Gjeneral * Piro Ahmetaj: “Prezenca e FS Amerikane = mesazh i fortë i përkushtimit të SHBA dhe rolit të RSh për stabilitetin dhe interesat gjeopolitike në rajon” !

219
Sigal

 

Së pari, vendimi i Komandës të Operacioneve Speciale Amerikane në Evropë për të ngritur në Shqipëri një shtab të FS (me rotacion) është Jo vetëm një lajm historik, por një ngarje me peshë kritike, e cila, para së gjithash demostron përkushtimin e SHBA-ve dhe rolin e R.Sh për paqen, stabilitetin demokratik, axhendën e integrimit në BE si dhe interesat gjeopolitike të SHBA dhe NATO-s në Rajon.

https://www.dvidshub.net/news/412526/komanda-e-operacioneve-speciale-ne-europe-njofton-ngritjen-e-shtabit-pararoje-te-dislokuar-ne-shqiperi

Sê dyti, për opinionin publik, mendoj se duhet qartësuar se, ndërsa kjo vendimarrje e nderon Shqipërinë, nuk ka ASNJË anësi politike, sigurisht as me luftën turpëruese të bravave në ish-PD, as me oshilacionet e opinionistëve të gjithëditur “mbi fushat arrestimesh nga rambot e USA…”, pasi ajo është mirë peshuar nga Pentagoni përtej çdo Emri drejtuesi Partie, Ambasadori apo funksionari shtetëror që Ai/Ajo mbajnë aktualisht ose në vijim në RSh!

Së treti, duke e duartrokitur këtë rast, meriton të ripërsërisim mirënjohjen mbarëKombëtare ndaj SHBA-ve, respektin për Maj Gen David H. Tabor si dhe për sakrificat dhe kontributet që japin ushtarakët Amerikanë dhe Shqiptarë për paqen dhe sigurinë në Rajon.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik SHBA – RSh.

Shënim: marre nga faqja e Fb:
Ret. Gen * Piro Ahmetaj
Ekpert i për SK dhe NATO-n,
Këshilltar Ushtarak i Presidentit,
Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.