Ëngjëll Musai: BE, Ja kush e ka luftuar korrupsionin

612
Sigal

 

Progres –Raporti i KE për Shqipërinë që do publikohet në muajin nëntor vlerëson maksimalisht kreun e KLSH,   Dr. Bujar Leskaj

 

BE: Mbështesim pa rezerva rolin e KLSH në luftën
për parandalimin e korrupsionit

 

Raporti I KE që do të bëhet publikë në dhjetëditorin
e parë të muajit të ardhshëm do të jetë determinant për  rrugën e vendit tonë drejt integrimit evropian.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se KLSH ka marrë vlerësime maksimale dhe është
konsideruar si një pikë e fuqishme në luftën kundër korrupsionit në administratë
duke dhënë shpresën se së bashku me institucionet e tjera të pavarura, por edhe
ato të auditit shtetëror  kanë kaluar
provën për t’ju afruar derës së madhe të BE-së. Të njëjtin vlerësim KLSH e ka
marrë kohët e fundit  edhe nga
Transparenc Internacional por edhe nga raport progresi i një viti më parë në të
cilën thuhej se: “ Ka pasur progres në fushën e auditimit të jashtëm. Një
kryetar i ri i Kontrollit te Lartë të Shtetit (KLSH), u emërua nga Parlamenti në
dhjetor 2011. Pas disa viteve në ngecje, projekt-ndryshimet në Ligjin për KLSH
për to sjelle atë në përputhje të plotë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare
të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI)  janë përgatitur dhe janë dorëzuar në procedurë
të miratimit. KLSH i kryen të gjitha llojet kryesore të auditimeve, por
auditimet tip inspektimi të rregullsisë dhe pajtueshmërisë ende përbejnë shumicën
e auditimeve të tij. Trajnimi i audituesve te KLSH pas vitit 2011 është  zgjeruar duke i trajnuar në vendet e BE. Ndërsa
ka dëshmi të pranimit më të madh të rekomandimeve të KLSH-së nga ana e
subjekteve të audituara, efikasiteti i ndjekjes parlamentare të raporteve të
auditimit të KLSH-së duhet përmirësuar.
Ka pasur pak progres në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
Rekrutimi i personelit për PFID, e cila shërben si një pikë kontakti për
Komisionin Evropian  dhe Zyrën e tij të
Anti-mashtrimit (OLAF), është në vazhdim e sipër. Megjithatë, kapacitetet
administrative në këtë fushë duhet të ndërtohet. Pak progres mund të raportohet
lidhur me mbrojtjen e euros kundër falsifikimit. Shqipëria vazhdon të marrë
pjesë në mënyrë aktive në programin e Perikliut. Pas vendimit të Këshillit
Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të krijuar Qendrën Kombëtare të
Analizave, një ekspert në shqyrtimin dhe hetimin e kartëmonedhave të
falsifikuara ishte rekrutuar në shkurt 2012. Përfundimisht ka pasur përparim të
kufizuar në fushën e kontrollit financiar. Përpjekje të konsiderueshme janë
ende të nevojshme për të adresuar mangësitë ekzistuese në zbatimin e kuadrit
ligjor të Kontrollit të Brendshëm dhe Menaxhimit Financiar, futjen e parimit të
përgjegjshmërisë menaxheriale dhe sjelljen në nivel të auditimit të jashtëm në
standardet e INTOSAI. “  përfundon
raporti I KE për Shqipërinë dhe veçanërisht për rolin e KLSH. Miratimi i ligjit
të ri për KLSH I dha një frymëmarrje rolit të këtij institucioni dhe për këtë
vlerësimi shkon për komisionin e ekonomisë dhe deputetët e kuvendit  të Shqipërisë. Megjithë kundërshtitë  e disa institucioneve, të cilave në disa raste
nuk u ka pëlqyer kontrolli dhe zbulimi i abuzimeve, e përgjithshmja është se ka
fituar Shqipëria  dhe  shqiptarët  pavarësisht  bindjeve, përkatësisë partiake apo
institucioneve të kontrolluara të qeverisjes  lokale, qendrore dhe institucioneve atyre të
pavarura. Ndaj Raport-Progresi i nëntorit 2016 do të jetë një ogur i mirë për
vetë institucionin e KLSH,  por edhe të
qeverisë për të kapur  trenin që na
bashkon me Bashkimin Evropian.