Ertugrul dhe kokaina shqiptare

597
Agim Xhafka

Gruaja po shihte Ertugrul-in. Unë po qëroja ca arra dhe një sy e kisha nga filmi. Episodi tregonte se ishin helmuar një shok i prijësit dhe nusja e tij, bash në ditën e dasmës së tyre. Ertugruli vërtitej si bishë dhe më në fund kuptoi që një robinjë e nuses ishte shkaktarja e helmimit. Ajo ua hodhi lëngun vdekjeprurës në sherbet.
-Mos ia ndani sytë, -porositi Ertugruli.
-Pse nuk e arreston, o bej?- e pyetën.
-Se dua ta vrojtoj e të mësoj urdhëruesin e këtij helmimi, -tha kapedani.
(As si Ertugruli i para qindra viteve nuk veproi policia shqiptare. Iu turr kapjes së 613 kg kokainë dhe u gëzua që arrestoi…një shofer. Urdhëruesi kush e di ku ndodhet e tani po tall bythën me qeverinë tonë të eksituar.)
Sigal