Flet Prof. Lush Susaj: Pajisjet e zyrave, zjarret dhe emërimet janë pjesë e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

50
Sigal

– Në këto 30 vite kemi parë e po shohim mënyrën se si agronomi me tre muaj kurs e me dy gisht letër të lëshuar nga kryetari i partisë është bërë menjëherë jurist.

-Politikanët tanë e kanë mendjen vetëm te luksi.

-Pajisjet e zyrave ndërrohen çdo vit dhe pse ende janë të reja.

-Blihen që të fitojnë tenderat miqtë dhe shokët e politikanëve në pushtet. 

-Habitemi kur digjen përpara syve pyjet, vreshtat, ullishtet, blegtoria dhe banesat.

-Politika e kalbur dhe e korruptuar e Shqipërisë, akoma nuk e ka kuptuar që korrupsioni është degraduesi dhe shkatërruesi më i madh i shtetit, mjedisit dhe ekonomsë.

-Përbindëshat e zjarreve përfitojnë, sepse shteti hesht dhe po ashtu shoqëria.

 

Albert Z. ZHOLI

“Të gjithë kemi folur e kemi kërkuar edukim, kapacitete dhe masa konkrete për strukturat e MKZ. Ndërsa zjarrët e këtyre ditëve, treguan se edukimi profesional, tenderat dhe investimet për paisje dhe bazë materiale për strukturat e MKZ, janë vetëm shifra e fjalë të shkruara në letrat e dosjeve fiktive. Kjo sepse, në terren nuk ka funksionuar asgjë. Në kodrat e djegura dhe në terrenet fushore të Piqerasit, Gjirokastrës, etj, nuk pashë askund breza toke të punuar e të gjërë sa për të ndalur zjarrin”

Zjarret masive në mbarë Shqipërinë po tregojnë se Emergjencat Civile u gjetën të papërgatitura për situatën dhe ende me mjete të amortizuara. Por dhe pse situata është shqetësuese shqiptarët heshtin edhe pse ju digjen përpara syve pyjet, vreshtat, ullishtet, blegtoria dhe banesat. Këto janë disa nga problemet që Prof. Susaj ngre në këtë intervistë.

Zjarret e këtyre ditëve, treguan se edukimi profesional, tenderat dhe investimet për paisje dhe bazë materiale për strukturat e MKZ, janë vetëm shifra e fjalë.

Janë me qindra specialistë e nëpunës të kualifikuar të MKZ-ve, tashmë të përjashtuar e të lënë në punë të rendomta, jashtë profesionit.

“Veterineri është bërë ekspert kriminalistik. Akoma më keq, oficeri i këmbësorisë është bërë agronom e drejtor bujqësie, e kështu me radhë deri tek hajduti, injoranti dhe krimineli, që janë bërë biznesmenë, deputetë e ministra. Tek ky model sjellje duhet ta kërkojmë edhe shkakun e zjarreve që po shkrumbojnë pa ndonjë pengesë të gjitha pyjet, kullotat dhe fshatrat e Shqipërisë.”

-Dhe pse vazhdon reforma në Drejtësi ndëshkueshmëria nuk ecën në raport me kohën. Ende bëhen tendera jashtë kritereve dhe po ashtu blihen paisje zyrash për çdo vit me shuma marramendëse. Mendoj se nëse me lekët e këtyre paisjeve zyrash do bliheshin paisje MKZ, situata do ishte ndryshe. Mendimi juaj?

Politikanët tanë e kanë mendjen vetëm te luksi. Pajisjet e zyrave ndërrohen çdo vit dhe shpesh ende janë të reja. Blihen që të fitojnë tenderat miqtë dhe shokët e politikanëve në pushtet. Politika e kalbur dhe e korruptuar e Shqipërisë, akoma nuk e ka kuptuar që korrupsioni është degraduesi dhe shkatërruesi më i madh i shtetit, mjedisit dhe ekonomsë.

Fatkeqësisht, shqiptarët janë i vetmi popull i rajonit dhe Europës që kanë heshtur dhe nuk kanë reaguar as kur miqtë e shumtë të Shqipërisë, përfshirë këtu edhe ambasadorët e nderuar të BE dhe të SHBA, bënin dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje publike për të reaguar kundër korrupsionit dhe keq qeverisjes së vazhdueshme të këtyre viteve e dekadave. Shqiptarët heshtin edhe pse ju digjen përpara syve pyjet, vreshtat, ullishtet, blegtoria dhe banesat. Heshtin edhe pse ju shkatërrohet turizmi nga sharlatanë e nga mashtrues politik e ordiner, të cilët krijojnë kaos e vonesa të qëllimshme e gjithnjë në shërbim të vjedhjes dhe të evazionit fiskal. Heshtin edhe kur ju shkatërrohet sistemi i vlerave dhe meritokracisë, gjithnjë në shërbim të kakistokracisë, debilizimit dhe amoralitetit politik e kulturor. Nga kjo heshtje lindin përbindëshat e zjarreve dhe të gjitha plagët e tjera të kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

“Në plazh, ndodh që të takohesh dhe të bisedosh me njerëz dhe emigrantë të shumtë, të cilët punojnë e jetojnë në vende e në profesione të ndryshme.Pavarësisht nga vimë e ku punojmë, shqetësimi është i njëjtë për të gjithë. Shqetësimet kanë të bëjnë me faktin që, në shumë prej hoteleve të bregut, në vend që muzika të ndalej në orën 12 (sipas ligjit), muzika me dixhej vazhdonte të binte deri në 3-4 të mëngjesit.”

-Edhe këtë vit zjarret vazhdojnë, të qëllimshme dhe aksidentale. Zjarre që kanë sjellë shumë dëme në ekonomi, madje dhe në mes të Tiranës. Çfarë problemesh nxorën në pah zjarret massive nga veriu në jug? A do të bëhen hetime për këto zjarre që e shkatërruan ekoniominë e vendit dhe sollën pështjellim te turistët?

-Zjarret e kanë nxjerë zbuluar qeverinë. Flitet shumë për mbrojtjen nga zjarri, por në praktikë nuk shohim veprim. Duhet bërë patjetër pasi hetimi i zjarreve do të mund të zbulojë korrupsionin me tenderat dhe MKZ-të. Njëlloj sikurse në vitet e tjera, pushimet i kalova në plazhet e kristalda të jugut. Një vend përrallor. Natyra na ka bekuar. Por këtë vit, për shkak të zjarreve të qëllimshme, apo të forcave të ndryshme, jugu, por edhe Shqipëria e mesme nuk e pati atë shkëlqimin, as atë bukurinë e atraksionin e viteve të tjera. Kjo për shkak se duke filluar nga Rrogozhina e deri në Vlorë, Radhimë, Dukat, Karaburun dhe Llogara, gjelbërimin dhe ajrin e pastër e të freskët, e kishte zevendësuar mbulesa dhe era e rëndë e tymit dhe thëngjillit. E njëjta pamje, madje në përmasa edhe më tragjike, është ajo që pash e që është transmetuar (nga mediat) për zjarret që kanë përfshirë e shkatërruar fushat dhe kodrat pjellore të jugut të fshatrave, që shtrihen përballë Gjirokastrës e deri në Tepelenë, në Memaliaj e në Mallakastër. Veçoria thelbësore e këtyre zjarreve qëndron në atë që asnjëri prej tyre nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore, si dhe zjarret e ndezura janë rritur e përhapur pa ndonjë pengesë apo reagim të mirëfilltë profesional. Të gjithë kemi folur e kemi kërkuar edukim, kapacitete dhe masa konkrete për strukturat e MKZ. Ndërsa zjarrët e këtyre ditëve, treguan se edukimi profesional, tenderat dhe investimet për paisje dhe bazë materiale për strukturat e MKZ, janë vetëm shifra e fjalë të shkruara në letrat e dosjeve fiktive. Kjo sepse, në terren nuk ka funksionuar asgjë. Në kodrat e djegura dhe në terrenet fushore të Piqerasit, Gjirokastrës, etj, nuk pashë askund breza toke të punuar e të gjërë sa për të ndalur zjarrin. As në terrenet e pjerrëta nuk pashë asnjë motorrsekë e asnjë puntorë që të presë trungjet e të krijojë breza pa bimësi, të gjërë e të gjatë aq sa për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Nuk pashë askund grupe të specializuara puntorësh me pompa shpine që shërbejnë për të fikur e penguar flakët. Pavarësisht nga demagogjia, ajo që pamë që të gjithë, është dëmi i madh që është shkaktuar, e që është fytyra e vërtetë e asaj që shkakton çdo lloj qeverisje fiktive dhe e korruptuar në Shqipëri e kudo në botë. Them fiktive për shkak se në dosjet e pluhurosura të strukturave të MKZ-ve, ka me mijëra shkresa, që tregojnë për hyrje e dalje fiktive të paisjeve, që nuk i pa askush, e që nuk u përdorën e nuk funksionuan asnjë minutë. Në dosjet fiktive të korrupsionit do të ketë me qindra raste të emërimit të militantëve partiakë, e pa asnjë përvojë e kualifikim shkencor mbi ndërhyrjet kundra zjarreve. Përkundrejt faktit që janë me qindra specialistë e nëpunës të kualifikuar të MKZ-ve, tashmë të përjashtuar e të lënë në punë të rëndomta, jashtë profesionit dhe kualifikimit që kanë bërë. Në një bisedë të sinqertë me njërin prej tyre, mësova mënyrën se si ai (dhe shumë të tjerë si ai), ishin specializuar në shkollën dhe kurset tre mujore, që kanë funksionuar pranë MKZ-së, në Kombinat, në ish godinat që ndodheshin aty ku është sot komisariati i policisë së Kombinatit. Ky specialist i nderuar, me bindje të majta e shumë i talentuar, aktualisht punon polic tek burgjet. E solla këtë shëmbull për të treguar faktin se kjo është mënyra tipike e shkatërrimit të administratës dhe shtetit. Duket që në Shqipëri, asnjëri nuk punon dot sipas meritës dhe as sipas kualifikimit që ka bërë. Korrupsioni e ka bërë të pamundur punën e secilit në profesionin e tij dhe aty ku e bën punën më mirë. Në këtë mënyrë, në këto 30 vite kemi parë e po shohim mënyrën se si agronomi me tre muaj kurs e me dy gisht letër të lëshuar nga kryetari i parties është bërë menjëherë jurist. Specialisti i MKZ-së, është bërë roje burgu. Mjeku është bërë inxhinier e drejtor pyjesh. Veterineri është bërë ekspert kriminalistike. Akoma më keq, oficeri i këmbësorisë është bërë agronom e drejtor bujqësie, e kështu me radhë deri tek hajduti, injoranti dhe krimineli që janë bërë biznesmenë, deputetë e ministra. Tek ky model sjellje duhet ta kërkojmë edhe shkakun e zjarreve, që po shkrumbojnë pa ndonjë pengesë të gjitha pyjet, kullotat dhe fshatrat e Shqipërisë. Një hetim i thelluar dhe i kujdesshëm i ngjarjeve në terren dhe tenderave e dosjeve fiktive, me patjetër që do të zbulojë të vërtetën mbi shkaqet reale të mungesës së mbrojtjes dhe të reagimit të shpejtë e profesional kundër zjarreve.

“Të gjithë e dinë fortë mirë faktin që tenderat dhe paratë për pastrimin e rregullt të plazheve janë dhënë sipas kontratave dhe në masën 100%. Ndërsa pisllëku dhe ndotja që pushuesit përjetojnë janë mungesë e kontrollit dhe e kërkesës së llogarisë, e cila buron vetëm nga korrupsioni e asgjë tjetër. Një tjetër temë e përditshme që flitej midis pushuesve është edhe ajo që ka të bëjë me mungesën totale të lëshimit të kuponit tatimorë. Janë hotele ku kushton deri në 200 euro/nata.”

-Pra ju ngreni si problematika korrupsionin, moszbatimin e ligjit…Po në plazhet jugor çfarë vihet re? A zbatohet ligji, kuponi tatimor dhe ndëprerja e muzikës pas orës 12:00 në vendet ku kaluat pushimet?

Dhe pse ishin disi më pak se vitet e tjera problemet vazhdojnë; Nga korrupsioni buron edhe ndotja mjedisore dhe pandemia e evazionit fiskal.

Në plazh, ndodh që të takohesh dhe të bisedosh me njerëz dhe emigrantë të shumtë, të cilët punojnë e jetojnë në vende e në profesione të ndryshme. Pavarësisht nga vimë e ku punojmë, shqetësimi është i njëjtë për të gjithë. Shqetësimet kanë të bëjnë me faktin që, në shumë prej hoteleve të bregut, në vend që muzika të ndalej në orën 12 (sipas ligjit), muzika me dixhej vazhdonte të binte deri në 3-4 të mëngjesit. Hallin më të madh e kanë patur ata që kishin fëmijët e vegjël. Pushuesit e shohin dhe kuptojnë shumë mirë faktin se, mungesa e zbatimit të ligjit apo edhe zbatimi i ligjit në mënyrë selektive, ka për bazë vetëm korrupsionin dhe asgjë tjetër. Shqetësimi i dytë për të gjithë pushuesit janë koshat e mbushur me mbeturina, të cilat pastroheshin rrallë, e përpasojë derdheshin anash kazanave ku kullosnin macet, qentë, gomerët, mushkat, e në disa raste edhe kuajt. Të gjithë e dinë fort mirëfaktin që tenderat dhe paratë për pastrimin e rregullt të plazheve janë dhënë sipas kontratave dhe në masën 100%. Ndërsa pisllëku dhe ndotja që pushuesit përjetojnë janë mungesë e kontrollit dhe e kërkesës së llogarisë, e cila buron vetëm nga korrupsioni e asgjë tjetër.Një tjetër temë e përditshme që flitej midis pushuesve është edhe ajo që ka të bëjë me mungesën totale të lëshimit të kuponit tatimorë. Janë hotele ku kushton deri në 200 euro/nata. Janë dreka e darka në grup e që kushtojnë deri në 500-600 euro, ku në asnjë rast nuk pritet kupon tatimor. Në të gjitha objektet janë vendosur kasat fiskale vetëm sa për t’u parë. Ndërsa në asnjë rast nuk pash që të përdoren, ose kuptohet se mund të përdoren për 5-6 fatura të vogla ditore. Kjo më ka bërë të mendoj që në Shqipëri, evazioni fiskal (që është vjedhje e buxhetit të shtetit) është mbi 60-70%. Të gjithë duhet të kuptojnë që evazioni nuk ndodh për shkak të mungesës së strukturave apo administratës fiskale, dhe as për shkak të kundërshtimit të biznesit të vogël e të mesëm. Përkundrazi, edhe kjo dukuri e shëmtuar ka për bazë shkatërrimin e qëllimshëm që i është bërë administratës fiskale, duke e mbushur e defaktorizuar me militantë e me njerëz të korruptuar. Për aq sa shohim, secili nga ne mund të kuptojë pasojat e rënda të korrupsionit në ekonomi, në mjedis, në punësim dhe në të gjithë veprimtarinë njerëzore. Në këtë mënyrë secili nga ne do të mund të kuptojë edhe arsyen se përse i duhet thënë sa më parë e me zë të lartë stop korrupsionit dhe qeverisjeve amorale e të korruptuara.