Hyqmet Zane: Sundimi i Shqipërisë nga “revolucioni i vonuar demokratik” tek “rilindja si revolucion antidemokratik”

16

Ky “revolucion i vonuar demokratik” i cilësuar si i tillë nga Rexhep Qosja që shkoi edhe në Vlorë dhe falenderoi bandat e revolucionit me në krye Zani Çaushin dhe sigurimsat, që rrinin në prapavijën e ushqimit të turmës, kishte edhe pasojën e zhgënjimit të përfitimeve që pretendoheshin dhe shkatërrimi i shtetit u cilësua si “vlerë” dhe zhgënjim në opinionin shqiptar se demokracia kishte dështuar.

Sigal

Telegraf.al / Si intelektual kam qenë dëshmitar i asaj që ndodhi në Shqipëri në ato muaj shkurt dhe mars të vitit të mbrapshtë 1997. Këndvështrimi që kisha unë për vlerat demokratike, që nisën si implementim me ndryshimin e qeverisjes një partiake dhe krijimin e qeverisjes nga partia e atyre që ishin demokratë, mendoja se spiralja e punëve të demokracisë do të kishte vetëm ngjitje. U bëra pjesë e atij ndryshimi të madh dhe në Elbasan isha njëri prej oratorëve që mbështetën ndryshimin në mitingun e madh të atij 26 marsi 1991 në pragzgjedhjet e 31 marsit.

Nuk iu friksova pasojave, që mund të vinin nga partia e trashëgimtarëve të Enverit, sepse kishte nisur ndryshimi dhe pluralizmi kishte marrë udhën e vet dhe në një situatë të tillë çdo strukje apo frikë ishte një dëm për demokracinë dhe vetë shqiptarët. Edhe nëna ime e vuajtur nuk iu tremb fjalëve se çfarë mund t’i ndodhte djalit të saj nëse do niste ndonjë hakmarrje ndaj atyre që dolën me flamur kundër diktaturës. Besova dhe me shpresën e Zotit demokratët ia dolëm dhe tranzicioni kishte nisur rrugëtimin e vet që më 22 mars 1992 dhe do të finalizohej me përfundimin e rënies së stalinizmit në vendin më diktatorial të drejtuar nga sigurimi i shtetit që përfundoi në 6 ditë bukë për fatin e keq të një vendi ku pretendohej se kishim siguruar bukën në vend.

Kështu nisi rrjedhën e vet qeverisja demokratike e parë pas 47 vjet e ca sistem monopartiak të një shteti model super diktatorial të ngjizur me urrejtjen e njeriut ndaj njeriut, të sundimit të një pakice fanatike “bij të Enverit” ndaj një populli të tulatur dhe të nënshtruar në gjithçka. Çdo gjë kishte fundin e vet të pritshëm me gjithë mosdëshirën e idhtarëve të sistemit të antivlerave njerëzore ku Shqipëria ishte e cilësuar si Korea e Veriut e Europës.

Presidenti Berisha dhe kryeministri Meksi me bashkëpunimin e shumë intelektualëve me zë krijuan një platformë punësh në dobi të vendit dhe të shqiptarëve me nisjen e suksesshme të ekonomisë së tregut dhe u hap rruga për pasurimin e njerëzve dhe ndryshimin e jetesës së popullit. Por e gjithë kjo nuk mund të mos ishte në fokusin e klasës së rënë nga vakti që me ndihmën e sigurimsave dhe sistemit të përfoljes dhe mohimit apo shpërdorimit të vlerave qeverisëse të demokratëve, bënë që të krijoheshin firmat piramidale dhe përpunimin e opinionit qytetar me dështimin e tyre dhe duke shfytëzuar gabimet apo fajet e qeverisjes pa eksperiencën e duhur të formëzonin idenë se kjo qeverisje demokratike duhej rrëzuar. Favoret e sistemit të bllokut komunist dhe sejmenëve të tyre nuk mund të mos bëheshin frymëzim për një organizim të një revolucioni antidemokratik që solli marsin e vitit 1997 me shkatërrimin e shtetit dhe zbatimin e një filozofie të mrapshtë të “revolucionit të vonuar demokratik”.

Ky “revolucion i vonuar demokratik” i cilësuar si i tillë nga Rexhep Qosja që shkoi edhe në Vlorë dhe falenderoi bandat e revolucionit me në krye Zani Çaushin dhe sigurimsat që rrinin në prapavijën e ushqimit të turmës, kishte edhe pasojën e zhgënjimit të përfitimeve që pretendoheshin dhe shkatërrimi i shtetit u cilësua si “vlerë” dhe zhgënjimin në opinionin shqiptar se demokracia kishte dështuar.

8 vitet e qeverisjes socialiste të Fatos Nanos që favorizoi banditizmin dhe përfitimet e disa njerëzve si dikur ata të bllokut, kishte si përfundim rrëzimin e saj më 2005 dhe rikthimin e qeverisjes së demokratëve me Sali Berishën si kryeministër. U kapën dhe u eleminuan bandat, nisi progresi i jetës qytetare, të biznesit dhe krijimit të një opinioni pozitiv në arenën ndërkombëtare që kulmoi me ardhjen e Presidentit Xhorxh Bush (i riu) në Shqipëri, i pari president amerikan që vizitonte Shqipërinë. U pasua me futjen në NATO dhe deri edhe heqjen e vizave me Bashkimin Europian. E gjithë kjo tablo shoqërohej me urrejtjen dhe xhelozinë e socialistëve që tani drejtoheshin nga Edi Rama dhe që mendonin vetëm se si të sabotonin përparimin e kësaj qeverisje demokratike, që gjithsesi kishte bërë edhe punë jo të mira.

Gjatë kësaj periudhe, si njeri i medias shikoja dhe analizoja me vëmendje situatat dhe nxirrja konkluzione se socialistët dinë të bëjnë gjithnjë pabesira dhe këtë e spikatën 15 marsi i Gërdecit 2008 dhe 21 janari i 2011. E para koinçidoi jo rastësisht me 17 vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe e dyta me pengimin e vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri. Këto dy ngjarje ishin dy nga organizimet më monstruoze ku qëllimi justifikon mjetin. Pa diskutim që qeverisja e demokratëve pësoi çedime të panevojshme, por jo për të keq të qytetarëve shqiptarë që gjithnjë gjeneronin jetën me shpresën dhe punonin në vendin e tyre, për familjet e tyre. Kishte edhe pushtetarë që përfitonin nga qeverisja dhe në kurriz të taksapaguesve. E gjithë kjo solli edhe rënien e kësaj qeverisje dhe rikthimin e një qeverisje që u quajt “rilindje” sipas modelit të rilindjes së ideve komuniste.

Nuk kishte ekran televiziv që nuk i bënte reklamë premtimeve të kryeministrit të rilindjes që kishte lënë nam me qeverisjen si kryebashkiak i kryeqytetit dhe tani iu dha mundësia të bënte atë që ka bërë këto 11 vjet – të zhgënjejë qytetarët, të mashtrojë opinionin, të vjedhë gjithçka që ka në dorën e saj, të lidhet me mafien rajonale dhe të manifestojë pabesinë në lidhjet me njerëz si Sorosi apo të korruptojë edhe deri kryeagjentin e antiterrorit amerikan dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë me gjakftohtësinë mafioze të njeriut që ka shkelur gjithçka demokratike dhe ka kapur gjithçka që lidhet me të gjithë institucionet e pavaruara.

Nuk ka ditë të mos kemi skandale pas skandalesh, ashtu siç nuk ka ditë që rendi e qetësia publike të mos kërcënohet nga vrasjet dhe sjelljet mafioze të grupeve, që janë mbështetje e qeverisjes. Gazetarë të guximshëm dhe analistë profesionistë çfarë nuk kanë analizuar nga “veprat” e kësaj qeverisje sa hetimet e realiteteve të padukshme bëhen si në një shkollë hetuesie dhe “gjykatësi” popull rri e bën sehir me dyshimin se a janë të vërteta apo “fajin e ka Berisha”. Sikur prokuroria e SPAK të bënte hetimet që kanë bërë mediat e pandikuara nga qeverisja Rama, do kishim një revolucion në përmbysjen e një sistemi që prodhoi humbjen e shpresës dhe shkatërrimin e çdo besimi se në këtë vend do bëhet shtet e do kishte shpresë.

Janë dhjetra e qindra miliona euro, që hidhen në erë dhe shkojnë në xhepat e mafies së lidhur me qeverisjen apo e thënë ndryshe në qeverisjen mafioze të bunkerit të Surrelit. Ata që e vuajnë janë qytetarët shqiptarë, ata që hapin sytë dhe rrinë si vuva janë hetuesit e SPAK dhe ata që kanë lënë të pafikur dritën jeshile janë ndërkombëtarët në Europë dhe në Amerikë. Duket sikur shteti është në shërbim të grupimit oligark të komanduar nga kryeministri Rama që ka urdhëruar drejtësinë të izolojnë liderin e opozitës apo të mospërfillin të vërtetat e ish presidentit Ilir Meta që gjenden nën trysninë mediatike dhe verbale të izolimit.

Janë 11 vjet që po mbyllen me skandale pas skandalesh të “Skënderbeut” të Spiropalit që nuk e ndjen se kjo “rilindja alla Edi Rama ka realizuar revolucion antidemokratik” si një premtim i Sorosit dhe sorristëve të tij. Prishja e hesapeve të Sorosit në Shqipëri dhe Kosovë, ka krijuar një valë drejtimi të punëve të zeza, që nuk e meritonin shqiptarët që tanimë kanë atdhe të dytë Europën dhe Amerikën, por jo Shqipërinë  – atdheun e tyre. Ndoshta është mirë që të kemi parasysh atë që ka thënë At Zef Pllumbi – “Ndër këto 50 – 60 vjet realiteti ka treguar se komunizmi, asht vetem një demagogji e pacipë e peshkaqenëve ose e tiranosaurve siç e quejmë. Komunizmi asht një utopi e vjetër e njerëzve, që zhvillohet ma shumë ndër njerëz që i gjen të marrë, ndërsa po u zhvillue ndër të mendshëm e intelektualë, ajo i kthen në të marrë”.