Prof. Dr. Qemal Lame: BE dhe Serbia rrisin bashkëpunimin ekonomik

Qeveria e Serbisë dëshiron t’i hapë rrugën minierave të litiumit në Luginën e Jadarit. Lajmin e bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Një nga rezervat më të mëdha të Evropës për këtë lëndë të parë të pakët globalisht thuhet se ndodhet afër qytetit të Loznicës.

Serbia pret të ardhura në miliarda, kurse BE-ja shpreson të pakësojë varësinë nga Kina.

Sigal

Litiumi e sjell Serbinë më pranë Evropës.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Kjo marrëveshje do të mundësojë nxjerrjen e litiumit, një – metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar -, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore.

Për Serbinë ky është investimi i drejtpërdrejtë më i madh nga investitorë të huaj në historinë e vendit. Qëllimi i qeverisë në Beograd është që të ndërtojë një zinxhir vlerash për elektromobilitetin që nga nxjerrja e lëndëve të para deri tek prodhimi i baterive.

Qeveria e Serbisë dëshiron t’i hapë rrugën minierave të litiumit në Luginën e Jadarit. Lajmin e bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Një nga rezervat më të mëdha të Evropës për këtë lëndë të parë të pakët globalisht thuhet se ndodhet afër qytetit të Loznicës.

Serbia pret të ardhura në miliarda, kurse BE-ja shpreson të pakësojë varësinë nga Kina.

Litiumi e sjell Serbinë më pranë Evropës.

Edhe Kina bëri përpjekje për të shfrytëzuar rezervat në Serbi, madje presidenti Xi Jinping ishte për vizitë në Beograd në muajin maj. Fakti që mundësia për shfrytëzimin e rezervave të litiumit iu dha evropianëve, konsiderohet nga pala gjermane si sukses i madh, sepse ky projekt mund të shërbejë ndoshta si shembull për projekte të tjera për lëndët e para.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, tha se kjo është një “ditë historike” dhe e konsideroi marrëveshjen si një hap të Serbisë drejt BE-së.

Pse litiumi është i rëndësishëm për tranzicionin e energjisë dhe makinat elektrike?

Sipas kompanisë së re Norcsi GmbH, bateritë litium-jon kanë qenë teknologjia më e përdorur për automjetet me bateri elektrike, laptopët, telefonat inteligjentë dhe shumë aplikacione të tjera celulare me kërkesa të larta energjie që nga vitet 1990 për shkak të densitetit të lartë të energjisë.

Litiumi luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e automjeteve elektrike. Shumë prodhues të njohur të makinave elektrike mbështeten në një motor elektrik të mundësuar nga bateritë litium-jon dhe po hulumtojnë optimizimin e teknologjisë së ruajtjes së litiumit. Tashmë ka depozita në Evropë, por minierat kanë pasoja negative për mjedisin.

Ambientalistët: Projekti rrezikon ujin e pijshëm.

Krahas rëndësisë, që tregon Beogradi për nxjerrjen e litiumit, ka edhe kritika nga ambientalistët. Sipas Utopia, minierat e litiumit përfshijnë përdorimin e shumë kimikateve që përdoren për të tretur litiumin. Këto përfundojnë në mjedis ashtu si metalet e rënda të papërdorshme. Metalet e rënda mund të ndotin ujërat nëntokësore dhe për këtë arsye përbëjnë një kërcënim për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve.

Kancelari Scholz siguroi se gjatë nxjerrjes së metalit të rrallë do të zbatohen “standardet më të larta” të mbrojtjes së mjedisit. “Ne do ta mbështesim këtë gjë dhe do të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që zbatimi i standardeve të bëhet realisht.”

Me një rregullore të re, Beogradi iu nënshtrua një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese serbe disa ditë më parë dhe anuloi i procedurën e planifikimit mjedisor për projektin e nxjerrjes së litiumit në vitin 2022 që u vlerësua se ishte i paligjshëm.

Marrëveshja e BE-së me mikun e Putinit e sposton Rusinë

Putin aktualisht është duke u ballafaquar me çdo partner të mundshëm dhe dëshiron të zgjerojë ndikimin e tij në Serbi. Prandaj, një marrëveshje e BE-së ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu ka të ngjarë të marrë parasysh dhe të mos veprojë kundër marrëveshjes së planifikuar.

Serbia aleate e Putinit në dilemë? Marrëveshja e litiumit është planifikuar me BE-në

Marrëveshja e planifikuar me Serbinë mund të nënkuptojë një pikë kthese në industrinë energjetike të BE-së. Sipas presidentit serb Aleksander Vuçiç, të dyja palët duhet patjetër të përfitojnë nga projekti: BE-ja dhe Serbia. Këtë e bëri të ditur presidenti në një intervistë për Handelsblatt. Megjithatë, marrëveshja e propozuar mund ta vendosë Serbinë në një dilemë. Nga njëra anë, Serbia është e interesuar për anëtarësim në BE dhe është kandidate zyrtare për anëtarësim që nga viti 2012. Në një intervistë me Handelsblatt më 17 korrik, Presidenti theksoi: “Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”.

Presidenti nuk konfirmoi nëse depozitat e litiumit mund të hapnin derën për këtë. Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Djedovic Handanoviq, tha, se ky projekt përfaqëson të ardhmen e integrimit ekonomik të Serbisë në Evropë.

Nga ana tjetër, Serbia është afruar më shumë me Rusinë dhe Kinën vitet e fundit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qeveria serbe, duke e bërë atë të vetmin vend në Evropë, ka kundërshtuar dhe deklaron se nuk vendosë sanksione kundër Rusisë. Sipas Euractivc, në shkurt të vitit 2024, Vuçiç njoftoi se kishte blerë një sistem anti-drone, automjete luftarake dhe pajisje këmbësorie nga Rusia. Marrëdhëniet ruso-serbe u forcuan edhe kur Rusia mbështeti rezistencën e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Kremlini kundërshtoi pavarësinë e krahinës, duke thënë se kjo do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Putini është duke u ballafaquar me partnerët nga frika e izolimit. Sa e rëndësishme është Serbia për të?

Në situatën e tanishme do të ishte e parakohshme të nxirren përfundime nëse qëndrimi i Vuçiçit ndaj Rusisë do të ndryshonte pas zbatimit të marrëveshjes së BE-së. Megjithatë, marrëveshja e planifikuar e Serbisë me BE hap hapësirë për spekulime. Një gjë tashmë i duket e qartë presidentit serb: interesat e Serbisë janë të parat. “Unë ulem vetëm në një karrige: atë serbe. Dhe deri në çfarë mase po afrohemi me Rusinë?”,- tha presidenti për Handelsblatt dhe shpjegoi se nuk kishte folur me Putinin për dy vjet e gjysmë. Organizata jofitimprurëse Carnegie Europe parashikoi tashmë në një analizë të marrëdhënieve ruso-serbe në 2023: “Ndërsa Vuçiç nuk do të djegë urat me Kremlinin, Serbia dhe Rusia mund të ndahen”.

Duhet të bëhet e qartë se në rastin e Serbisë dhe Rusisë, të paktën deri më tani, nuk flitet për ndonjë aleancë ekonomike. Në shkurt, të dy vendet forcuan më tej lidhjet e tyre me nënshkrimin e një marrëveshjeje shëndetësore midis dy vendeve dhe shpalljen e një dërgese ushtarake me dron nga Moska, sipas Euractiv. Por ndikimi i Rusisë në Serbi po rritet dhe Serbia po përballet nga Rusia pikërisht për shkak të depozitave të litiumit.

Sidomos në kohën e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që izolojnë Rusinë, çdo partner i mundshëm është i rëndësishëm për Putinin. Rasti i Kinës tregon se si po rritet varësia e Rusisë nga aleatët e saj. Putini ka luftuar prej muajsh për të zgjeruar bashkëpunimin me Pekinin dhe dëshiron të fitojë mbi Kinën si blerës për gazin rus.

Afrimi i Serbisë të mos dëmtojë Kosovën

Është pozitive afrimi dhe bashkëpunimi më i gjerë ekonomik i Serbisë me BE. Njëkohësisht është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet në barazi edhe me Kosovës. Serbisë nuk duhet t’i bëhen lëshime me presione ndaj Kosovës.

Afrimi i Serbisë me BE është ndihmesë edhe në rrugëtimin e përbashkët të shqiptarëve e serbëve për integrimin evropian. Por kërkohet të jemi të kujdesshëm që afrimi të mos vazhdojë me presione në interes të Serbisë dhe në dëm të sovranitetit, integritetit dhe funksionimit të pushtetit qëndror të Kosovës.