Korçë, një mësues i shkollës greke, rezultoi i prekur nga koronavirusi

630
Sigal

Drejtoria e shkollës “Omiros:, nuk jep detaje

Nga Vepror Hasani per “Telegraf”
Dita e martë, për banorët e qytetit të Korçës, solli një lajm të papritur dhe shokues. Një mësues i shkollës greke “Omiros” në Korçë, rezultoi i prekur nga virusi “korona”. I infektuari aktualisht gjendet në Greqi; nuk dihet nëse është mësues grek apo shqiptar, nuk dihet gjithashtu në është vetëkarantinuar në banesën e vet apo trajtohet në spital, ashtu siç nuk dihet nëse është mësuse  apo mësues, nuk jepen të dhëna as për moshën e tij apo të saj, ashtu sikurse nuk dihet  as përafërisht kur mund të ketë ndodhur kontakti i tij me virusin “korona”. Informacioni që jepet nga drejtoria e shkollës “Omiros” është i pakët, ndoshta për të mos përhapur panik të tepëruar, por në fakt  mungesa e informacionit ka sjellë edhe më tepër shqetësim dhe ankth, pasi po krijohet përshtypja sikur kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë. Lajmi në fjalë u bë i ditur nga drejtoria e shkollës greke, e cila ishte vënë në dijeni përmes një telefonate, ku ishte informuar se një prej anëtarëve të stafit mësimor  të shkollës në korçë, kishte rezultur me koronavirus.

Pyetjet që ngrihen

Nga burimet tona, mësuam gjithashtu se shkolla greke ne Korçë është mbyllur në dt, 9 mars 2020, ndërsa mësuesi kishte kishte rezultuar me koronavirus në dt 13 mars, ose 5 ditë më vonë nga dita e mbylles së shkollës. Nuk ka dyshim që prekja nga viruesi t’i jetë konfirmuar nga mjekët e spitalit grek. Por edhe pse mësuesi kishte rezultuar pozitiv, drejtoria e shkollës, ose nuk u vu në dijeni që atë çast nga i sëmuri, ose vetë drejtoria e shkollës i njoftoi prindërit e nxnësve, 5 ditë më vonë, pra në dt 17 mars. Vonesa në bërjen e njohur të këtij lajmi la të shokuar jo vetëm nxnënësit e shkollës “Omiros”, prindërit e tyre, por  edhe vetë mësuesit e kësaj shkolle, pasi siç dihet stafi mësimor i shkollës së cituar, përbëhet ngë mësues grekë dhe mesues shqiptarë. Duhet thënë gjithashtu se kjo shkollë ka një numër të konsiderueshëm nxënësish, ashtu sikurse edhe prindërit mbajnë kontakt me mësuesit për hir të mbarëvajtjesnë mësime të fëmijëve të tyre. Pra, ajo që nuk dihet dhe që është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin, nëse mësuesi i ka qenë i prekur nga koronavirusi para datës 9, (para mbylles së shkollës apo virusin e mori kur gjendej në Greqi? Këtë përgjigje duket se nuk e ka as drejtoria e shkollës. Mbetet që të gjithë nxënësit të vetëkarantinohen dhe te presin shenjt e dukshme të koronavirusit, sigurisht edhe duke u venë në dijeni mjekët e spitalit. Shqetësimi i prindërve tashmë është alarmant, madje ata ndihen të indinjuar për vonesën në dhënin e njoftimit, pasi nuk gjejnë dot asnjë arsye pse u lajmëruan me kaq vonesë

Masa shtesë për pleqtë e vetmuar

Pra ky ishte lami i parë i mbërritur në qytetin e Korçës për infektim nga koronavirusi, kur shpresohej që Korca të dilte e pastër nga kjo epidemi. Megjithatë, ende ka shpresa që të mos ketë nxnënës të infektuar. Në këtë kuadër, për të mos patur asnjë rast me koronavirus, Bashkia e Korçës ndërmori masa të tjera për t’u ardhur në ndihmë pleqve të vetmuar. Me qenë se janë persona që nuk u shërben kush, këtë gjë do ta bëjë vetë  Bashkia, duke u çuar ushqimet, barnat, detergjentët dhe çdo send tjetër që u nevojitet, por sigurisht pagesa do të kryehet nga vetë të moshuarit. Marrja e kësaj iniciative synon të mbajë pleqtë e vetmuar brenda banesave të tyre që ata të mos dalin për të shkuar në pazar, në farmaci, në dyqane ushqimore apo kudo tjetër, pasi mund të bjenë në kotakt me virusin. Kjo iniciativë u prit mirë jo vetëm nga të interesuarit, por nga gjithë popullata e Korçës, pasi një prind pa fëmijët pranë, është më shumë se i vetmuar.

Gjithashtu, me ankth pritet edhe përgjigjja, nëse ka nxënës të shkollës greke “Omiros” të prekur nga virusi ose jo. Gjithkush prêt lajmin e mirë.