit të miqësisë shqiptaro-greke, na mungon trajtimi dhe ndërkombëtarizimi i Rezolutës për Çamërinë, dhe aq më tepër kur në mesin e çamëve mungon gjuha e mirëkuptimit për gjetjen e strategjisë të zgjidhjes së kësaj kauze, çdo oratori apo megaloman është një fasadë në dëm të zgjidhjes së problemit çam. Gjithpërfshirja e politikës shqiptare kur vjen puna për çështjen çame, kam bindjen se është prova e atyre që duan me të vërtetë këtë çështje dhe atyre që e përdorin atë për interesa personale. Kur pashë që presidenti i Republikës Bajram Begaj shkoi dhe nderoi viktimat në Kllogjer, do të doja të pyesja, ata që me fjalë shprehen për dashurinë ndaj kombit se: Përse nuk i nderoni të rënët e Çamërisë, përse nuk kërkoni një memorial kujtese dhe nderimi për viktimat në Paramithi dhe në Filat. Shpresoj që të mos jetë çështje e tradhëtisë nga brënda e kësaj politike.




















