Dora e zotit, koronavirusi dhe dora e zezë e Edi Ramës

541
Sigal

Nga Dritan Kaba

Mbyllja e Edi Rames ne kullen e Surrelit ka filluar te jape shenja te qarta te perçartjes se tij mendore! Sot me publikimin e tij ne FB drejtuar shqiptareve drejtperdrejte nga Kulla, ai ju tha se kjo pandemi ka nje krijues edhe ky eshte Zoti!!
Ai iu tha shqiptareve, qe nuk po vuani nga dora e njeriut, por nga dora e Zotit! Nuk mund te kete blasfemi me te madhe!
Ne te gjithe boten njerezit i luten Zotit dhe kerkojne tek Ai shpetimin, i çmenduri i mbyllur ne Kullen e Surrelit fajeson Zotin!
Pas kesaj deklarate jam shume i interesuar per reagimin e komuniteteve fetare ne Shqiperi!
Po pres edhe po shpresoj te reagojne per kete blasfemi, qe jo vetem godet besimin e njerezve ne Zot, por e ben ate edhe fajtor per virusin corona 19. Nese keto komunitete fetare nuk reagojne atehere jane autore se bashku me Edin ne kete blasfemi! Ata do ta meritonin vendin e lapsit ne xhepin e Rames! Nuk e di çfare mendimi ka Kryetari Komunitetit Musliman te Shqiperise z. Bujar Spahiu, arqipeshkvi metropolitan i Tiranes dhe Durresit imzot George Frendo apo Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise imzot Anastasi!
Ndersa per pjesen tjeter te fjalise per punen e dores se robit, desha te them se shqiptaret po vuajne pikerish nga dora e Robit! Dora e Zeze e Edi Rames!
Po, po e Robit!
E atij qe eshte rob ne Kulle nga krimi i organizuar dhe oligarket!
E ketij Robi,i cili ka lene pa asnje kujdes me mijera qytetare ne çadra, pa asnje ndihme, qe te perballojne luften. Robi i ka lene pa uje, pa detergjente, pa ushqime, pa shtepi ku mund te rrine te mbrohem nga virusi. I ka lene ne mes te asgjese dhe pa asnje mase mbrojtese ne kete lufte me virusin, siç i pelqen Robit te citoje Presidentin e Frances.
Po shqiptaret po vuajne nga dora e Robit, sidomos kjo u pa me mjeket dhe infermieret, qe i ka lene ne meshire te fatit dhe pa mjete mbrojtese! Ky, Robi, i pajisi mjeket dhe personelin e shendetesise me “maska gazi” pa filter dhe i çoi ne frontin e luftes, lexo me maskat mjekesore te skaduara ne vitin 2011 dhe siç dolen nga dokumentat keto maska ishin refuzuar ne menyre kategorike nga Qeveria e Kosoves. Robi i çoi mjeket edhe infermieret me arrogancen e tij drejt virusit pa mbrojtje.
Po shqiparet vuajne nga dora e Zeze e Robit Edi Rama!
Jane mijera, qe jane te mbyllur ne shtepi pa asnje mundesi punesimi edhe pa asnje te ardhur.
Jane mijera pensioniste, invalide apo te pamundur, qe jetojne vetem pa asnje kujdes, se Robi ka ndaluar levizjen e njerezve!
Po dora e Robit ka lene pa asnje kujdes ata mijera studente qe punojne ne bar-kafe apo sherbime te tjera e per arsye te virusit nuk do jene ne gjendje as te ndihmoj e prinderit apo velleserit edhe motrat me te vogla, por nuk do kene mundesi financiare te paguajne shkollen ne fund te vitit!
Po dora e Robit ka lene pa asnje subvencionim fermeret dhe blegtoret, jo vetem tani, por ka tre vite qe i ka ulur ne maksimum financimet per ta!
Po dora e Robit ka bere te largohen nga ky vend mbi 400 mije shqiptare!
Po dora e Robit ka shkaterruar konkurrencen ne ekonomi me tenderat pa gare, ku fituesit i cakton dora e Zeze e Robit!
Eshte dora e Robit, qe percaktoi PPP korruptive te check up, sterilizimit, laboratoreve ne shndetesi, te kontrollit te pompave te karburantit, te autostrades se askundit Milot-Balldren apo te zgjerimi te rruges Orikum-Dukat, te koncensioneve kriminale te incerenatoreve, te koncensionit qindra milionesh te rruges se Arbrit, qe po u kushton shqiptareve tre here me shtrenjte. Eh sa te tjera do shkruaja ne vazhdim, por duhet te them edhe “mekate” te tjera dora e Robit.
Eshte dora e Robit, qe ka bere ligjin antikushtetues te dividentit, ku mijera biznese te ndershme u goditen pa shpine, duke favorizuar oligarket e oborrit te Kulles!
Eshte dora e Robit qe rriti çmimin e energjise elektrike, ujit, karburantit, taksave vendore dhe qendrore!
Eshte dora e Robit qe e ktheu Shqiperine ne plantacion droge dhe uren kryesore te trafikimit te kokaines dhe heroines!
Eshte dora e Robit, qe po rremben pronat e shqiptareve me ligjin antikushtetues te Koorparates!
Eshte dora e Robit… Dora e Zeze e Edi Rames!