Evdal Nuri: Njeriu lind i lirë, por kudo ai është në pranga”!

50
Sigal

Zhan Zhak. Ruso në veprat e tij dikur ka trajtuar problemet e individit me shtetin, të drejtën dhe lirinë, të cilat janë të lidhura me situatën aktuale në vendin tonë sot. Sipas Rusoit forca nuk prodhon kurrfarë të drejtë, atëherë si bazë për çdo pushtet të ligjshëm ndër njerëzit mbeten marrëveshjet. Pikërisht kjo i mungon forcave  tona  politike! Ruso vlerëson lirinë morale, të vetmen liri që e bën njeriun zot të vetvetes, sepse të shkosh vetëm pas oreksit është skllavëri, kurse t’i bindesh ligjit që është vetëpranuar është liri. Populli që u nënshtrohet ligjeve, duhet të jetë autori i tyre.

Këto ditë të ngarkuara politikish, të ‘mbushura “ me akuza të ndërsjellta midis forcave politike pjesmarrëse në zgjedhje nga njëra anë dhe vendosmërisë të S.P.A.K.-ut për të vënë  para përgjegjësisë të korruptuarit, që për fat të keq tek ne s’janë të pakët , të shkon mendja që shumë kohë më parë këto probleme janë trajtuar nga filozofë të ndryshëm. Më mirë vonë se kur- thuhet. Po goditen “peshqit e mëdhenj”, për të cilët janë adresuar kaq e kaq akuza me fakte . Në fakt ka arrestime, sekuestrime , bllokime, që të ngjallin shpresën se drejtësia po funksionon edhe në kushtet e një presioni. Këto tregojnë se po ndihet shteti, për të cilin tre shekuj më parë ka folur me aq forcë Zhan Zhak. Ruso. 1-Rusoi për shtetin, të drejtën dhe lirinë. Këto i pasqyron në veprat e tij: “Kontrata sociale”, “Një debat për ekonominë politike”, “Juli ose Helioza e re”. Emili, ose Mbi edukatën , e tjerë. Emili është një traktat mbi natyrën e edukimit dhe natyrën e njeriut shkruar dhe botuar në vitin 1762. Edhe vetë Rusoi e konsideronte atë si shkrimin “më të mirë dhe më të rëndësishëm” nga të gjitha shkrimet e tij. “Emili u ndalua në Paris dhe Gjenevë dhe botimi i tij i parë u dogj në vitin 1762. Gjatë Revolucionit Francez, Emili shërbeu si frymëzim për atë që më vonë u bë një sistem i ri kombëtar arsimor. Rusoi vlerësohet si shpikësi i filozofisë politike të diktaturave . Edhe pse kanë kaluar tre shekuj pikëpamjet e tij filozofike janë aktuale dhe sot.

2 “Njeriu lind i lirë, por kudo ai është në pranga”!  Termi pranga nënkupton shoqërinë e organizuar përkundër gjendjes natyrore, e karakterizuar nga mungesa e rregullave. Me liri ai kuptonte;” Në gjendjen natyrore ne kemi lirinë fizike e të mos pasurit të ndonjë kufizimi në sjelljen tonë. Duke hyrë në kontratën shoqërore, ne vendosim, një kufizim mbi sjelljen tonë e cila bën të mundur të jetuarit në një komunitet.” Duke hequr dorë nga liria jonë fizike,  sidoqoftë ne përfitojmë lirinë civile të të qenurit në gjendje për të menduar në mënyrë racionale. Ne mund t’i vëmë kufi pasioneve, apo dëshirave tona dhe kështu mësojmë të mendojmë në mënyrë të moralshme. Termi “moral” ka kuptim vetëm brenda kufijve të shoqërisë së organizuar. Shoqëria e organizuar është vetëm nëse biem dakord me kontratën sociale. Nëse ne mund të jemi plotësisht njerëzorë nën ombrellën e kontratës shoqërore, atëherë ajo kontratë është më e rëndësishme sesa individët që pajtohen me të. Në fund të fundit këta individë kanë vlerë vetëm, sepse ata pajtohen me këtë kontratë. Përsa i përket lirisë, Rusoi mendon se vetëm duke ua dorëzuar lirinë tonë të gjithëve garantohet mbrojtja e lirisë të secilit. Kontrata është e rëndësishme të jetë e njohur nga grupi në mënyrë kolektive nga secili individ në mënyre të veçantë. Në këtë mënyrë grupi kolektiv është më i rëndësishëm sesa individët që e përbëjnë atë. Nga gjendja natyrore njeriu trashëgon lirinë për të bërë gjithçka dhe pikërisht te liria natyrore. Rusoi do të zbulojë mekanizmin që siguron lirinë e plotë qytetare të gjithkujt. Kjo liri natyrore, si mundësi e vetëvendosjes, konsiderohet si burimi i vetëm i legjitimitetit të rregullave të së drejtës që më pas vlejnë për të garantuar liritë politiko-shoqërore. Meqënëse asnjënjeri nuk ka ndonjë pushtet natyror mbi të ngjashmin e vet, dhe meqënëse forca nuk prodhon kurrfarë të drejtë, atëherë si bazë për çdo pushtet të ligjshëm ndër njerëzit mbeten marrëveshjet. Pikërisht kjo i mungon forcave tona politike! Ai vlerëson lirinë morale, të vetmen liri që e bën njeriun zot të vetvetes, sepse të shkosh vetëm pas oreksit është skllavëri, kurse t’i bindesh ligjit që është vetëpranuar është liri. 3- Vullneti i përgjithshëm e kontrata shoqërore. Vullneti i përgjithshëm synon të vendosë ligje që kanë karakter të përgjithshëm, që u drejtohet çështjeve dhe fenomeneve e jo personave të veçantë. Prandaj vullneti konkret individual, që të bëhet pjesë e vullnetit të përgjithshëm, nuk duhet të respektojë vetëmformën e lirisë së vet, por edhe përmbajtjen shoqërore të saj. Vullneti sovran dhe i përgjithshëm është më i rëndësishëm se sa subjektet e tij dhe vullnetet e tyre të veçanta. Kjo, duhet vlerësuar e zbatuar edhe pas kaq kohe tek ne ! Për Rusoin, vullneti i veçantë nuk duhet konsideruar si vullnet i një njeriu të lirë, por vetëm si liri e pasioneve mbi njeriun. Ajo që humb njeriu nga kontrata sociale është liria natyrore dhe një e drejtë e pakufizuar për gjithçka që e tundon dhe që mund ta arrijë, ajo që fiton është liria civile dhe pronësia mbi gjithçka që ai zotëron. Vendosja e vullnetit të përgjithshëm mbi vullnetet e veçanta jo domosdoshmërisht do të interpretohej si ndërhyrje e shtetit totalitar në hapësirën private të individit në emër të së mirës së përbashkët. Rusoi hedh poshtë këndvështrimin liberal të kufizimit të pushtetit sovran. Ai e kupton kufizimin e pushtetit të qyteteve si kufizim të lirisë së tyre vendimmarrëse nga institucione jashtëqytetare. Vullneti i përgjithshëm është gjithmonë i drejtë, por gjykimi që e udhëheq nuk është gjithmonë i ndriçuar. Vullneti i përgjithshëm është vullneti i popullit. Problemi që shtron Rusoi  është se si të ndërtojmë një shoqëri politike, në të cilën njeriu egoist të shndërrohet në një qënie të moralshme, e rrjedhimisht liria e secilit të përputhet me lirinë e të gjithëve, do të kemi një shtet, një qeverisje dhe sigurisht një jetë ashtu siç është e drejtë. Zhan Zhak Ruso konsideronte se të gjithë njerëzit, për nga natyra, janë të barabartë. Mosbindja ndaj vullnetit të përgjithshëm nënkupton mosbindje ndaj vetes duke iu nënshtruar vullnetit të veçantë si mishërim i egoizmit . Për Rusoin, vullneti i veçantë nuk duhet konsideruar si vullnet i një njeriu të lirë, por vetëm si liri e pasioneve mbi njeriun. Vendosja e vullnetit të përgjithshëm mbi vullnetet e veçanta jo domosdoshmërisht do të interpretohej si ndërhyrje e shtetit totalitar në hapësirën private të individit në emër të së mirës së përbashkët. Vullneti i përgjithshëm është gjithmonë i drejtë, por gjykimi që e udhëheq nuk është gjithmonë i ndriçuar.

4- Mbi ligjin. Sipas Rusoit, kur i tërë populli merr një vendim për të gjithë popullin atëherë ai ka parasysh vetëm vetveten, dhe nëqoftëse atëherë formohet një raport, ky është raporti i objektit në tërësi të parë nën një pikëpamje po me objektin në tërësi, por të parë nën një tjetër pikëpamje, pa kurrfarë ndarje të së tërës. Në këtë rast, çështja për të cilën merret vendim është e përgjithshme, ashtu siç është i përgjithshëm vullneti që merr vendim. Ky akt sipas Rusoit quhet ligj. Ligji mund të formojë shumë klasa qytetarësh, madje mund të përcaktojë edhe cilësitë që do t’u japin të drejta këtyre klasave, por ai nuk mund të caktojë me emër këtë, apo atë person për t’u pranuar në to. Ligji bashkon universalitetin e vullnetit dhe atë të objektit, ajo që çdo njeri urdhëron në kokë të vet nuk është ligj.. Ligjet, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës janë vetëm kushtet e shoqërimit civil. Populli që u nënshtrohet ligjeve,  duhet të jetë autori i tyre. Ditët e fundit të Rusoit ishin të trishtueshme, pasi shëndeti i tij po keqësohej, në një kohë kur ai vuante edhe nga një paranojë e theksuar. Ai vdiq në vitin 1778 në moshën 66-vjeç. Kur i treguan Volterit se Zhan Zhak. Ruso   kishte vdekur, ai tha:”Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra- tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij!”